Stefan Fule: Votoni Pro dhënies së statusit për Shqipërinë

504
Sigal

Komisionieri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, nëpërmjet një letre dërguar ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, kërkon që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat. Në këtë letër thuhet se progres -raporti i Komisionit Europian për vitin 2013 nxjerr në pah progresin e arritur nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve të vendosura në vitin 2012. Ashtu siç theksohet edhe në raport, Shqipëria ka miratuar reformat kyçe në gjyqësor, administratë publike dhe reformë parlamentare me konsensus ndërpartiak. “Shqipëria ka organizuar zgjedhje të suksesshme parlamentare në qershor të vitit 2013 dhe ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar performancën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke u bazuar në këtë performancë Komisioni rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat me mirëkuptimin se vendi do të vazhdojë të ndërmarra hapa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni. Në këtë kuadër, unë do të doja për t’ju informuar ju me zhvillimet kryesore të fundit në Shqipëri, në veçanti në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë do të doja të ndaj me ju vlerësimin tim të këtyre zhvillimeve përpara vendimit të Këshillit mbi rekomandimin e Komisionit në dhjetor. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me mua, nisëm dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe konsensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t’i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator, ka pasur një vendosmëri të qartë në rritjen e qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit, është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për anti-korrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e Komisionerit që pritet të konformohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e anti-korrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor. Agjencitë ligjzbatuese i kanë shtuar përpjekjet e tyre përballë krimit të organizuar”, shkruan komisioneri për zgjerimin në letrën e tij.

“Veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit, kanë krijuar një panoramë pozitive. Këtë Fyle e argumenton me një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai në bashkëpunim me EUROPOL-in për makinat e vjedhura apo lojërat e fatit, ku u zbuluan 500 vepra kriminale, përfshi shtimin e përpjekjeve në luftën ndaj narkotikëve, ku janë arrestuar 318 të dyshuar për këtë vepër penale. Duke patur shansin të kem bisedime me Qeverinë dhe opozitën, jam i bindur se Shqipëria ka ndërmarrë hapa vendimtarë në forcimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike gjithashtu duke u angazhuar në mënyrë të gjithanshme në kryerjen e reformave. Qartësisht në dy muajt e fundit, Shqipëria ka forcuar pozitat e saj në marrjen e statusit të vendit kandidat. Duke marrë në konsideratë rekomandimin e Komisionit, Këshilli do të dërgojë një sinjal të fortë tek populli shqiptar, njëkohësisht duke shërbyer si një konsolidim në përfshirjen europiane të vendit. Kjo do të ndihmojë Qeverinë dhe opozitën në shtimin e promovimit të kulturës demokratike mbi të gjitha gjithëpërfshirjes duke prodhuar më shumë reforma. Shpresoj se, elementët e mësipërm do të ndihmojnë për një dialog të frytshëm në ditët në vijim”.

Në fund të letrës se tij komisionieri Fyle thekson se, rekomandimi i komisionit do të dërgonte një sinjal të fuqishëm për popullin shqiptar dhe do të konsolidonte me tej angazhimin e Shqipërisë për integrimin. Kjo do të ndihmonte qeverinë dhe opozitën njëkohësisht në përpjekjet e tyre për të promovuar një kulturë politike për më shumë gjithëpërfshirje. Përgjigjja përfundimtare e vendeve anëtare të BE-së për statusin e Shqipërisë pritet të merret në ministerialin e 19 dhe 20 dhjetorit në Bruksel.