Shteti paralel dhe frika e shtetit nga paralelet

551
Agron MEMA
Kjo verë ka qenë tmerr për Sarandën dhe vijën bregdetare shqiptare, sidomos atë jugore. Nuk ka pasur asnjë lloj policie të këtij shteti pa performuar prezencën e tyre dhe pa treguar dhëmbët se “këtu ka shtet”. Por në fund ata që janë ndëshkuar janë vetëm bizneset e hotelerisë dhe ambulantët dymujorë në hapësirat publike të plazheve, pavarësisht çmimeve dhe taksave të kripura nga pushteti lokal. Dhe e gjitha shkarkohet mbi pushuesit që tanimë ankesat e tyre kanë arritur deri barsoleta të jetës së përditshme. Po ç’është kjo prezencë e gjithëfarëllojshme e policive të këtij shteti? Pse duhet në çdo sezon veror? Dhe kush është produkti i punës së tyre? Kryesisht kontrollojnë tatimet duke paralelizuar institucionin shtetëror të tatimeve dhe atë të pushtetit lokal, ndërsa po t’i shikosh se ku hanë e pinë dhe rinë, edhe sulltani vet do t’ua kishte zilinë. Nëse ka shkelje të ligjit mbi vjeljen e tatimeve dhe ky grup kontrolli i konstatuar, mirë gjobëvendosja, po masat ndaj atyre që nuk kanë bërë detyrën ku janë? Duket se shteti trembet veten nga shteti paralel që ka krijuar. Thua se ka ndodhur apokalipsi financiar në Sarandë dhe Himarë dhe shpëtimtarët tatimorë janë në operacion special. Nuk jemi kundër zbatueshmërisë ligjore, por jemi kundër këtij terrori të përvitshëm të një shteti paralel, se në fund të sezonit asgjë nuk është konstatuar, përveçse pirjes së ndonjë cigareje në mjediset publike dhe mos prerje të një fature tatimore për një kafe dhe për këtë u dashka një eskortë e tërë për të vënë rregullin në vend. Turizmi po shkon drejt pikjadës më katastrofike të historisë së tij në Sarandë dhe Himarë, duke e mbuluar me statistika të ardhjes së kroçerve me turistë që mund apo jo, ta pinë një bidon gjysmëmkilësh me ujë. Pra, këtyre agallarëve të tatimorëve, si u del hesapi (me dieta apo jo) që të flenë e hanë në lokalet më luksoze të bregdetit jugor?
Sigal