Sylë GOSTURANI/ Korifenjtë e kombit, pika referimi

890
Sigal

Figura të shquara, që populli ka nxjerrë në periudha të ndryshme historike janë shquar për horizontin të gjerë ideor, për zgjuarsi largpamësi e vizionarë, për pastërti morale e besnikëri, për organizim politik e aftësi të jashtëzakonshme për t’u unifikuar një me popullin duke u bërë organizatorë e drejtues të tij në situata krize, lufte, paqeje, mbrojtje e transformimi. Popullit shqiptarë në periudha të ndryshme, kur situatat kanë kërkuar për t’i daë zot vendit, për ta mbrojtur atë nga pushtimi apo copëtimi, kur situatat kanë kërkuar bashkim, unitet e bashkëveprim për t’u hedhur në aksione konkrete ndërtimi, transformimi, emancipimi e arsimimi, nuk i kanë munguar mendjet e ndritura për ta orientuar atë drejtë. Vëllezërit Frashri, Vaso Pasha, Naum Viqilharxhi, Kristoforidhi, Jani Vreto e Koto Hoxhi, e shumë e shumë të tjerë, që thirren me fjalën më të ëmbël “Rilindës”, formojnë atë plejadë intelektualësh, që me tërë patosin e shpirtit të tyre i kënduan Shqipërisë, bukurive të saj dhe u bëjnë thirrje shqiptarëve ta duan atdheun e tyre, të krenohen që janë shqiptarë, ta mbrojnë atë nga pushtimi e copitmi, sepse është tokë e jona, të parët na e kanë lënë e ne pasardhësve do ua trashëgojmë. Naim Frashri me thirrjen “Ti Shqipëri më jep nderë, më jep emrin shqipëtar”, Vaso Pasho me vargun bombë “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, apo Çajupi me vargjet…. “Mjaft punove për të tjerët o fatkeq. Kujto vendin tek ke lerë e tek heq”, u risollën në kujtesë shqiptarëve krenarinë për të falurën e tyre, për të lënë më një anë grindjet fetare dhe për t’u kthyer në atdhe në vendin ku kanë lindur, që atë ta bëjnë të begatë e vet të gjejnë lumturinë. Në vitet 1871-1881, të shekullit IX-të, gjiri i popullit nxori shqipëtar si: Avdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Omer Prizreni, Ali Pash Guci, Ali Ibra e Mic Sokoli, që u bënë prijës legjendar të atyre betejave legjendare, që kanë mbetur në histori si vite të lavdishme të mbrojtjes së tërësisë tokësore shqiptare. Dekada e parë e shekullit XX- të nxori Ismail Qemalin e shumë udhëheqës të tjerë popullor, që duke shpallur pavarësinë kombëtare mundën t’i nxirrnin nga kthetrat Fuqive të Mëdha copëtimin e trojeve. Lufta e Parë Botërore solli pushtimin e vendit. Vendi u qeveris nga të huajt. Gjatë viteve 1913-1919 pazare të mëdha u bënë në kurriz të Shqipërisë e të shqiptarëve. Fuqitë perëndimore desh ta shlyenin Shqipërinë nga harta. Me tokat e saj deshën të kënaqnin fqinjët tanë. Gjatë atyre viteve nuk munguan burrat e shquar. Në Tropojë pushtimin austriak e kundërshtuan bajraktari i Gashit Halil Brahimi dhe ai i Krasniqës Zeqir Halil Mulosmani. Oberci austriak bashkë me zaptitë e tij nga kalonte nxirrte haraç. Mblidhte taksa e djemtë e rinj i mobilizonte me zori në shërbim të tij. Në një mbledhje me obercin Isuf Bajraktari dhe Zeqir Mulosmani i Than obercit: “Na ke ardh me zori, sa të rrish rrin me zori, ne nuk të japim as taksa as vërgi. Kjo u kushtoi atyre jetën. Halil Bajraktari u arrestua dhe u dërgua në Budapest ku vdiq duke u përleshur fyt për fyt me gardianët e burgut, ndërsa Zeqir Halili pas shumë përndjekjesh u vra