Telashet nuk kanë të sosur edhe në shëndetësi

807
Bardhyl Berberi
Është fakt se, jeta dhe shëndeti kushtojnë më shtrenjtë se çdo shpenzim tjetër. Përderisa ka dyshime publike për konspiracion në mes, klinikave shtetërore dhe private le të ndalemi tek disa konkluzione rreth shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Zgjohesh në mëngjes nën zërat entuziastë, të një reklame të mrekullueshme të Spitalit Amerikan apo të ndonjë spitali tjetër privat. Kështu, nga vet specifikimi që kemi të bëjmë me një institucion amerikan dhe jo shqiptar. Në këto klinika private shkojnë që nga kryeministri i vendit deri tek ministrat dhe kryetarët e partive apo edhe bosët e kamur. Shumë lehtë mund të dallosh kualitetin e privatit dhe spitaleve shtetërore. Duhet nënvizuar fakti se ata mjekë apo specialistë që punojnë në klinika private dallohen nga kualiteti dhe shërbimi më cilësor duke filluar nga pagat ndërkohë që spitalet shtetërore vuajnë nga mungesa e ilaçeve dhe, pagat mjerane që i detyron mjekët të shohin nga duart e pacientëve për ndonjë lëmoshë. Madje shëndeti publik është në gjendje të mjerueshme, me kushte skandaloze, radhë të gjata pritjeje, ku vështirë se hyn në radhë pa një ryshfet të vogël apo të madh, sipas rastit, në anën private shkëlqen oferta dhe reklamat. E kemi parë të gjithë kronikën televizive tek Onkologjiku kur e sëmura që kishte nevojë për ndihmë ju drejtua kryeministrit. Rrjedhojë e kësaj gjendje të mjerueshme vjen nga ndotjen e ambientit, kualitetin e produkteve ushqimore dhe barnave që janë si gëlqere… Shumë njerëz shkojnë nëpër farmaci të vendeve fqinje dhe marrin ilaçet, se ilaçet në farmacitë shqiptare të sëmurin më tepër se sa të shërojnë. Edhe mjekët kanë farmacitë e preferuara dhe ua rekomandojnë pacientëve se tek cila farmaci duhet të marrin barnat. Këtu fillon biznesi. Në fakt, biznesi i shëndetit fillon atëherë kur ti nuk ndihesh mirë. Pak ka arsye të mos ndihesh mirë? Cilin televizion sheh? Cilin portal e lexon? Të gjithë janë në konspiracion me biznesin e shëndetit dhe të sëmurin. Politika është instrumenti më i besueshëm në duart e industrisë së shëndetit. Asgjë nuk të sëmur më shumë se politika. Laboratorët, klinikat, kompanitë e sigurimeve, të gjithë fitojnë vetëm pacienti nuk ndihet mirë. Askush nuk ka dobi nga një i shëndoshë. Shikoni ofertat fantastike të klinikave private, që ngjajnë më shumë me paketa turistike. Por kujdes, mos harxhoni kot! Politika e korruptuar që e ka shëmtuar këtë vend dhe në sektorin e shëndetësisë ka lënë plagë, sepse, kur je i shëndetshëm, askush nuk ka dobi. Vetëm kur ti ndihesh keq, aty fillon biznesi …dhe je i detyruar t`i nënshtrohesh kësaj farse të shëndetësisë së sotme…
Sigal