Spartak NGJELA/ Pse po shuhet thuajse fare forca e opozitës?

534
Sigal

Fatkeqësisht, po vijojmë të jemi qesharakë në sytë e perëndimorëve. Asgjë normale dhe racionale nuk sheh sot në debatin politik në Shqipëri. Një opozitë që bën bojkot, sepse Berisha ka frike se mos, presioni ndërkombëtar për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri, do të bëhet laku që do të kapë vjedhësit dhe abuzuesit e fisit të tij, dhe atë vetë. Është i trembur, kuptohet. Ka nxjerre një kryetar partie dhe vetë është “tërhequr”, por kryetari i ri ende nuk flet se Saliu ka gjetur të tjerë që nuk flasin si kryetari i partisë, por si Saliu, edhe pse në fakt kryetari i partisë nuk di të flasë sepse ende nuk ka artikuluar asgjë politike, asgjë. Ka shumë që thonë që s’ e lë Saliu. Por ky, pse nuk i shmanget? Mund të ketë ndonjë politikan sot në botë që të dojë një të humbur tërësor më shumë se veten? Pse s’ e di Saliu që s’ ka më vota në Shqipëri? Sigurisht që e di dhe këtë e di edhe kryetari i ri. Por, atëherë, pse Saliu del në pah me unin e tij të diskredituar? Po, se do të mbrojë abuzuesit e afërt të familjes, pasi mendon se kryetari që ka vendosur nuk di ta beje këtë. Po, pse i la që të binin në krim të afërmit e tij me emrin e tij, kur ishte Kryeministër? Sepse edhe vetë atë ndërtim kishte, por kishte edhe një shtysë patologjike që e mbante me shpresë: ishte i sigurt se do të manipulonte zgjedhjet si përherë, sepse s’ ishte i aftë të mendonte që do ta kishte thuajse të gjithë popullin kundër dhe manipulimi i zgjedhjeve do të ishte i pamundur. Po tani pse bërtet? Ja, si ai i vetmuari në pyll, që bërtet nga frika se mos e sulmojnë. Por, a do ta nxjerrë dot kështu? Është, si gjithmonë, joracional kur analizon veten në raport me kohën e tij. Dhe, kështu si vepron, po i heq opozitës çdo shpresë për rifigurim ideor. Qeveria shkon si primare në Berlin, kurse Saliu bërtet e thotë indirekt se “nuk ka qenë Rama në Berlin ose, thotë që “ka gënjyer edhe Merkelin”, si gënjeu para një viti shqiptarët. Se ka frikë ta godasë Kancelaren gjermane. Po nuk e kupton që kjo s’ është politike, madje edhe si ajo që mendon se do ta shpëtojë nga padia penale për abuzim me pushtetin. Por, në të njëjtën kohë, e kupton shumë mirë që Merkeli dhe politika gjermane dhe europiane, kur thonë “reformë në drejtësi”, kanë parasysh eliminimin e korrupsionit. Kjo e tremb Saliun, që mendon se do të mbrohet me “revolucion”. Hahaha, cili revolucion? Nuk e pa Lazaratin si përfundoi. Ku ka forcë në Shqipëri sot që të mund shtetin? Nuk ka, mjafton që shteti të jetë i motivuar me organet e tij shtypëse. Po ligji do të vendoset në Shqipëri? Ja, këtë nuk do Saliu, prandaj e ka lënë opozitën në pikë të hallit. Nuk e njohim maxhorancën ligjërisht, thotë Saliu. ( ! ) Hajde, hajde…njëlloj si kolonelët kur vendosin të bëjnë grusht shteti. Po ky i vobektë mendërisht, ku i ka ushtarët? Humor për një vobektësi intelektuale të një njeriu të trembur… Po Rama, çdo të bëjë? Mendoj se e ka të lehtë, sepse asnjë maxhorancë në botë nuk ndihet keq kur opozita nuk ka ide. Kjo opozitë me konflikte të stisura qe s’ e prekin fare opinionin publik, jo vetëm që s’ e shqetëson Ramën, por e ka forcuar; sepse siç shihen shenjat, Saliun do ta lenë radhët në Parlament. Përse ta duan? Për revolucion? Hahaha… atëherë çdo të ndodhë? Opozita duhet të rigrupohet me anë të ideve të reja, nëse nuk do që të krijojë në Shqipëri historinë e trishtë dhe të dhimbshme të një vendi që ka një opozitë që s’ ekziston se nuk di të mendojë.  Shumë keq, jo për opozitën, por më shumë për historinë tonë demokratike… E djathta duhet të reformohet as soon as possible…sa më shpejt që të jetë e mundur!