Sokrat BOÇI/ 100 vjet shtet! Shteti pa uniformën e Policisë së Shtetit

807
Sigal

Qeveria përmes shkeljeve ligjore, pranon mashtrimin nga Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit. Mashtrimi i qeverisë me emblemën e policisë

 

Qeveria shqiptare në shkelje të ligjit, pranon mashtrimin për të miratuar vendime antiligjore në emër të uniformës së re të Policisë së Shtetit dhe të shenjave të kompletimit të saj. Policia e Shtetit, veçse ka në përdorim simbolet e saj flamurin dhe stemën e Policisë të përcaktuara me ligj, rezulton të ketë në përdorim edhe emblemën. Madje janë tre emblema në përdorim, miratimi i të cilave nuk bazohet në ligj. Njëra emblemë (me shqiponjë dykrenare dhe mburojë të rrethuar nga të dyja anët me gjethe dushku) të vendosura në kapele. Emblema tjetër (me shqiponjë dykrenare të rrethuar në të dyja anët me degë dushku) të vendosur në Gradë supi me formë gypore dhe Emblema e tretë (me shqiponjë dykrenare të rrethuar nga të dyja anët me kallëza gruri) të vendosur në Grande të vogël gjoksi dhe në realizimin e disa objekteve të uniformës së re të Policisë së Shtetit dhe në kopse të disa objekteve të uniformës (kontratë Nr. 23/4, date 20.06.2011). Sipas një skeme mafioze të përdorur identifikohet (provohet fakti) se disa objekte të uniformes së re të Policisë së Shtetit në vlerën 137.558.400 lekë, si dhe gradat për punonjës policie të nivelit të mesëm e të lartë drejtues në vlerën 813.600 lekë janë prodhuar (realizuar) përpara hapjes së proceduarave të tenderit të datës 23.05.2011, me objekt “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit”, me fondin limit 1.885.505.216 lekë pa TVSH (2.262.606.259 lekë me TVSH).

Uniformat e reja të policisë së shtetit dhe shenjat e kompletimit të saj janë të paligjshme.

-Janar 2009. Në zbatim të ligjit nr. 9749, date 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, nxjerrja e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 79, date 21.01.2009 “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të Policisë së Shtetit”, si bashkim nenesh, neni 5 “Simbolet e Policisë”, neni 38 “Paraqitja e Gradave dhe neni 69 “Detyrim për të respektuar Uniformës”, i ka shërbyer fshehjes së uniformave të policisë.

-Ky vendim antiligjor dhe që le shteg për abuzim, ndryshe nga sa përcakton disa të dhëna teknike për stemat, gradat, shenjat e policisë, por me rezervat (me dyshimin) e të dhënave teknike të tjera si për formën, përmasat dhe llojin e materialit të ndërtimit të tyre, në pikën 2.3 “Uniformat e vendimit nr. 79, date 21.01.2009, Qeveria fsheh të dhënat teknike të Uniformës së Policisë së Shtetit. Nuk përcakton se kush janë lëndët e para tekstile, struktura dhe ngjyrat e tyre, si ngjyra karakteristike të një Policie Shteti, që do të përdoren për prodhimin e këtyre uniformave. Ose më saktë, Qeveria, Shteti miraton pa ditur teknikisht se, kush janë objektet e detajuara, modelet dhe karakteristikat e uniformës së re të policisë së vetë, të uniformës së Policisë së Shtetit. Uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë, me pamjen e jashtme  dhe dinjitoze të saj, prezantohet Shteti. UNIFORMA është BAZË!  Si në çdo vend të botës dhe në institucione të vendit tonë si Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Garda e Republikës (Garda është strukturë e Ministrisë së Brendshme) etj., që trajtohen me uniformë, në vendimet përkatëse të qeverisë të miratimit të uniformave të tyre, fjala “UNIFORME” është kryefjale, ndërsa Ministria e Brendshme, uniformen e Policisë së Shtetit të miratuar me VKM nr. 79, datë 21.01.2009 e hallakt, e shikon si dorë e dytë e të tretë, të parëndësishme (e fsheh) dhe në këtë vendim siç kemi shprehur, nuk specifikon dhe nuk trajton teknikisht objektet e uniformes (dhe modeli i një “kopse” si element identifikimi ne Policinë e Shtetit, duhet të përshkruhet teknikisht)! Gjithsesi Uniforma e re dhe shenjat e Policisë së Shtetit, janë të paligjshme. Neni 5 (simbolet, përjashto pikën 1) dhe Neni 69 (Detyrim për të respektuar uniformën) i ligjit nr.  9749, datë 04.06.2006 “Për Policinë e Shtetit”, nuk parashikojnë që uniformat, shenjat e Policisë së Shtetit, stemat sipas shërbimeve, logoja, emblema dhe shiriti për kapelet e policisë, të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ose më saktë “POLICISË SË SHTETIT- SHQIPËRI, me ligj i mohohet gjëja më e shenjtë, uniforma dhe shenjat e kompletimit të saj. Dhe policia irakene, që është në luftë, duhet ta ketë sanksionuar me ligj uniformën e tyre. Qeveria përcakton dhe miraton uniformën dhe shenjat e tyre, ndërsa shteti i respekton ato.

