“Shtete mafie” dhe financat kriminale që bota nuk i sheh

663
Sigal

Nga Moisés Naim

Në Bullgari, Atanas Atanasov, një deputet i Parlamentit, ish-kryetar i kundërspiunazhit, ka thënë: “Vendet e tjera kanë mafie, kurse tek ne mafia ka vendin”. E njëjta gjë vlen për Guinea-Bissau, për Malin e Zi, për Myamar, Ukrainën, Bolivinë, Korenë e Veriut, Afganistanin, Venezuelën…

Edhe në Rusi, interesat kombëtare dhe interesat e krimit të organizuar janë kryqëzuar pazgjidhshmërisht. Provoni për shembull të rindërtoni xhirimin e stërmadh të parave të lidhura me gazsjellësin e Uraleve, shpërndarë nga Rusia nëpërmjet Ukrainës në Europë. Do gjeni shumë zona të errëta, shumë maceta parash të mëdha, shpesh të pamotivuara, të transferuara e kolauduara nga persona të errët dhe pa atdhe, që nuk paguajnë taksa, që vetëm një organizatë e errët, e përcaktoj kriminale, mund t’i ketë në dorë të gjitha këto. Dhe shikohet që kemi të bëjmë me interesa gjigandteske, me fuqi politike të vendeve të interesuara, ku dhe qarqet më të larta, nuk mund të mos jenë pjesë e lojës. Do të ishte e padenjë të thoshim e nënvizonim se është vetëm një viktimë, apo një spektator pasiv. E njëjta gjë mund të thuhet për shumë shembuj të tjerë në Afrikë, Azi, Amerikën Latine, Ballkanin e kapur kudo, Europën lindore, një pafundësi mafiesh kriminale veprojnë në një shkallë shumë të gjerë dhe shumë të dukshme, ku është e pamundur që qeveritë të mos jenë përfshirë në administrim, në promovim dhe në mbrojtje të mafieve.

Ka bërë shumë mirë Roberto Saviano që e ngre këtë problem:(Shkrimtari R.Saviano autor i romanit antimafje Gomorra, këto ditë në gazetën amerikane “Nju Jork Times”, akuzon qeveritë, sidomos ato të Greqisë dhe vendeve të tjera ballkanike ku ndodhet dhe Shqipëria që pasurohen nëpërmjet mafjeve…, sqarim i përkthyesit), deri pak vite më parë, mafiet kishin shumë influencë mbi disa personazhe brenda qeverive, sot janë vet qeveritë, në zonat dhe vendet që përmenda, por dhe në të tjera, që kanë marrë kontrollin e rrjeteve ilegale ndërkombëtare. Unë, në diferencë me Savianon, jam më pak pesimist për Europën, përfshi Spanjën, që është jo nga sot me demokraci të konsoliduar, e mbi të gjitha Greqia. Korrupsioni, padyshim është shumë i fortë, sikurse Saviano dokumenton Greqinë e vendet rreth saj, por në këtë rast nuk mund të flitet për shtete mafie. Po kështu nuk mund të flitet se duhet të jemi absolutë në këtë që themi, duke braktisur faktet, në Itali, dhe jo vetëm nën qeverinë aktuale, por dhe në atë që sapo iku.

Të tjera janë faktet kokëforta botërore. Në Venezuelë, në vendlindjen time, ish-kryegjykatësi suprem, Eladio Aponte po nxjerr prova të mëdha që drejtues qeveritarë të shkallës së parë sipërore janë edhe drejtuesit e bandave kryesore kriminale ndërkombëtare. Ndërmjet këtyre, gjenerali ushtarak Rangel Silva, të cilin edhe SHBA e kanë akuzuar si “asistent materializues i aktivitetit të narkotrafikut”,  të cilin Chaves e ka emëruar ministër të Mbrojtjes. Për të mos folur për Afganistanin, ku vëllai i presidentit, guvernatori i Kandahar Ahmet Wali Karzai, i vrarë më 2011, ka qenë akuzuar shumë herë për trafik opiumi (droge), aktivitet kryesor ekonomiko-industrial i vendit.  Në një “Shtet mafie”, në fillim kriminelët infiltrohen në qeveri. Dhe qeveria vet përfundimisht në vend që të largohet, e tregon me aktivitet. Ndodh që anëtarët e ekzekutivit dhe bashkëpunëtorët e tyre pasurojnë vetveten, familjet dhe miqtë dhe në të njëjtën kohë shfrytëzojnë pasuritë e vendit, me forcë edhe fizike, influencë politike dhe me lidhje globale në organizatat kriminale, për të çimentuar dhe zgjeruar fuqinë e tyre.

Shkrimi i publikuar në “La Repubblica” Gusht 2012.

Përktheu për “Telegraf”: Luan Shmilli