Teatri është pasqyrë e kulturës të një kombi

181
Abaz Hoxha
Që në vitin 1912 figura të shquara të kombit si Hil Mosi dhe Risto Siliqi shkruanin në gazetën e tyre “ Rilindja e Shqypnisë”: “Teatri është një shkollë e dytë për ndriçimin e një kombi” dhe bënin thirrje për ngritjen e një teatri Kombëtar për lartësimin e kulturës të popullit. Për gati një shekull u bënë përpjekje të mëdha për krijimin e plejadave të aktorëve të shquar shqiptarë që do t‘i kishte zili çdo popull, që i dhanë një shkëlqim skenës shqiptare dhe ndikuan fuqishëm në ngritjen e nivelit kulturor të popullit të tyre nëpërmjet të vënies në skenë të kryeveprave të dramaturgjisë kombëtare e ndërkombëtare. Këta aktorë të shquar u bënë edhe një mbështetje edhe për krijimin e një kinematografie kombëtare me interpretimet e tyre virtuoze që mbetën në arsenalin e shkëlqyer të interpretimit skenik dhe kinematografik. Ndonëse këta aktorë e përsosën mjeshtërinë e tyre artistike në kushte shumë të vështira ekonomike financiare me pagesa sa për të mbajtur frymën gjallë dhe në mjedise tepër modeste dhe të improvizuara ata vuajtën vetë për t‘i dhënë gëzim dhe kulturë vendit të tyre. Ndonëse regjimi i kaluar u përpoq ti përdorë për qëllimet e tij propagandistike ata ruajtën dinjitetin dhe figurën e tyre të papërlyer.. Regjimi i kaluar bëri përpjekje për të vlerësuar teatrin dhe kinematografinë shqiptare që me krijimin e shtetit shqiptar të pasluftës. Që në 11 Janar 1946 kryeministri i Shqipërisë deklaroi në asamblenë kushtetuese se Teatrit Radios dhe kinemasë shteti shqiptar do t’i japë një rëndësi të madhe për ngritjen e nivelit të popullit….Dhe u ngritën në disa qytete të Shqipërisë si në Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier etj disa teatro ku të mundnin të ushtronin veprimtarinë e tyre shumë aktorë që u bënë gradualisht si ikona të interpretimit teatror dhe kinematografik. U krijuan disa trupa amatore e profesioniste të estradave dhe klubeve artistike të organizatave shoqërore, disa shtëpi kulture dhe muzeume dhe vatra kulture etj me mundësitë ekonomike të kufizuara të një shteti që po ngrihesh nga një shkatërrim i plotë pas luftës. Këto veprime i dhanë një zhvillim lëvizjes teatrore duke u përgatitur hap pas hapi edhe disa breza aktorësh profesionistë të teatrit dhe estradës. Kjo vëmendje që iu kushtua zhvillimit të teatrit ishte –pavarësisht nga qëllimi- një vepër përparimtare që ndikoi në ngritjen e nivelit kulturor dhe artistik të popullit. Por kjo vëmendje e regjimit të kaluar për zgjerimin e rrjetit teatror të estradave dhe kinematografisë nuk shkoi krahas me vlerësimin e duhur të aktorëve dhe për krijimin e kushteve të përshtatshme ekonomike-financiare dhe të jetesës por u përpoq t’i përdorë ata si fasadë për qëllimet e tij propagandistike dhe i izoloi ata nga kultura dhe progresi botëror duke i mbyllur në guaskën e regjimit të tij diktatorial duke I lënë ata si pjesën më të varfër të shoqërisë shqiptare ashtu sikurse të gjithë intelektualët e fushave të tjera të artit,kulturës, shkencës. Megjithëse u ngrit një rrjet i gjerë teatrosh dhe estradash shteti nuk mundi të ndërtonte një Teatër Kombëtar dinjitoz që të përfaqësonte kulturën kombëtare dhe tu krijonte kushtet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit dinjitoz këtyre aktorëve të mëdhenj shqiptarë që i dhanë shkëlqim kulturës kombëtare. Ndonëse në atë regjim u bënë shpenzime kolosale në fusha të tjera nuk gjetën mundësinë dhe fondet e nevojshme për ngritjen e një teatri kombëtar në