Timoni, shoferi dhe pasagjeri…

607
Nga Xhuljo MARAJ
Në një dorë timonin, në tjetrën tepsinë…
Barsoletat, humori, fabulat e ditës me timonin, autobusin, shoferin, dhe pasagjerin, kanë pushtuar bisedat kudo, në ambientet publike, në rrethet shoqërore, rrjetet sociale, në çdo bisedë të ditës deri dhe në çdo cep të Vlorës. Timoni është në dorën e “shoferit” aktual, kryeministri Rama, i cili tashmë konstaton defektin në timonin e mjetit me “solidarë” dhe kërkon të bëjë riparimin e tij, kërkon timonin vetëm! Dhe akuzat deri më tani nga “akuzatori”, shoferi bien mbi timonin, deri për ta penalizuar me Vetingun! Sepse nuk e ka zotëruar, drejtuar vetëm, madje dikush kujtonte dhe e krahasonte si në filmin me “Nëndetësen 105”… Nga gjithë këto biseda, qoftë me humorin apo dhe me seriozitetin, njohuritë minimale dhe ato profesionale ndahen: Ka nga ata që i japin të drejtë shoferit dhe fajësojnë timonin, ka dhe nga ata që fajësojë shoferin dhe nuk mund të fajësojnë timonin! Njerëzit janë ndarë në pjesëza, në favor të timonit, në përkrahje të shoferit, por ka dha nga ta që akuzojnë deri pasagjerin për defektin e timonit! Sepse arsyeja shkon deri, pse: ”Pasagjeri nuk e ka lajmëruar shoferin për defektin e timonit”! Hajde e mere vesh! 

Dje qe ndezur flakë një bisedë në Sheshin e “Flamurit”, midis grupeve biseduese, argumentuese, garuese dhe ulëritëse. “Ore po kush e drejton timonin, shoferi apo timoni shoferin?!” Dikush tjetër arsyetonte se: “Timoni drejton Mjetin. Dhe me timonin defektoz është rrëzuar Autobusi me pasagjerët shqiptarë për gati 27 vite dhe është hedhur nëpër gremina edhe nga shoferi i radhës; Rama përgjatë këtyre 44 muajve”. Pa rënë llafi në shesh, grupi tjetër fajëson shoferin që nuk ka kontrolluar në kohë timonin, nuk e ka eliminuar në kohë defektin, dhe nëse ishte defekt i pa riparueshëm, nuk do të dilet në qarkullim mjeti me defektin e rëndë të timonit.

Me gjithë njohuritë e (pa) mjaftueshme nga fusha e mekanikës, i kërkuam dhe e morëm edhe mendimin e një specialisti të fushës, që ka pasur në dorë timonin e një mjeti të rëndë, për më shumë se 40 vjet, ish shoferit të vjetër, mikut tonë Bego Sinani, i cili ka gjezdisur udhët e botës: në gjithë ish republikat Jugosllave, në Hungari, Zvicër, Austri, etj. “Për sa kohë mund dhe duhet dallojë shoferi defektin e timonit- e pyetem dje Begon. “Brenda ditës dallohet defekti i timonit”. Pa eliminuar ky defekt, nuk del mjeti nga ofiçina- për udhë e jo më me udhëtarë” Nuk mund të mos e besojmë këtë standard logjik, teknik dhe shkencor! Ka plotë nga këta që e hanë sapunin për djathë:” Se fajin e paska pasur timoni dhe jo shoferi”. Dhe përsëri hipin me shoferin që të rrëzon nëpër rrokullima, me shoferin që fajin ja hedh timonit dhe konstaton defektin pas 440 ditëve, nga duhet të dallonte dhe të mos e niste “mjetin” as një metër me timonin defektoz! Dhe autobusi me timon e prishur po udhëton përditë nëpër gjithë vendin, duke bërë aksidente, duke kërkuar për të mbajtur njërën dorë timonin, në tjetrën tepsinë, dhe kokën në kusinë! Dhe pardje ndali në Amantian e Lashtë, të Vlorës. Kandidati i PS për qarkun e Vlorës z. Vullnet Sina pyeste për Shkozën, pyeste për pompat e ujit. Rruga për në Shkozë e deri përballë Kalivaçit është e asfaltuar- rrugë shkuar rrugëve të Evropës. Nuk e kanë bërë “rilindësit” pa timon!

Pompat në Shozë, ku është ngritur stacioni i ri, një stacion modern, para të cilit shoferi i autobusit të greminave, me defektin në timon dhe udhëtarët e tij, duhet të rrijnë kokë ulur edhe për luftën me Karkalecin që ka rënë dhe janë po këta përfaqësues të cilët nuk miratuan 8 milion lekë fond të akorduara nga Bashkia, në kohë, një muaj më parë për të luftuar në kohë Karkalecin!

Çuditërisht janë këta kalecë që pengojnë dhe ia hedhin fajin edhe në këtë rast “timonit”! Ende hipin, udhëtojnë dhe i besojnë shoferit që të rrëzon nëpër gremina përmbi 44 muaj?! A duhet hipur dhe besuar shoferit që të rrëzon dhe ia hedh fajin timonit?! Pas shumë debatesh, rreth temës së timonit, duke kthyer dhe ndonjë dopio, grupi sa në çakërrqejf ia thoshte labçes: 
Në një dorë timonin,
Në tjetrën tepsinë,
E hodhën autobusin,
Poshtë në greminë…
Sigal