Sjelljet e prindërve me paraadoleshëntët dhe adoleshentët

3168
Xhulia MARASHI 
Psikologe

Për të pasur statusin e një prindi të kujdesshëm duhet që të jesh jo thjesht prind biologjik. Por të të karakterizojë kujdesi i vazhdueshëm ndaj fëmijes Një rol shumë të rëndësishëm që fëmija të mos pësojë trauma, e ka edhe një mësues, një psikolog apo gjithkush që ka marëdhënie me para adoleshentët dhe adoleshentët, komuniteti ku ai rritet, p.sh motra apo vëllai. Për këtë target moshe duhet të këte kujdes të madh. Eksperienca ime si psikologe në disa qendra dhe shkollimi im jashtë vendit më sugjeron të jap këshilla për prindërit si të përformojnë me fëmijet e tyre, ku duhet të përqëndrohen që të jenë të suksesshëm e të rrisin fëmijë pa trauma. Kam kohë që punoj dhe në një qendër sociale e kam hasur probleme të jashtëzakonshme të mardhënieve të vështira që shpesh artificialisht vetë prindërit i krijojnë duke mos pasur eksperiencën e duhur në komunikim dhe drejtimin e fëmijës në kurse të shumta apo dhe duke mos iu dhënë mundësitë për t’u ushtruar në ato gjëra në të cilat fëmija ka vërtet talent. 

Një mama shumë e përkushtuar me rrëfen: Kam dy fëmijë njëri në moshën 9 vjeç dhe tjetri në moshën 12 vjeçare. Ky i dyti ka një ndryshim të jashtëzakonshëm në sjellje prej dy muajsh dhe familja ime po kalon një makth të vërtetë, ai mbyllet në dhomën e tij me çelës, ose ngre zërin e muzikës e nuk na dëgjon, ose përgjigjet me fjali të shkurtra, ndonjëhere dhe fyese e me zë të lartë, i ka rënë interesi për shkollën, unë ndjehem një nënë e lodhur, se krejt papritur m’u shkatërrua harmonia në familje. Mos ndoshta nuk kam qënë nje nënë e mirë për djalin tim?! 