Tiranë por e lanë atë në një ndërtesë provizore me popullit të ngritur që në kohën e pushtimit fashist për qëllimet e tyre propagandistike – Kinema Kosova. Dhe teatri kombëtar mbeti për 70 vjet në atë ndërtesë provizore. Ndërrimi i sistemit shkaktoi një paradoks të vërtetë duke shkatërruar ose bërë ineficent plotësisht gjithë rrjetin e gjerë të teatrove, estradës, duke eliminuar plotësisht gjithë rrjetin e gjerë të kinemave të ndërtuara në atë periudhë, duke zhdukur plotësisht shtëpitë e kulturës, shtëpitë e pionierëve dhe muzeve te ngritura në çdo qark. Ishte ky një veprim anti-kulturë që – ndonëse me pretekstin e zhdukjes të çdo gjëje të ngritur nga regjimi komunist- u kthyen në rebelë dhe përfaqësues të injorancës të rangut të Talebanëve dhe rebelëve të ISIS. Madje arritën deri aty sa të rrënonin nga themelet edhe ndërtesat duke i kthyer ato në qendra bixhozi dhe administrative shtetërore, duke u hequr edhe etiketat qe përfaqësonin identitetin e tyre siç bënë me kinemanë e parë të mirëfilltë publike të ndërtuar në Shqipëri që në vitin 1926 /kinema Nacional-më vonë 17 Nëntori/ ose kinemanë partizani që u ngrit menjëherë pas çlirimit, shndërrimin e kinostudios Shqipëri e re- një tjetër monument kulture- në administratë, kur në mes të Venës austriakët kanë shndërruar në muze kinemanë e parë të ndërtuar që në vitin 1907. Me urdhër personal të ish kryetarit të Bashkisë u sheshua kinema “17 Nëntori” u bënë përpjekje për asgjësimin e Teatrit të Operës dhe Baletit si edhe për prishjen edhe të Teatrit Kombëtar dhe ngritjen në vend të tij një ndërtesë shumëkatëshe për qëllime korruptive dhe fasadë të madhështisë. Kjo tendencë e këtij pushtetari që e quan veten artist u duk që kur mori postin e ministrit të kulturës që u mor me fasadat e e lyerjet shume ngjyrëshe të pallateve dhe ministrive, u kur u bë kryetar bashkie filloi me bunkerizimin e Tiranës duke prishur parqet, lulishtet, shkatërruar shatërvanët, duke ndërtuar kudo kishte vende të lira dhe nuk qe në gjendje ose nuk deshi të përgatiste një plan rregullues të kryeqytetit mbasi i ndalonte ndërtimet me vend e pa vend . Kjo tendencë talibaneske u duke edhe këto 5 vjet si Kryeministër kur për 5 vjet u mor me pedonalet dhe punimet të ashtuquajtura për rekonstruksionin e dikastereve, të shtesave të ministrive për salla luksoze, për blerjen e veturave luksoze, për lëvizjet me Charter në të gjitha qoshet e botë, për fjetje në hotele super luksoze si Sheikët e Arabisë. U bënë shpenzime të mëdha për salla të veçanta mbledhjesh në Ministrinë e Brendshme në Akademinë Ushtarake ku u vendos Ministria e Mbrojtjes, u krijuan sheshet jo funksionale midis Teatrit dhe Ministrisë së Brendshme, zgjerimin e Ministrive të mbrojtjes, në sheshin “Skënderbej” një fushë e shëmtuar me pllaka duke i prishur shkëlqimin e dikurshëm me shatërvanë e gjelbërim, me fryrjen ekstreme të aparatit shtetëror, me pagat e dyfishta për 1300 drejtues të Policisë dhe disa mijëra punonjësve të pushuar për arsye politike dhe vendosjen në vend të tyre militantëve dhe nuk gjeti fonde për ngritjen e një teatri Kombëtar. Kulmi i injorancës!!!! Një kryeministër që mashtroi elektoratin në zgjedhjet e 2013 dhe nga 17 premtimet që bëri nuk realizoi asnjërën prej tyre dhe erdhi në zgjedhjet e 2017 me një bilanc zero por që çuditërisht fitoi këto zgjedhje nëpërmjet parave të drogës dhe manipulimeve, përdorimit të aparatit shtetëror dhe të policisë në shërbim të manipulimeve skandaloze. Ky kryeministër e shndërroi policinë në një kontingjent