Të mos prishim qendrën e Tiranës

1016
Sigal

Kristaq Meleqi, emigrant

Bashkia e Tiranës u ka premtuar qytetarëve të Tiranës, se do ta ruante qendrën historike të Tiranës, me urbanistikën që ka mbetur që nga periudha e shpalljes së saj si kryeqytet i Shqipërisë e deri në ditët e sotme, duke përfshirë edhe objektet e ndërtuara gjatë sistemit monist 50-vjeçar. Këtu, kemi parasysh Pallatin e Madh të Kulturës, Pallatin e Kongreseve, Piramidën, godinën e Kuvendit. Por aktualisht premtimet e zotimet e Bashkisë së Tiranës nuk janë mbajtur.

Për ndryshimet e ndërhyrjet që po bëhen në Tiranë nuk janë marrë gjerësisht mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve të Tiranës. kështu ndërhyrja për ndryshimin e sheshit të madh “Skënderbe” ka qenë e nxituar, e i pa studiuar si dhe i pa konsultuar me specialistët e shumtë vendas, si arkitektë e qytetar të vjetër me eksperiencë pune. Prandaj sheshi i mëparshëm ishte shumë më i mirë nga ky që është sot. Shumë qytetarë autokton tiranas e konsiderojnë sheshin e ri “Skënderbe” se i është prishur pamja qendrës së Tiranës.

Dhe siç është aktualisht i ka larguar qytetarët duke mos shkelur në atë shesh me një kodër të ngritur në mes të tij, që s’ka ç’i duhet askujt. Në ditët e verës me temperatura të larta nuk mund të kalosh mes për mes tij. Aty mund të ishte ndërtuar një shatërvan dhe gjelbërim ku mund të rinin qytetarët për të pushuar.

Sheshi i madh “Skënderbe” duhet të ishte ruajtur siç ishte me shatërvanin, me gjelbërim dhe me rrugët e kalimit të mjeteve të transportit e të udhëtarëve. Po t’i hedhim një sy trafikut që aktualisht është kthyer në një xhungël. Ndryshimet që janë bërë në qendër të Tiranës akoma s’kanë mbaruar duket që janë të pa justifikuara, të pastudiuara dhe jo në interes të qytetarëve.

Shkuarja e Bashkisë së Tiranës në Madrid të Spanjës dhe sjellja e një “Certifikate” për sheshin sikur ky është sheshi më i bukur i botës, tregon për nënvleftësim të specialistëve të shumtë shqiptarë dhe mos pyetje të banorëve tiranas, që do ta përdorin këtë shesh të tyre e jo spanjollët që nuk i lidh asgjë me Tiranën, kryeqytetin shqiptar.

Sheshi aktual “Skënderbe” nuk justifikon miliona euro të harxhuara të taksapaguesve shqiptar, që është rindërtuar sipas dëshirave të pak njerëzve që sot drejtojnë pushtetin vendor. Në të ardhmen pasardhësve do t’u hapet punë për ta kthyer sheshin “Skënderbe” përsëri në identitet.

Bashkia aktuale e Tiranës u ka premtuar zgjedhësve se nuk do të lejonte të prishej asgjë nga objektet e vjetra historike, siç është Teatri Kombëtar që ka mbi 80 vjet që është ndërtuar dhe e përfshirë nga një sipërfaqe e madhe si hapësirë të lirë mbi tre mijë metra katrore, ku pushteti aktual dhe qeveria mbi këtë sipërfaqe të lirë në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri me kushte të mira dhe moderne, u jep biznesmenëve trafikantë të hashashit të ndërtojnë disa kulla.

Të prishësh qendrën e Tiranës për t’u bërë qejfin dhe për interesa financiare disa firmave private që kanë bërë para me kontrabandë do të jetë një turp dhe shkatërrim i qendrës së Tiranës. Pushtetarë hiqni dorë nga prishja e qendrës së Tiranës sa nuk është vonë, se breza të tërë do t’u mallkojnë në shekuj!

Punime per ndertimin e nje kompleksi pallatesh, prane Kopeshtit Botanik ne Tirane. Perfaqesues te shoqerise civile dhe ambientaliste, kane protestuar kunder ndertimeve ne kodrat e Liqenit. /r/n/r/nWorks for building a palace complex near the Botanical Garden in Tirana. Civil society representatives and environmental, protested against construction in the hills of the Lake.

Stafi i Bashkisë së Tiranës në fillimet e mandatit të tyre katër vjeçar kanë bërë përpjekje të forta për anulimin e ndërtimit të kullave nën digën e liqenit artificial, që lejen e ndërtimit i kishte dhënë ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës. Po mbushen gati katër vjet që punimet kanë qenë pezulluar nga ndërhyrjet e bashkisë aktuale, nëpërmjet procedimeve në gjykata duke mbajtur parasysh se ligjërisht dhe shkencërisht nuk lejohen ndërtime kullash e pallatesh nën diga.

Po kështu edhe shoqëria civile kanë luftuar që të mos bëhen ndërtime nën digën e liqenit artificial. Por për çudi po shohim se atje kanë rinisur punimet. Bashkia e Tiranës dhe organet e drejtësisë pse heshtën pse nuk i insistuan që të mos lejonin ndërtimet nën digën e liqenit, që ajo sipërfaqe të bëhej një kënd i madh lojërash të gjelbëruara për të gjitha grupmoshat.

Gjithashtu s’është aspak serioze që Bashkia e Tiranës lejoi ndërtimin e një kulle shumëkatëshe në ish-parkun e bukur e të madh “Shtatë xhuxhat” në rrugën e Elbasanit. Ai park ka qenë një nga parqet e preferuar nga të gjithë grup moshat. Bashkia e Tiranës jo vetëm, që nuk duhet të lejojë betonimin e sipërfaqeve të lira, por duhet të bëjë përpjekje të lirojë sipërfaqe të uzurpuara me ndërtime pa leje e t’i përshtatë për kënde sportive, t’i kthejë në kënde çlodhëse me gjelbërim të bollshëm.

Iniciativa e Bashkisë së Tiranës për krijimin e korsive të biçikletave në rrugët kryesore dhe rrugicat e qytetit është për t’u përgëzuar, që gradualisht qytetarët tiranas të zbresin nga veturat dhe të qarkullojnë me biçikleta, duke sjellë pakësimin e gazit karbonik në natyrë, për të ulur e pastruar sa më shumë ajrin dhe ambientet ku qarkullojnë, duke ulur kështu edhe mundësinë e sëmundjeve, por dhe për të ulur shpenzimet.

Por megjithatë korsitë e biçikletave mund të bëheshin më të ngushta për të zënë sa më pak rrugët kryesore ku qarkullojnë veturat për të evituar sa më shumë përplasjet e tyre, ku çdo ditë ka të tilla dhe me pasoja humbje jetë njerëzish.

Aktualisht flitet dhe po bëhet zhurmë e madhe se në qendër të Tiranës, para Sahatit dhe xhamisë, do të ndërtohen disa kulla të larta, që do të humbasin autoktoninë e Tiranës, e ndërtuar gradualisht në vite, gjatë sistemeve që kanë kaluar, që nga shpallja si kryeqytet i vendit, e deri në ditët tona.

Për këto veprime të shëmtuara e shkatërruese të historisë të Tiranës, duhet të mos heshtim si qytetarë, intelektualë e pensionistë, për t’i thënë, ndal këtyre e drejtuesve të që po vijnë në pushtet i harrojnë premtimet e detyrimet ndaj zgjedhësve të tyre.