Simon Miraka: Zëri i Frank Shkrelit dhe Zëri i Amerikës ishin drita dhe shpresa e vetme në Shqipëri

625
Zëri i Frank Shkrelit dhe Zëri i Amerikës ishin drita dhe shpresa e vetme në atë pus të errët dhe të pafundmë në Shqipëri
Frank Shkreli, edhe pse larg atdheut të tij të izoluar nga bota e qytetëruar dhe e lirë, zemra dhe mendja i rrahin dhe nuk e ndalin punën për vendin e tij “të zënë rob” nga diktatura komuniste. Zëri i tij, tek Zëri i Amerikës të jepte pakëz dritë dhe shpresë në atë pus të errët dhe të pafundmë në Shqipëri. Nuk ishin të pakët ata që vraponin për të kapur orën 8 e 30 minuta, se çfarë do na thoshte Frank Shkreli, Elez Biberaj, Idriz Lamaj etj. Ishte ai za, ushqimi ma i mire për ne, mbas një pune tmerrësisht të lodhshme e të pasigurisë së ekzistencës tonë. Kontributi i Franit, i këtij personaliteti të diasporës Shqiptare është shumë i madh, si në shembjen e komunizmit, po ashtu dhe në pavarësinë e Kosovës. Me shkrimet e tij, që përçohen nga fryma kombëtare, ai sensibilizoi kancelaritë ndërkombëtare për gjenocidin Serb në Kosovë. Tani Frani është prezent në shtypin e shkruar dhe pikërisht te gazeta e pavarur “Telegraf”. Për vlerat kombëtare të tij, komuna e Shkrelit me rastin e 100 – vjetorit të pavarësisë e beri “Qytetar Nderi” të komunës. Unë, si lexues i rregullt, por edhe si mik i familjes ndihem krenar për kontributin e Franit, për çështjet e ndryshme kombëtare. Me ketë rast i uroj shëndet dhe si gjithmonë e falënderoj për kontributin e tij, për shtresën e ish- të përndjekurve politikë!
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të ish-të përndjekurve Politikë
Sigal