Shqiptarët ortodoksë në Ballkan

2556
Dr. Qemal LAME
Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan e në Evropë. Këtë të vërtetë historike e vëmë në qendër të vëmendjes në çdo rast që mohohet, lihet në harresë apo falsifikohet historia e shqiptarëve dhe popujve të tjerë ballkanikë. Prandaj, mirëpresim përfundimet objektive të studiuesve të historisë dhe zgjidhjen e probleme madhore në konferenca dhe botime shkencore. Po kështu tregojmë interesimin e merituar, edhe për deklarimet për të vërtetën për shqiptarët që bëjnë personalitetet politike të shteteve të tjera, sidomos ato fqinje. 

Në kushtet që diskutohen zgjidhja e problemeve të mbartura historikisht në Ballkan, vlerësimi i drejtë i së vërtetës për shqiptarët ndikon pozitivisht në klimën politike, opinionin shoqëror, në besimet fetare, miqësinë, paqen e sigurinë në Ballkan. Një zë objektiv u dëgjua publikisht në Maqedoni. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaron me sinqeritet dhe shpjegon se është shqiptar ortodoks. Gjatë vizitës së tij sot, më 17 shkurt 2018, në Tikvesh, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me, sipas tij, akuzave që Branko Manojllovski ka bërë në adrese të Ramnilla Sheqerinskës, se Radmilla Sheqerinska është shqiptare ortodokse, duke i vërtetuar, tha:

– Është e vërtetë se Radmila për nga gjyshja është një shqiptare ortodokse, por çfarë ka këtu të frikshme? Edhe unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë. Duke vazhduar më tej, Zaev shtoi se edhe në Greqi ka shqiptarë ortodoksë,

-Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. 

Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet. – thotë Zaev.

Në kërkesën provokuese të një gazetari, që Zaev të thotë një fjalë shqip, Zoran Zaev përgjigjët po me sinqeritet: “Unë nuk di të flas në gjuhën shqipe, pasi gjuhën shqipe nuk e kam gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk është me rëndësi njeriu si flet, por si ndjehet. Unë ndjehem shqiptar ortodoks.” përfundon kryeministri Zaev. Me këtë deklarim nuk do të thotë se Zaev angazhohet në mbështetje të politikës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve dhe nuk bën politikë për shqiptarët. Publikimi i deklarimeve të Zoran Zaev, është tema e lajmeve të disa medieve të pavarura në Maqedoni. Për të qenë objektiv në analizën tonë, presim publikimet apo komentet nga media zyrtare dhe deklarimet kritike apo vlerësuese ndaj shqiptarëve në trojet e tyre, si dhe të dallimeve që bëhen mbi bazën e besimeve fetare.

