Shuka Minga/ Shqipëria, han pa porta!

662
Koha thërret “Mënt në kokë”! Çlirimi i Shqipërisë më 29 Nëntor 1944 u bë nga pushka partizane me komandant Gjeneral – Kolonel Enver Hoxhën. Ata që nuk e kupotojnë rëndësinë e Enver Hoxhës nuk e kuptojnë historinë e Shqipërisë. Enver Hoxha ngriti nje Shqipëri të fortë ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht si dhe la një numër veprash me vlera teorike e praktike për lëvizjen komuniste. Nën drejtimin e tij shtetit shqiptar bëri hapa vigane në të gjitha drejtimet. Enver Hoxha besonte se nuk ka zgjidhje të problemeve jetike të klasës punëtore pa socializëm. Nuk ka drejtësi të vërtetë sociale pa socializëm! Nuk ka socializm te vërtetë pa marksizm-leninizmin! Ai zhduku gjakmarrjen dhe hakmarrjen, ngriti një shërbim profilaktik shëndetësor falas dhe zhduku sëmundjet shekullore të popullit shqiptar si tifoja, malarja, tërbimi, sifilizmi, zgjebja e sëmundje të tjera ngjitëse. E çoi Shqiperinë nga legjenda e misrit te sigurimi i bukës në vend, nga parmënda te prodhimi i traktorit të markës shqiptare, nga pushka me gjalm te avionet e raketat. Socializmi i Enver Hoxhës është historia e zhvillimit dhe historia ka gjithmonë të drejtë. Shumë gjëra nuk u bënë ashtu siç dëshironim, por shumë gjëra u realizuan në mënyrën më të mrekullueshme si: LANCL, Kolektivizimi, Industrializimi, Arsimimi, Shëndetësia falas, mbrojtja e vendit etj.
Pas përmbysjes së sistemit në vitin 1991 në Shqipëri politika shqiptare ndoqi rrugën e nënshtrimit e të dyerve të shpartalluara. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në mungesë të zgjidhjes së qytetëruar, dhe madje edhe në kombinim me frikën, politikanë në Shqipëri e në Kosovë po përforcojnë idenë se problemi nuk ka zgjidhje pasi vepron ‘Kali i Trojës’ si sinonim i pabesisë.
Me ngjarjet e ndodhura kohët e fundit të zgjedhjeve te 21 qershorit 2015 ku u lejuan të bëjnë fushatë elektorale individë dhe grupe armiqësore të cilët propaganduan aneksimin e Jugut të Shqipërisë. As Qeveria, as Ministria e Jashtme nuk ka reaguar sepse të gjitha ngjarjet rreth nesh ajo i merr vesh e fundi, nga mediat e huaja. Është krejt e gabuar të rrish duarlidhur e gojëmbyllur kur të tjerët veprojnë në dëm të popullit e kombit tënd, ose të pranosh se meqë je një shtet ose një popull i vogël, është pretenciozitet i madh të thuash fjalën tënde, të mbrosh të drejtën tënde ose të dalësh me pikëpamjen tënde përpara të “mëdhenjëve”. Modestia false dhe shpirti oportunist prej skllavi janë të papranueshme për shqiptarët. Ne shqiptarët u themi sërbëve e grekëve se çdo gjellë ku përzihet helmi nuk mundë të hahet, sepse të vdes, ajo duhet shkelmuar e derdhur. Populli shqiptar u ka thënë dhe u thotë popujve grekë e sllavë se kufiri i Shqipërisë me ta do te jetë kurdohere i qetë … Ne duam të rrojmë të lirë në vendet tona. Ne u duam të mirën popujve sllavë dhe grekë dhe duam të zhvillojmë miqësinë në rrugën më të përshtatshme për secilin pa ndërhyrë në punët e brëndshme të njëri – tjetrit….Ne i luftojmë ato qeveri dhe ata njerëz që kanë ide skllavëruese. Shqipërisë sot i mungojnë burrat e shtetit. 
Politikanët në gjunjë para sllavëve dhe grekëve
Grekët dhe grekomanët kanë sajuar lloj lloje intrigash e shpifjesh për të realizuar Megaloidhenë. Në fushatën antishqiptare pala greke ka aktivizuar jo vetëm politikanë e gazetarë, por edhe njerëz me veladonin e Kishës dhe me uniformë ushtarake! Kreu i kishës Orthodokse, Anastas Janullatos hapjen e fushatës e bëri në Athinë më 17 maj 2015 në 101 – vjetorin e shpalljes se Autonomisë së Vorio Epirit ku ishin të pranishëm antishqiptari Nikolas Gejxh, Kryetari i shoqatës së Vorio – Epirit, Babis Karathamos, Zv/ministri i shtetit grek Terenz Kaike, Sekretari i Përgjithshëm i MPB Angjelos Siraços, deputetë të Partise “Demokracia e Re”, krerët kryesorë të PBDNJ dhe shoqata OMONIA.