Rast i rrallë në Ballkan, Europë dhe në Botë! Se si simbole të saj, policia e shtetit – Shqipëri ka në përdorim flamur, stemë dhe emblemë?

Shteti shqiptar si çdo shtet tjetër në botë e ka të përcaktuar me ligj, se për simbole në përdorim ka Flamurin Kombëtar dhe Stemën e Republikës. Ndërsa Policia e Shtetit – Shqipëri, veçse e ka të përcaktuar me ligj (pika 1 nenit 5) të ligjit nr. 9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e SHTETIT”) se, për simbole në përdorim ka Flamurin dhe Stemën, por rezulton të ketë në përdorim edhe Emblemë të pa përcaktuar në ligjin e sipërcituar. “Emblema e Policisë së Shtetit”, sipas pikës 2.4 të VKM nr. 79, datë 21.01.2009 që ka miratuar uniformën e re të Policisë i jepet kjo përmbajte: Vendoset në pjesën ballore të kapelës dhe përbëhet nga shqiponja dykrenare, e njëjtë me atë të flamurit kombëtar, e modeluar me dy kallëza gruri me ngjyrë të artë. Emblema e Policisë së Shtetit, sipas pikës 2.5.3 te VKM nr. 79, dhe vendoset në gradat e nivelit të mesëm drejtues (“Drejtues”, që ka yll, grada “Drejtues i parë” që ka dy yje) dhe sipas pikës 2.5.4 të VKM nr. 79, emblemë e Policisë së Shtetit vendoset dhe në gradat e nivelit të lartë drejtues (“zëvendësdrejtor i përgjithshëm” që ka një yll, grada “Drejtori i Përgjithshëm” që ka dy yje). Emblema e Policisë së Shtetit pasqyrohet dhe në rregulloren e uniformës së Policisë së Shtetit nga faqe (45 nga 51) dhe e vendosur në Gradat e nivelit të mesëm e të lartë drejtues nga faqe (50 nga 51 dhe faqe 51 nga 51),  të miratuar me urdhër nr. 118, datë 09.02.2010 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Marifete e ndryshimeve të vendimeve antiligjore të qeverisë, zbulojnë mekanizmin mafioz të përdorur në pazaret me uniformën e re të policisë

Në janar të vitit 2009, qeveria shqiptare miraton uniformën e re të Policisë së Shtetit, pa ngjyrë (VKM nr. 79, date 21.01.2009). Ndërsa në Prill 2011 qeveria shqiptare kujtohet, miraton se si do të jetë ngjyra e kësaj uniforme (VKM nr. 281, datë 06.04.2011). Ndodh çudia! E pabesueshme (por që duhet besuar)! Pa mbërritur, pa u veshur (provuar) fare, uniforma e re dhe shenjat e kompletimit teë kësaj uniforme nga policia, miratuar me VKM nr. 79, datë 21.01.2009, qeveria shqiptare me propozim të Ministrit të Brendshëm (në fakt të zv/ministrit të Brendshëm z. Avenir Peka) me datë 06.04.2011 nxjerr një vendim tjetër dhe ka vendosur disa shtesa dhe ndryshime për uniformën e re të policisë (ndërhynë) ne vendimin e pazbatuar nr. 79, datë 21.01.2009. Pikërisht është vendimi nr. 281, datë 06.04.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 79, date 21.01.2009”, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e stemës, të uniformes, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të Policisë së Shtetit”, i cili vendosi:

Në vendimin nr. 79, date 21.01.2009, të Këshillit të Ministrave, të bëhen shtesa dhe ndryshime si më poshtë vijon:

-Pas pikës 2.3 “Uniformat”, shtohet pika 2.3.1, me këtë përmbajtje:  “2.3.1, Uniforma e policisë të jetë me ngjyrë blu të errët, me sistemin RGB, kodin 25-25-112, HEX # 191970”

Mashtrimi i qeverisë me emblemën e policisë!

Policia e shtetit me tre emblema në përdorim! Njëra emblemë me shqiponjë dy krenare e rrethuar nga të dyja anët me dy kallëza gruri, emblema tjetër me shqiponjë dykrenare dhe mburojë e rrethuar nga të dyja anët me gjethe dushku, ndërsa emblema e tretë me shqiponjë dykrenare e rrethuar me degë dushku?

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 281, datë 06.04.2011, ndryshe nga VKM nr. 79, date 21.01.2009 që kishte miratuar se emblemë me shqiponjë dykrenare e rrethuar nga të dyja anët me dy kallëza gruri vendoset në pjesën ballore të kapelës, bëri ndryshimet në pikën 2.4 të këtij vendimi dhe i jep këtë përmbajtje: EMBLEMA; Përbëhet nga shqiponja dykrenare me ngjyrë të zezë, mbi të cilën është vendosur një mburojë me ngjyrë blu, e rrethuar nga të dyja anët me gjethe dushku, dhe përkrenarja e Skënderbeut me ngjyrë të artë, të stilizuara e të vendosura në një fushë me ngjyrë të kuqe. Në pjesën e poshtme, mbi një shirit blu, është shkruar me shkronja të mëdha “POLICIA”

Ndryshime kanë pësuar dhe gradat të nivelit të mesëm drejtues (“Drejtues” që ka një yll”, “Drejtues i parë”, që ka dy yje) dhe gradat e nivelit  të lartë drejtues