Shqiptarët më parë pranojnë degdisjen në Ferr, se sa të rilindin në Shqipëri

580
Sigal

Gazeta Telegraf/


Bardhyl Matraxhiu

 

Profesori
i degës së letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT, Bardhyl
Matraxhiu, ka ironizuar programin kombëtar të kontrollit bazë shëndetësor në
Shqipëri, Check Up-in. Me anë të një shënimi në profilin personal në facebook,
Matraxhiu shkruan, se në Ferr ka shpërthyer një kryengritje e fuqishme e mijëra
shqiptarëve të vdekur, e gjithë kjo, pasi kanë marrë lajmin se figurojnë në
listat e Check Up-it të Shqipërisë. Duke vijuar me tej me statusin, ai thekson,
se ata i kanë dërguar një peticion Luçiferrit, ku i kërkojnë të rilindin dhe të
rikthehen në Shqipëri pasi analizat vërtetojnë që janë shëndoshë si molla dhe
kanë vdekur gabimisht dhe gjithashtu janë ndëshkuar gabimisht në Ferr. Në
lidhje sa më sipër, profesor Matraxhiu shkruan se ata i kërkojnë dhe Vetingun
gjyqtarëve djaj që i kanë dhënë këto vendime duke i quajtur të korruptuar.
“Mësohet se Shën Pjetri i ka dërguar një relacion Zotit, ku e informon, që ata
pak shqiptarë që janë në Parajsë rrinë urtë dhe nuk kanë pretendim që të
rilindin e të rikthehen në Shqipëri. Madje, shton Shën Pjetri, u pyetën dhe thane,
se do të preferonin më mirë degdisjen në Ferr, se sa të rilindeshin përsëri në
Shqipëri”, shkruan ai.

 

Shënimi i plotë i Prof. Bardhyl Matraxhiut në facebook

 

Kryengritje Shqiptare në Ferr! Burime të mirinformuara,
por anonime na bëjnë me dije se në Ferr ka shpërthyer një Kryengritje e
fuqishme e mijëra shqiptarëve të vdekur. Kjo, pasi kanë marrë lajmin se
figurojnë në listat e Check-Up-it të Shqipërisë. Ata i kanë dërguar një
peticion Luçiferrit ku kërkojnë të rilindin dhe të rikthehen në Shqipëri pasi
analizat vërtetojnë që janë shëndoshë si molla dhe kanë vdekur gabimisht dhe
janë ndëshkuar gabimisht në Ferr. Për këtë kërkojnë dhe Vettingun e gjyqtarëve
djaj që i kanë dhënë këto vendime duke i quajtur të korruptuar. Ndërkaq,
mësohet, se Shën Pjetri i ka dërguar një relacion Zotit, ku e informon që ata
pak shqiptarë që janë në Parajsë rrinë urtë dhe nuk kanë pretendim që të
rilindin e të rikthehen në Shqipëri. Madje, shton Shën Pjetri, u pyetën dhe
thanë se do të preferonin më mirë degdisjen në Ferr se sa të rilindeshin
përsëri në Shqipëri.