Të gjithë të regjistruar, pak të shënuar…

697
Nga Agim JAZAJ 
Në librin e gjendjes civile; të gjithë janë të shënuar, ndërsa në librin e historisë, të shkruar dhe të gdhendur të kujtesës njerëzor, pak mbeten të shënuar!… Lexuesit e mi, të hershëm e të rinj, miq dhe shok, personazhe, apo të pa njohur, në komunikim të rastit kanë shprehur “etjen” e tyre dhe janë bërë shtysë për të publikuar sa më shpesh pjesë elitare, prijësit në cilindo nivel, për t’u marrë për referim e frymëzim nga pasuesit, për të çuar më përpara misionin e tyre; ata dhe ato që na kanë përçuar, nuk na kanë përçmuar, kanë ndjerë dhimbjet e të tjerëve si në trupin e tyre, ata që mbeten në kujtesën njerëzore, të qytetarisë vlonjate dhe asaj shqiptare, të gdhendur me “daltë” në faqet e bardha të historisë, të njerëzisë dhe qytetarisë! Shumë prej tyre i kemi njohur dhe si kemi njohur nga afër, ata që na kanë frymëzuar, besoj jo vetëm ne, janë qëmtuar e hedhur edhe në faqet e librit: “BIJ TË VLORËS”… Kudo flitet për këta njerëz…

Njeriu jeton aq kohë sa mbahet mend. Të tillët (si etalonë) mbeten
të gdhendur edhe në këngët e kënduara daveteve, në çdo konak:
Ata shitën pasurinë,
Për të bërë Shqipërinë.
Këta shitën dhe Shqipërinë,
Bën për vete pasurinë… 
Ndër shumë pasardhës, shkëpusim dy prej tyre; Shkëlqim Ganaj dhe Dritan Halilaj. Kur kanë gjetur etërit e tyre në faqet e librit, janë shprehur : “E mbajmë këtë libër, me babanë të mbetur gjallë, te koka e krevatit“… 
KISH HUMBUR ‘TUNGJATJETËN’ VLERËMADHE
Ne shqiptarëve, kemi lexuar se; na admirojnë edhe për një urim të veçantë e mjaftë kuptimplotë: “TUNGJATJETA”! Në tabelat e pa publikuara nga ndonjë institucion legal, monitorues, nuk kemi parë bilancin e këtij rezultati. Ndërsa qytetaria shprehet në mënyrën e vet dhe rezulton se: ‘Tungjatjetën’ vlerë madhe: E meritojnë të paktit dhe rezultojnë humbës të shumtit. Fitues të shumtë, rezultojnë veçmas njerëzit e shoqërisë civile dhe humbësit më të mëdhenj, rezultojnë ata të përfshirë në (“stallat”) e politikës dhe në administratën shtetërore. Arsyeja shpjegohet sepse; të dytët, pra humbësit e ‘tungjatjetës’, janë edhe abuzivistët më të mëdhenj me votën, aspiratën e qytetarëve… 

Një ish drejtues i lartë i pushtetit vendor, pas shumë kohë i “larguar”, një mbrëmje ishte në xhiro në qytet, i vetmuar përpara teatrit; “Petro Marko”, Vlorë. Askush nga ata që e kishin pasur shok, pa u ngjitur në majë të pushtetit dhe nga ata që i bëri shok në kohën e pushtetit, nuk i jepnin më as përshëndetje, me tundje të kokës; Tungjatjeta. Ai ecte dhe mërmëriste me vete, priste në xhiro fillikat, ta përshëndesnin ish miqtë, madje dhe të njohurit e vet, bashkëqytetarët e tij! 

Rezultonte se kishte humbur edhe përshëndetjen vlerë madhe: “Tungjatjeta”

Pasi ishte (e kishin) ngjitur në piramidë, (të cilën e ka vet njeriu në dorë) e tashmë i zbritur, (të cilin e zbresin të tjerët) kishte humbur në shumicë, pikërisht edhe ata që e kishin ngjitur në majë të piramidës. Këtë “vendim” e kishin marrë qytetarët, pa u mbledhur, pa e votuar! Një vendim i rrallë, mjaftë domethënës, i ashpër, i pa formuluar në ndonjë kod ligjor, por i formuluar në kodin moralo-njerëzor. Askush nuk mund të shkelte këtë “ligj qytetar”, i hyrë “menjëherë në fuqi”! 

Ndërrimi i pushtetit, me anën e ndryshimit (kupto blerjes dhe grabitjes) së votës, nuk ka sjellë ndryshimet dhe prosperitetin që posedon vota demokratike, qëllimin që synon sovrani në raport me harkun kohor të 27 viteve. Kjo ka realizuar ndryshimin e mësipërm, në hyrje të këtyre radhëve. Në këtë bilanc, nëse nuk shënohen tregues të tjerë, është i prekshëm dhe po bëhet më i prekshëm ky tregues: Fituesit e paktë dhe humbësit e shumtë të ‘tungjatjetës’ vlerë madhe! 
Flaka e qiririt,
S’fiket asnjëherë,
Kur ia ndez të mirit,
E ndez për të tjerë.
Sigal