Tenderët futen me ligj, në rrjetën e monopolit të dy ministrave, 2873 institucionet nuk kanë kompetencë

582
Arjan ZADRIMA
Skenari për të vjedhur/ Ligjet, VKM-të, urdhrat për Prokurimin Publik, janë ndryshuar 43 herë në 43 muajt e “Rilindjes” 
Por jashtë këtij ligji është lënë Ministri i Shëndetësisë, i cili i zhvillon tenderët “i pavarur”, madje edhe tenderët për shiringa e pambuk nëpër infermieritë e fshatrave dhe të gjithë tenderët, zhvillohen prej një komisioni të caktuar nga ministri Beqja dhe çdo qindarkë tenderimi, komandohet dhe u paracaktohet firmave klienteliste që paracakton ministri, sidomos në koncesione dhe blerje ilaçesh ku qarkullojnë miliona euro në muaj
Tenderët për investimet dhe shërbimet publike, që bëhen me financat e buxhetit të shtetit, nuk janë më e drejtë e institucioneve që kryejnë këto investime, blerje apo shërbime dhe që kanë buxhetet përkatëse financiare të përcaktuara me ligj parlamenti, por janë vetëm e drejtë e Ministrisë së Brendshme. Të 17 ministrat e tjera dhe 2873 institucionet dhe shërbimet publike të çdo niveli qendror e lokal, nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin fondet e tyre publike në mënyrë të pavarur, mbasi kjo e drejtë u është hequr me VKM, në mënyrë të paligjshme. Pra, nuk kanë të drejtë, as për të shpallur e jo më për të zhvilluar tenderë, përveçse të paraqesin kërkesat për blerje, investime e shërbime! Por edhe jashtë këtij vendimi, që ka instaluar monopolin e tenderëve, ka një ministri që është lënë jashtë këtij monopoli tenderësh. Është Ministria e Shëndetësisë e cila i zhvillon tenderët në mënyrë të pavarur. Veçse edhe kjo ministri, ka krijuar një monopol për tenderët që zhvillon në investime, blerje e riparime pajisjesh elektro-mjekësore, për ushqimin në spitale dhe shërbimin në lavanderi, për parkingun dhe nevojat e urgjencës, rikonstruksionet, shitjet, koncesionet, qiratë e shërbimeve e deri tek prashitja dhe vaditja e luleve të oborreve të spitaleve! Ministri Ilir Beqja, me një urdhër anti-ligjor, prej 3 vitesh ua ka hequr të drejtën e zhvillimit të tenderëve, pra të përvojës së fondeve publike, të gjitha institucioneve e shërbimeve mjekësore në mbarë vendin. Të gjithë tenderët, zhvillohen prej një komisioni të caktuar nga ministri Beqja dhe çdo qindarkë tenderimi, komandohet dhe u paracaktohet firmave klienteliste që paracakton ministri, sidomos në koncesione dhe blerje ilaçesh ku qarkullojnë miliona euro në muaj! Madje, aq i “hekurt” dhe i kontrolluar është ky monopol, tenderësh nga ministri Ilir Beqja në shëndetësi, duke arritur deri në absurdin që zhvillon edhe tenderët 1 e 2 mijë lekë, të shiringave dhe pambukut të infermieritë e fshatrave skajorë. Ky vendim është një “model rilindës” tepër i rafinuar për të pasur sukses në “pazaret” me tenderët dhe koncesionet. Dhe ndodh skandali tjetër me shkelje të hapur edhe të Kushtetutës. Shtetarët që kanë marrë në dorë këtë monopol tenderësh të centralizuar në 2-3 duar, vazhdojnë të japin koncesione për 10, 1ç, 20 e 30 vjet, kur këto maksimalisht duhet të jepen për një afat kohor, aq sa është mandati kushtetues qeverisës e jo me afat kohor, deri sa kryeministri, ministri, ose drejtori të bëhen… 80—90-100-vjeçar!
Sigal