Krerët kryesor te PBDNJ,OMONIA bashkë me kryetarin e Bashkisë së Igumenicës dhe Filatit vijnë në Konispol për fushatë dhe nuk lejohen çamët të vizitojnë varrezat e gjyshërve të tyre në Igumenicë e në Filatit. Bollano (Ballabani) shkoi në SHBA dhe loboi gjithashtu për Vorio – Epirin. 
Partia Demokratike në vitin 2009 i fali Greqisë Gjiun e Sarandës, sa që Bakojanis e quajti fitoren me të rëndësishme strategjike të Greqisë në 100 vjetët e fundit. Deri tani interesat e kombit nuk i kanë shitur njerëzit e rëndomtë, por ata me pushtet e në pushtet. Kush e shkatërroi vendin me 1992? Po më 1997? Po me 1998? Kush i dogji Hipotekat, Arkivat? Kush e shkatërroi Kulturën Ilire duke rrëmbyer dhe prishur çdo relikë të periudhës ilire, duke djegur e plaçkitur bibliotekat, shkollat dhe universitetet e Shqipërisë? Kush e vodhi Banken e Shtetit? Kush i bën vrasjet misterioze? Kush e hodhi idenë e ndasisë Jug – Veri në Shqipëri për të kryer më mirë përçarjen e vendit? Kush i ka vënë në pikepyetje: Kongresin e Drejtshkrimit, figurën e Skënderbeut, Pavarësinë e vendit, Luftën Nacionalçlirimtare?! Kush e vendosi në krye të kishës Orthodoksee Anastas Janullatos një grek më 1991 i cili më vonë dekoroohet nga Presidenti Topi!? 
Më 5 Mars 1998 ambasadori grek Prevenduraqis deklaroise “Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë grekë”. Këtë deklaratë e ka bërë edhe Micotaqis ku me Amandamentin Makariadhi më 1993 lejohet shpallja e shtetësisë sipas qejfit ku shqiptarët të paraqiten në zyrat civile e gjykata për të deklaruar shtetësinë greke. Më 2005 ish Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa kundërshtoi planin grek “Korça greke”, ndërsa ish zv/kryeparlamentari F.Bejo e quajti zë në shkretëtirë.
Greqia nuk zbaton asnjë dokument ndërkombëtar për minoritetet. Nuk ka hequr Ligjin e Luftës të vendosur më 1941 kur Shqipëria ishte nën pushtuesin fashist.
Shikoni se në Paralamentin shqiptar ulen deputetë sa për numër, sepse ata nuk janë as të fjalës, as të besës dhe as për të luajtur “gishtin“. Drejtuesit e PBDNJ dhe OMONIA zhvilluan fushatë intensive për të marrë Bashkinë e Konispolit ku si kandidat me miratimin e organizatës antishqiptare “SFEVA” u gjet një farë Anastas Gudas. Gudas para se të kandidonte mori një takim me ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke Frangos Frangulis i cili ka hyrë e dalë disa herë në Shqipëri në vitin 2014-2015. 
Grekët tek ne mundet të ngrenë flamurin grek, mund të marrin pjesë në fushata antishqiptare brenda territorit të Shqiperisë, mundet të kërkojnë pjesë të territorit shqiptar, mundë të shtjenë në dorë bankat, kazinotë dhe gjithë tregtinë e jashtme e atë të brendshme, ndërsa qeveria dhe populli hesht, Shqipëria nuk ka asnjë të drejtë në teritorin e saj. 
A do ta vendosim ndonjëherë në rend të ditës ne shqiptarët çështjen e shpëtimit nga “skllavërimi e “mjerimi” të shqiptarëve e të mbledhim rreth vetes potencialin më të mirë e më aktiv intelektual për të bërë diçka në mënyrë aktive dinjitoze? A kemi ne kapacitete intelektuale, mendimtarë shqiptarë për të shprehuar gatishmërinë e të bëjnë diçka te dobishme, që të bashkojmë shqipëtarët? Populli e ka vulosur me këngë:
“Eshë e jona Shqipëria,
Nuk lëshojmë asnjë pëllëmbë
Ja do ta gëzojmë vetë 
Ja do shuhemi të tërë”
Sigal