Ta kalosh San Valentinin me Dhorin dhe Mynyrin

875
Nga Engjëll Musai

Kryeministri Rama u takua gjatë javës me Senatin e Universitetit të Tiranës ku dëgjojë shqetësimet e tyre në lidhje me problematikën e fundit për pagesat e pedagogëve dhe bllokimin e aktivitetit të institucionit më të rëndësishëm të dijes shqiptare. Ajo që tashmë është bërë e ditur ka të bëjë me faktin se, ish drejtuesi 8-vjeçar i Rektoratit z. Dhori Kule po sulmon Rektorin aktual dhe njeriun me anë të cilit tronditi, jo vetëm qeverinë Rama, po dhe përfaqësitë diplomatike gjatë fushatës së zgjedhjeve për kreun e rektoratit të UT dhe që u finalizua me arrestimin e Shullazit. Sigurisht që Kryeministri Rama i mirinformuar për situatën , nuk ra në grackën e ngritur nga ish-rektori Kule, i cili kërkon shkarkimin e Rektorit aktual Koni. Dhe kjo ka një arsye, sepse vetë Dhori Kule ka pasur shumë devijime dhe njihet si njeriu që ka pasur influencë absolute në UT dhe humbja e këtyre “ofiqeve” me sa duket e ka acaruar situatën . Po a ishte vetë z. Dhori Kule që e bëri ligjin universitar, po emërimet kush i ka bërë, po tenderët kush i ka bërë. Gjatë bisedës me Kryeministrin , këtij të fundit iu kërkua shkarkimi i Rektorit Koni, por intuita dhe përgjigja e zotit Rama ishte taksative: “Po e mori situatën në dorë qeveria, do ketë shumë prerje kokash” që do të thotë, se askush nuk do t’i shpëtojë katarthisit, dhe ndëshkimi do prekë të gjitha palët dhe të gjithë lojtarët e kësaj loje të pandershme që duan të përfitojnë në kurriz të studentëve, dhe qytetarëve që e kanë votëbesuar qeverinë e Edi Ramës. Por le të marrim konkretisht disa nga akuzat e Dhori Kules, për të cilat mendojmë se ai është fajtori kryesor, pasi ka drejtuar për dy mandate Universitetin e Tiranës. Konkretisht u diskutua mos akreditimi i UT. Po kujt ia kërkon këtë gjë z. Dhori? A ishte ai 2 mandate ( 8 vjet) Rektor i Universitetit të Tiranës?! Zoti Dhori mburret se emëroi një rektor dhe ndihet përgjegjës. Po si munde ta bësh ti rektor z. Koni, kur ai kandidoi përballë zonjës së nderuar Dibra. Lind pyetja cili qenka ky mekanizëm, i cili të dhënka ty si ish-rektor të garantosh “fair-play” e këtyre zgjedhjeve? Nëse kjo që thotë z. Kule është e vërtetë, detyrimisht të krijohet ideja e ndonjë manipulimi të mundshëm dhe në këtë rast të gjitha zgjedhjet për Rektorë, Dekanë dhe Shefa Departamenti duhet të konsiderohen të pavlefshme sipas kësaj llogjike. Ndaj i pari që duhet të largohet duhet të jetë vetë z. Kule, aq më tepër që tashmë konsiderohet i penduar. Flitet se ka nepotizëm në Universitet, në dekanate dhe departamente. Po, është e vërtetë dhe mjafton të bësh publike listën e të punësuarve dhe do shikoni se si familjarët dhe të afërmit e drejtuesve dhe profesorëve kanë punësuar njëri-tjetrin. Heshtet për tarifat e larta dhe tepër skandaloze të vendosura gjatë kohës që në krye të Universitetit ishte vetë z. Dhori Kule. Po përse taksapaguesit paguajnë për shtetin, ndërkohë që godinat janë shtetërore, pedagogët dhe gjithë stafin e paguan qeveria madje edhe dritat e ujin e paguan qeveria? Po me këto tarifa kaq të larta vete tek privati, të cilit shteti nuk i paguan asnjë gjë nga ato çka përfitojnë universitetet shtetërore. Po ç’është ky ligj për arsimin e lartë që miratuan drejtuesit e ish-rektoratit me z. Kule në krye, ku rektorët bëhen dekanë, dekanët rektorë apo shefa departamenti e kështu me radhë kemi të njëjtët persona sot dhe 25 vjet në krye të arsimit shtetëror. Po kjo është një turp dhe fatkeqësi për qytetarët, taksapaguesit dhe imazhin që duhet të japin dhe transmetojnë këta drejtues të betonuar në piramidat e arsimit të lartë shtetëror. Të emëruarit e bordeve dhe administratorët duhet ta dinë se titullarët që nga Rektori deri tek dekanët dhe shefat e departamenteve janë të votuar dhe nuk mund të nëpërkëmben nga të besuarit e klaneve të ndryshme që janë të alarmuar, se u iku pushteti i emërimeve, tenderëve, qokave e kështu me radhë. Nga ana tjetër Kryeministri Rama e di shumë herë më mirë situatën se sa e mendojnë këta drejtues të arsimit të lartë dhe jo pa qëllim theksoi se “nuk ka gjë më të mirë që San Valentinon, ditën kur u bë takimi me Senatin, ta kalosh me Dhorin dhe Mynyrin” . Me pak fjalë kjo do të thotë se ‘prerja e kokave’ ka edhe emër por edhe mbiemër. 
Sigal