në bjeshkët e Krasniqës (Rupa). Vitet njëzet, gjerë në kohën e pushtimit fashist populli shqiptarë hoqi mbi kurriz politikbërjen e Ahmet Zogut e feudalëve të tjerë mbështetës të tij. Ahmet Zogu ishte një satrap dhe për njëzet e pesë vite dominoi politikën shqiptare. Vitet e sundimit të tij janë karakterizuar nga një prapambetje e madhe ekonomike dhe konflikte. Portretin e Ahmet Zogut, figurën e tij politike, morale, ekonomike, kulturore, patriotike e përcaktojnë: rikthimi i tij në qeverisje me ndihmën e mercenarëve serbo-rus, ndjekja, persekutimi dhe eliminimi duke i vrarë në pabesi figurat e njohura si Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, Bajram Currin etj., e përcaktojnë zhvillimi ekonomik i vendit, mirëqenia e popullit, zhvillimi kulturor i tij, lidhjet urbane dhe inter-urbane, niveli arsimor dhe gjendja e shëndetësisë, partneriteti në marrëdhënie me fqinjët dhe autoriteti i tij në ato marrëdhënie dhe së fundi ajo që i zë maja figurës së tij është veprimi që bëri ai me 6 prill 1939 duke vjedhur thesarin e popullit, të ngarkuar atë në makina e bashkë me bashkëshorten e tij Geraltinë mori arratinë si kusarë në Greqi, ku u prit si emigrant. Këta tregues përcaktojnë vlerat pozitive apo negative, jo vetëm të Ahmet Zogut, por të çdo politikani, që ka qenë drejtues e udhëheqës. Për Ahmet Zogun, mbretin e shqiptarëve, këta tregues secili prej tyre është më negativ se tjetri. Mjafton që t’i drejtohemi Migjenit, poetit të rinisë. Migjeni në veprën e tij i ka bërë skopi atij regjimi. Ka përshkruar mjerimin, skamjen, prapambetjen kulturore jo vetëm të fshatit por edhe të qytetit e mbarë Shqipërisë. Ajo tablo Migjeniane, kur mjerimi ishte kafshatë që s’kapërdihej, kur nderi shitej nga varfëria, kur fëmija nga acari i dimrit vdiste në kasolle prej balte, kur rinia ishte e ndrydhur e analfabete, kur sëmundjet infektive tuberkulozi, malaria e të tjera bënin kërdinë në njerëz, kur njerëzit banonin në kasolle me lopën, kur pisha dhe kandili sofrën ku hahej bukë nuk lejon, që ish mbretit t’i bëhen ato vlerësime e nderime që i janë bërë. Pushtimi fashist i vendit, rënkimi i tij nën thundrën e çizmes më gjakatare, zgjuan ndërgjegjen e thirrjen kombëtare. Ajo thirrje që vinte nga thellësitë e viteve, duke kaluar radhazi epokë pas epoke, zgjoi krenarinë kombëtare, zgjoi trimërinë, burrërinë, besën e shqiptarizmit. Komunistët shqiptarë rezistencën antifashiste e filluan me çeta. Zgjerimi, masivizimi i popullit në luftë solli njësitë e tjera më të mëdha. Solli batalionet, brigadat e armatën e përgjithshme që u quajt NAÇL. Ajo nuk ishte luftë, por një epope e paparë në historinë e popullit tonë. Partizanët trima përballuan fronte lufte me forca të shumëfishta fashiste, përballuan acarin e tre dimrave, përballuan mungesën e bukës e të veshmbathjes. Përballuan sëmundje e vuajtje nga më të ndryshmet dhe në mbarim të luftës i sollën popullit e atdheut lirinë pa ndihmën e askujt. U arrit ai sukses e ajo fitore, sepse atë e udhëhoqi PKSh. Ajo luftë me forca të pabarabarta u organizua dhe u drejtua nga komisari e komandanti Enver Hoxha. Atëherë kur rënkimi i atdheut dhe psherëtima e tij qenë më të rënda e më të thella, Enver Hoxha veshi çizmet prej