Skepticizëm për politikanët tanë dështakë

799
Bardhyl BERBERI 

Skepticizmi është vështirë të shmanget. Sepse kjo që po ndodh sot, në shoqërinë tonë, duket që nuk është një politikë e re, ajo është vazhdim i së vjetrës. Veprimtaria politike është e ardhmja e një politikani të formuar. Në këtë kontekst politikanëve tanë u duhet tru pjellor. Ato duhet të mendojnë për punët, jo për privilegjet që u jep partia apo pushteti. Njeriu politik formohet varësisht nga kultura politike që ekziston aty ku ai vepron. Ajo kulturë mund të jetë konstruktive dhe anasjellltas, korrekte dhe jo korrekte, e zakonshme dhe jo e zakonshme. Në këto ujëra notojnë politikanët shqiptarë ca konstruktivë dhe po aq shumë destruktivë që i shërbejnë vetëm xhepit të tyre. Pikërisht në kontekstin e kulturës politike dalin në sipërfaqe njerëz me tipare të veçanta politike. Ndonëse politika duket si një fushë e rëndësishme, njeriu duhet të mësojë të bëjë politikë, serioze mbi bazën e programit të një partie të caktuar. E, nëse ai bën politikën e pasurimit të xhepit të tij atëherë kemi dy gjëra të ndryshme. Të parët janë njerëzit që e dinë ç’është politika, janë shumë pranë saj dhe njëkohësisht larg saj, nëse denigrojnë parimet politike sipas interesat të tyre. Por ka një kategori politikanësh që janë krejtësisht “aut” në politikë, Ata politika i tërheq si grua e huaj që duan ta shtien në dorë. Ato merren me politikat ditore, kanë mungesë integriteti politik janë si një mall demode dhe, në qoftë se nuk tërhiqen me kohë, mbeten të vendnumërojnë përgjithmonë në labirintet e politikës. Është një kategori tjetër dinakësh që nuk e dinë ç’është politika por me vetëdije shmangin shtratin e saj dhe hyjnë në lojërat e politikës duke qenë të paskrupullt krejt dhe janë gati të abuzojnë me votën që i jep populli duke iu dhënë karrige ‘të mëdha’ në pushtet njerëzve pa vlera pa asnjë kapacitet… Por ka dhe një kategori tjetër politikanësh që i kuptojnë lojërat e politikës dhe merren me të, duke besuar se edhe aty diçka fisnike mund të bëhet, dhe mund të kontribuohet. Këta gjithnjë punojnë duke dëgjuar këshillën e personave kompetent dhe mundohen të venë në jetë idetë duke qëndruar me këmbë në tokë. Janë udhëheqës të aftë, bashkëpunues, entuziast, të afrueshëm. Por fatkeqësisht tek ne janë shumë pak dhe numërohen me gishtat e dorës. Kategorizimi ynë ka për bazë vlerat të cilat është vështirë të dallohen, aq më tepër është vështirë të dallohet e mira nga e keqja, e drejta nga padrejtësia, politika nga politikanizmi. Nuk është vështirë të konstatohet se ka politikan të mirë, por të cilët në vorbullën e lëmshit nuk mund të dalin në sipërfaqe. Nga sa u tha më sipër dalim në të konkluzion se në rastet e politikë-bërjes politika tek ne bëhet e fragmentuar me shumë dredha, politikanët tanë bëjnë premtime dramatike dhe kur nuk i realizojnë as 10% prej tyre as që u skuqet faqja por vijnë përsëri sa vjen fushata me gënjeshtra të reja për të marrë përsëri votat sa me premtime po aq edhe me vota të blera dhe ata ngelen aty …si vampirë që me anën e një politikë-bërje që ngjan me shpendë grabitqarë që vetëm grabitin tenderë dhe koncesione ..Ja pra pse jemi skeptikë për politikanët tanë dështakë…
Sigal