Këto dilema unë i kam hasur shpesh gjatë punës në qëndren sociale ku jap asistencë dhe prindër me lot në sy rrefehen e tremben dhe duken pa rrugëdalje, më ka ndodhur të lotoj dhe unë së bashku me ta, por zgjidhja më e mirë ishte t’u gjendem në momente kritike të jetës së tyre, fazë që pothuajse e kalojnë të gjithë prindërit që janë në pragun e parë të hyrjes së fëmijës së tyre në adoleshencë dhe fundi i viteve të bukura të paraadoleshencës kur fëmija dëgjon, ka nevojën e lidhjes së fortë me prindërit, ështe më i sigurtë në shkollë dhe zbaton me përpikmëri ato që kërkojnë më të rriturit prej tij/asaj. Në fakt nena është ajo që ka rolin më të madh të atashimit dhe i fal fëmijës në paraadoleshencë, ngrohtësi, qetësi, siguri,e shoqëron pothuajse në shumë obligime apo kurse private dhe zgjidhje detyrash, e krejt papritur me hyrjen në adoleshencë kjo marrdhënie e bukur fillon e zbehet, por ato nuk duhet të lënë për asjë çast pas dore përkujdesjen akoma ndaj tij/asaj. Duhet të ulin ritmin e ledhatimeve dhe të kujdesit të mëparshëm, pasi ata nuk e pranojnë më të trajtohen me butësi e përkëdhelje, madje rebelimi i tyre arrin shpesh në ekstrem sa prindërit shprehen: “Unë nuk e njoh më fëmijën tim!”, dhe këtë e thonë gjithë dëshpërim, dhimbje e lot në sy. Më tepër në tërësi rebelohen fëmijët që kanë nëna të kujdesura deri në detaj ku dhe i lajnë djemte e tyre në paraadoleshencë dhe këta sapo hyjnë në adoleshencë duan të shkëputen sa më parë nga kjo lloj mardhënie e ngrohtë mëmësore e ndaj ndodh shpesh rebelimi i tyre. Eshte nje fazë jo e lehtë për t’u menaxhuar ndaj duhet të jeni vigjilentë e ta kaloni me qetësinë e duhur dhe me mençuri, shpesh kam hasur nëna që arrijnë deri aty sa thonë: “Djali im nuk më do më!”, e më e keqja është që djemtë në adoleshencë në të shumtën e rasteve këtë shkëputje e rebelim e bëjnë në mënyrë të vetëdijshme që të krijojnë indipendencën e tyre dhe rebelimi i tyre është forma më e përkryer që ata të largojnë njerëzit më të afërt, kujdesi i të cilëve u duket i tepruar dhe mohim i lirisë së tij /asaj. Kjo shkëputje u ndodh shpesh edhe fëmijëve të llastuar apo të përkedhelur nga prindërit. ju ka ndodhur të gjithëve që në një hark kohor prej një viti kur krejt papritur fëmija juaj nuk do që t’ia mbash dorën kur afrohesh te muri i shkolles, gjë të cilën në paraadoleshencë nuk e kishte fare problem, apo kur afroheni për ta ledhatur në momentin e përcjelljes për në shkollë dhe ai që ndjen bezdi të madhe, por ju nuk duhet të lëndoheni apo të ndjeni në heshtje se po e humbisni fëmijën tuaj. Por dozat e përkëdheljeve tashmë duhet t’i ulni dhe ta pranoni njëherë e mirë, që tashmë ai po rilind dhe përballjet e tyre me trupin, hormonet, zhvillimet e shpejta e të befta nuk janë aspak të lehta; për familjen tuaj, për realitetin social në tërësi. Suksesi dhe dështimi tyre tashmë nuk është në dorë të prindërve, ju nuk jeni më fuqiplotë ndaj tyre e proçesi në të cilën po kalon një i ri apo e re është plot vështirësi, pengesa, dilema, të papritura, zhgënjime, trishtim, hare. Emocione pozitive apo dhe negative, dhe për këtë gjëndje ju asnjëherë mos fajësoni veten, ama kujdesi dhe udhëheqja juaj në këtë rrugë të vështirë nuk duhet të ju mungojë për asnjë çast duke e orintuar mirë drejt pavarësisë së tyre, të cilën e kërkojnë me çdo kusht. Roli i prindërve do vështirësohet shumë, por të dy palët gjatë adoleshencës së vajzës apo djalit tuaj do përjetoni një stinë të re, një marredhenie të re, një rrugëtim të ri, ndryshe nga ajo në paraadoleshencë kur ata ishin totalisht “pronë” e juaja. Ndihmojini dhe mbështetini dhe kur gabojnë, sepse shokë dhe miq ata do të kenë tërë jetën e tyre, por prindër që duhet t’i duan, si në të mirë dhe në të keq janë vetëm dy, prandaj ruani mirë ekuilibrin midis të qenit mik i ngushtë apo prind kërkues dhe mbështetës, sepse ata janë duke ndërtuar një rrugë rishtasi e sa e sa herë do e dëgjoni shprehjet, që nuk i kishit hasur në paraadoleshencë si: “Mami nuk mund të të duroj më, ty as këshillat e babit, ju jeni jashtë kohës në të cilën unë po rritem, ju nuk më kuptoni mua, po vazhduat më me këshilla unë do ju braktis”, ndaj kurajë dhe shumë përkushtim për të kaluar këtë moment dhe për ta udhëhequr në jetë pa trauma. Bëhuni prindër dhe miq për fëmijët tuaj, por të dyja në ekujlibër me njëra-tjetrën pa humbur rolin tuaj.
Sigal