Qytetërimi ilir dokumenton se emërtimi Maqedoni është ilir-shqiptar dhe u përket shqiptarëve. Maqedonia është trevë e njohur shqiptare që nga lashtësia e deri në kohën e sotme moderne. Në vazhdim të zhvillimeve historike, e gjithë kjo trevë, nga Velesi që përmend Zaevi dhe më gjerë, ka qene e populluar me shqiptar, kryesisht ata të konvertuar ne besimin islam, pas pushtimit nga Perandoria Osmane. Shqiptarët, që vazhdonin të ishin te besimit ortodoks, u asimiluan pak e nga pak, me anë të dhunës e të trysnisë së pushtuesve sllavë, fesë së pushtuesve, martesave me popullsinë sllave-maqedonase, deri sa u “shkrin” dhe pranuan identietin maqedonasit. Sa më shumë që Shqipëria dhe shqiptarët njihen, vlerësohen e mbështeten nga qytetërimi evropian e kodo në botën e zhvilluar, aq më shumë njihet e vërteta dhe rritet ndjenja dhe krenaria kombëtare e shqiptarëve. Natyrshëm, ortodoksët në Maqedoni me identitet të mohuar, deklarojnë me ndërgjegje se janë ortodoksë shqiptarë. Hapja e Kishës Ortodokse Shqiptare, është një sukses tjetër për njohjen e identitetit shqiptar. Shoqata “Josif Bageri” po punon me përkushtim që të vetëdijësojë shqiptarët ortodoksë që nuk janë maqedonas, siç e dinë se janë dhe e deklarojnë në mjediset shoqërore, duke shpjeguar të ndërgjegjësuar se janë shqiptarë të besimit ortodoks, por që ndër vite janë asimiluar me forma te ndryshme. Këta ortodoksë shqiptarë janë popullsia në Prilep, Mavrovë, Rekë, Manastir etj. Ndërsa Strumica që është ne kufi me Bullgarinë dhe Greqinë, akoma nuk ka deklarime për popullsi me identitet shqiptar, as te asimiluar e as të pa asimiluar. Zaevi dhe po të jetë shqiptar nuk e ka aq të lehtë ta deklarojë këtë identitet. Propaganda dhe reagimet e ultranacionalistëve maqedonas janë të njohura për ashpërsinë, primitivitetin e antihumanizmin. Me këtë deklarim të Zaevit, urojmë të sensibilizojë shqiptarët ortodoksë, të qartësojnë mjegullën që ka shkaktuar politika dhe feja në mendjen e ndërgjegjen e tyre, të thyejnë trysnitë e frikën që ushtrojnë ultranacionalistët maqedonas, të pyesin ndërgjegjen e shpirtin, të kenë guxim të mbrojnë identitetin e përkatësinë e tyre kombëtare dhe sa më parë të rikthehen me nder ne identitetin e origjinës së të parëve të tyre. Deklarimet e Zaev, kanë rëndësi të analizohen me objektivitet dhe pa njëanshmëri politike, pa u ndikuar nga propaganda shoviniste antishqiptare e nacionalizmit fondamental e shqiptarofobia. Deklarimet bazohen në mendimet që ekzistojnë e mbrohen në opinionin publik, bazohen në të vërtetat historike të njohura dhe nga studimet albanologjike. Shqiptarët ortodoksë e katolikë janë një realitet që nuk mohohet dhe as nuk mund të vazhdojë të mohohet në Maqedoni, në Greqi, në Malin e Zi, në Serbi, në Bullgari, në Rumani, në Hungari, në Ukrainë, në Turqi etj. Politika dhe feja i ka ndarë shqiptarët në myslimanë e ortodoksë. Në lashtësi, shqiptarët ishin paganë. Udhëheqësit e tyre u hyjnizuan dhe u përjetuan në legjendat e mitet. Me epokën e re të krishterimit, shqiptarët ishin nga popujt e parë që u deklaruan kristianë. Perandori shqiptar, legalizoi dhe e bëri fe zyrtare krishterimin. Me ndarjen e Perandorisë Romake, Perandoria Bizantine vazhdoi të mbetet kristiane ortodokse. Pushtuesit sllavë asimiluan një pjesë të rëndësishme të popullsisë shqiptare. Po kështu, edhe pushtuesit osmanë konvertuan me dhunë një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare. Politikat antishqiptare e shteteve fqinjë, shovinizmi, gjenocidi, shkombëtarizimi, asimilimi, dëbimi me dhunë nga trojet e tyre të lashta kanë dëmtuar rëndë demografinë dhe kanë shkaktuar pasoja katastrofike me përmasa biblike për kombin shqiptar. 

Shqiptarët kanë përballuar me zotësi pushtimet e perandorive dhe kanë mbijetuar. Shqiptaret mbeten kombi me shumicë absolute në Ballkan. Studimet albanologjike, kanë kontribuar në njohjen e së vërtetës pellazge-ilire-shqiptare (të emërtimeve arvanitas e arnautë) dhe për vazhdimësinë historike deri në ditët tona të shqiptarëve. Qytetërimi ilir dhe gjuha shqipe janë dëshmitë e etnogjenezës së popullsisë etnike ballkanike. Historia dëshmon, se burra shteti, politikanë, diplomatë, luftëtarë e strategë të mëdhenj të njohur edhe ndërkombëtarisht kanë qenë dhe mbeten me origjinë të pastër shqiptare, kanë kontribuar esencialisht në shtet-formimin dhe udhëheqjen e pothuaj gjithë shteteve ballkanike dhe më gjerë. Këtë realitet e përjetojmë edhe në kohën e sotme moderne të shteteve fqinje ku shqiptarët e vjetër, arvanitasit apo arnautët shquhen në drejtimin e shtetit e të shoqërisë në vendet ku familjet e tyre janë vendosur prej kohës dhe jetojnë aktualisht.


Sigal