të kultivimit, mbrojtjes dhe trafikimit të drogës që e mbolli gjithë Shqipërinë me drogë duke e kthyer në një Kolumbi te Evropës. Pra ky kryeministër që bën shpenzime kolosale për lukse në një Shqipëri të varfër nuk paska para për të ndërtuar një teatër dinjitoz që do të nderonte vendin. Fatkeqësisht ne kemi në krye një kryeministër që të ketë çdo gjë nën komandën e tij duke u kthyer në një diktator nëpërmjet të ligjeve të tilla që don të kthejë sistemin diktatorial që lamë pas për vendosjen e kontrollit të tij mbi çdo gjë, për vendosjen edhe te censurës shtetërore edhe mbi kinematografinë duke propozuar që edhe Qendra |Kombëtare e Kinematografisë të bëhet pjesë e aparatit shtetëror te Ministrisë së Kulturës që edhe skenarët e filmave të miratohen nga hallkat shtetërore. Një shtet që nuk vlerëson por edhe denigron elitën intelektuale duke e detyruar atë të endet nëpër botë dhe të bëhet përfaqësuese e shteteve të tjera, ku kanë shkëlqyer nëpër nëpër skenat e teatrove dhe operave botërore, shumë këngëtarë lirikë dhe operistikë, balerinë, instrumentistë, sportistë por edhe shkencëtarë duke vepruar nën flamurin e shteteve të tjera sepse nuk i do shteti i tyre por i ka braktisur ata. Një shtet që nuk përfill aktorë të tillë multidimensionalë si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa etj ose aktorë të tjerë të shquar qe janë ndarë prej nesh me ëndrrën e madhe që të kishin një Teatër Kombëtar si Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Marie Logoreci, Drita Agolli,Ndrek Luca, Bujar ………. etj vlerat e mëdha artistike të të cilëve duhet tu uleshin në gjunjë edhe aktorët më të njohur botërorë të cilët reklama i ka ngritur në piedestal. Një shtet që i vlerëson këta aktorë të mëdhenj me një pagë qesharake të një nëpunësi të rëndomtë nuk mund të jetë veçse një shtet injorant dhe antikulturë. Një shtet që do të spostojë një teatër Kombëtar në një sallë të rëndomtë ku bëheshin provat e hidrocentraleve dhe të syrgjynosur në një qoshe të kryeqytetit ose siç flitet duke e vendosur atë në katin e poshtëm të një ndërtesë shumëkatëshe një lloj si kinematë provinciale nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një shtet antikulturë që nuk mund të krahasohet me asnjë epokë historike të mesjetës që kanë ndërtuar teatro madhështore që mbi 400-500 vjet më parë. Teatri Kombëtar jo vetëm që duhet të jetë në mes të kryeqytetit por duhet të ndërtohet si një nga ndërtesat më madhështore të kryeqytetit. Dhe të mos na përrallisin për mungesë fondesh mjafton që të investojnë për këtë monument të kulturës një pjesë të vogël të shpenzimeve të tyre për jetën përrallore.

Ka ardhur koha që intelektualët, si pjesa më e përparuar e vendit që u dhimbsen fatet e Atdheut që kanë qenë në çdo periudhë të historisë kudo në botë si opozita e vërtetë dhe më e vendosur që nuk lufton për privilegje e karrige të thotë fjalën e saj përfundimtare. Qëndrimi indiferent në këtë situatë kur pushtetin shtetëror e kanë uzurpuar kriminelët, kolltukofaqët, trafikantët, kontrabandistët dhe gjakpirësit e të gjitha kallëpeve t’u jepet fund, që Atdheu ynë të ecë i lirë përpara drejt progresit në rrugën e përparimit dhe të dinjitetit njerëzor.

Të injorosh, të mos përfillësh mendimin e figurave të tilla, ikona të kulturës kombëtare si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi, Reshat Arbana, Margarita Xhepa,Tinka Kurti e shumë e shumë aktorëve tanë të shquar më të rinj të skenës dhe ekranit është, jo vetëm një injorancë, por një krim kombëtar.