gome, ngjeshi kallçinat apo dollakët, veshi uniformën partizane, në kokë vuri kapelën me yllin partizan, brezit i ngjeshi bakllakën, krahut i vari pushkën e marrë pushtuesit dhe u nis për në male duke kaluar shpate, shtigje, monopate, rrëpira, maja, qafa majash duke qëndruar gjithnjë përpara në ballë të luftëtarëve duke u bërë simbol bashkimi e frymëzues i betejave të njëpasnjëshme…  Viti 1944 solli atë që populli kishte ëndërruar, LIRINË. Vendi ndodhej në skamje e mjerim. Armiku përpiqej të gjente me çdo mënyrë që popullit t’i rrëzonte qeverinë legjitime e t’i rrëmbente lirinë e fituar. Enver Hoxha ndodhej përball dy fronteve, atij të përballimit agresivitetit të brendshëm e të jashtëm, dhe atij të ndërtimit e transformimit të vendit. Që të dy këto frone nuk ishin më të lehta se sa lufta. Mençuria, largpamësia e trimëria e Enver Hoxhës bënë, që ndërhyrjet djallëzore nga jashtë si dhe përpëlitjet e shërbëtorëve të të huajve të bëhen copë e thërrime para unitetit mbarë popullor dhe vendi të eci pa u ndalur në rrugën e transformimit. Jo muajt e vitet, por edhe ditët sillnin ndryshime. Mbar të rinjtë e të rejat u hodhën në aksione. Mbarë populli iu përvesh punës. Vendit i shtoheshin rrugë e vepra të reja. Hidrocentralet, uzinat e fabrikat, shkollat, rrugë të reja, spitalet e vepra të industrisë së lehtë e të rendë stolisnin Shqipërinë. Vendi u kthye në një kantier pune. Bujqësia u kthye nga një bujqësi ekstensive në një bujqësi intensive. Shqipëria nga një vend bujqësor i prapambetur u kthye në një vend industrial-bujqësor i përparuar. Enver Hoxha i hoqi popullit errësirën shekullore duke zhdukur analfabetizmin dhe sëmundjet infektive e vdekjeprurëse. Veprat industriale transformimi, bujqësisë, forcimi i fuqisë mbrojtëse, siguria emancipimi i shoqërisë dhe i gjithë jetës së vendit solli dhe frymëzimin e poetëve, shkrimtarëve, dramaturgëve, kompozitorëve në të gjithë gjinitë duke bërë që kultura dhe arti të arrijnë në maja të papara.

Edhe sot kombit nuk i mungojnë korifenjtë, që orientojnë qartë e saktë. Rexhep Qosja, ky akademik, që kombi shqiptarë ka krenari që e ka, është bosht orientues për shqiptarë e shqiptarizëm. Rexhep Qosja nuk jeton sot. Ai jeton ne të gjithë shekujt, në të gjitha momentet historike që shënojnë data kulmore e arritje, që përcaktojnë mbi jetesën kombëtare në moment të vështira. Rexhep Qosja me studimet, krijimet, analizat, vërejtet e kritikat ia shpalos popullit e kombit të vet historinë e tij me aq domethënie e pa asnjë shtrembërim. Ai, Rexhep Qosja, u sulmua padrejtësisht vetëm e vetëm sepse është një përcaktua i pagabuar. Ai me një qëndrim objektiv, të paanshëm, racionalizues po i jep vlerat kohës në të cilën po jetojmë. Rexhep Qosja përcaktoi qëndrimet revolucionare në momentet kritike të Kosovës, duke thënë se qëndrimet pacifiste në ato moment kur populli kosovarë vritej, masakrohej e varrosej në varre masive s’ishin gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Në kohen e Josif Broz Titos, kur shumë shqiptarë u pleksen me atë regjim, duke u vënë moralisht e shpirtërisht në shërbim të tij, Rexhep Qosja recitoi Naim Frashërin fjalë për fjalë e varg për varg, vetëm e vetëm që t’u thonte shqiptarëve mos harroni kombin.