Shqipëria: Laboratori i narkotrafikut në Evropë

78
Nga Peter Tase 
Trafikimi i drogës, eksporti i armëve të ndryshme, trafikimi i qenieve njerëzore, pasiguria kufitare dhe korrupsioni në shërbimin civil ka mbretëruar në Republikën e Shqipërisë, në tre vitet e fundit nën administrimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndjekësve të tij neo – komunistë të udhëhequr dhe sponsorizuar nga George Soros, një sipërmarrës hungarezo – amerikan, i cili ka punuar fillimisht me shkëmbimin e parave në tregun e zi të Hungarisë, në kohën kur kjo e fundit ishte nën pushtimin e Adolf Hitlerit. Autoritetet e Qeverisë së Shqipërisë, të udhëhequr nga piktori Edi Rama dhe kriminelë të tjerë në shërbimin civil vetëm shërbejë për t’u majmur në mënyrë të shpejtë me pasuri të paligjshme dhe vazhdojnë të sjellin nivele më të larta mjerimi tek njerëzit në një shtet ku demokracia është zëvendësuar nga një regjim autokratik i trafikantëve të drogës. Në këtë kontekst, përfaqësuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadori Bernd Borchardt tha, se paratë e drogës po pastrohen me anë të sektorëve të ekonomisë informale në Shqipëri; kjo shumë monetare arrin në më shumë se 2 Bilionë Euro, të ardhura që do të përdoren nga tregtuesit e hashasit – drogës për të financuar fushatat politike të kandidatëve të ndryshëm të Partisë Socialiste gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Përhapja e prodhimit të drogës në çdo cep të vendit dhe korrupsioni galopant në shërbimin publik nuk do të bëhej i mundur pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të zyrtarëve më të lartë në qeverinë shqiptare. Në mes të trazirave aktuale të shkaktuara nga fushata pseudo-politike e Edi Ramës dhe refuzimi dinjitoz i zgjedhjeve të përgjithshme (të planifikuara më 18 qershor, 2017) nga Partia Demokratike; drejtuesit e karteleve kriminale të drogës dhe krimit të organizuar janë liruar nga burgu me urdhër nga lart; ndërsa gjyqtarët e korruptuar kanë thelluar gjithnjë e më shumë kanalin që pengon integrimin e Tiranës drejt Brukselit. Sipas ish-përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara në Bahrein, Ambasador Adam Ereli: “Në vitin e kaluar, parlamenti shqiptar miratoi një ligj që synon të pastrojë parlamentin dhe institucione të tjera nga zyrtarë të inkriminuar dhe të korruptuar,” megjithatë shumë prej të dyshuarve – për lidhjet e tyre me krimin e organizuar – janë ende në funksione shtetërore dhe gëzojnë privilegje në selinë e legjislativit dhe në disa bashki të vendit. Kësaj qeverie të paaftë që menaxhohet nga trafikantët më të fuqishëm në Ballkan, i është bashkangjitur një numër i madh i refugjatëve të disidencës politike nga Irani, prania e të cilëve mund të materializojë ngjarje destabilizuese, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera në Ballkan dhe në Evropën Juglindore. Përveç përhapjes së trafikut të drogës në vendin e shqiponjave, atje ka plasur edhe kriza e mbetjeve kimike (toksike) nga Italia, të cilat janë varrosur në qytetet e Fierit, Vlorës, Shkodrës, Durrësit dhe Dibrës. Gjatë vitit të kaluar mijëra kontejnerë erdhën nga porti i Gioia – Tauro-s (porti më i madh i mallrave në Itali) me destinacion shtetin e Maqedonisë. Ndërkaq, nga 2,600 kontejnerë që u nisën nga Gioia – Tauro, vetëm 1,132 mbërritën në Maqedoni dhe pjesa tjetër (1,468 kontejnerë) u varrosën në Shqipëri. Për shkak të keq-qeverisjes, premtimeve të pambajtura, korrupsionit dhe autokracisë së tej-skajshme, mijëra shqiptarë kanë protestuar vazhdimisht në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera ndërsa populli është goditur nga varfëria ekstreme, keq ushqyerja dhe papunësia. Qeveria e Tiranës vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha, transversale, në demografinë e rajonit dhe kundrejt nivelit ekonomik dhe në tregjet e brishta Evropiane. Me mijëra shqiptarë kanë vendosur të shpërngulen familjarisht drejt Francës dhe Gjermanisë; ndërsa në vitet e fundit, numri i foshnjave të porsalindura dhe i rasteve të shtatzënisë kanë kapur nivele shqetësuese dhe alarmante. Tirana është në një gjendje të rëndë inkoherence politike, ekonomia është prekur thellë nga varfëria e tejskajshme dhe papunësia, ndërsa njerëzit janë plotësisht në gatishmëri – të shoqëruar nga drejtuesit e Partisë Demokratike dhe opozita në tërësi – duke u kërkuar vazhdimisht maçokëve të lagur të qeverisë që të respektojnë vlerat demokratike dhe lirinë e shtypit, të respektojnë procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme, të krijohet urgjentisht një qeveri teknike dhe, mbi të gjitha, të eliminohet regjimi autokratik që po kontrollon Shqipërinë. 
Më 20 Prill, 2017, EURASIA HOY, revista amerikane në gjuhën spanjolle botoi një analizë mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, me autor analistin politik Peter Tase. Ky është varianti në gjuhën shqipe i këtij editoriali. 

(http://eurasiahoy.com/20042017-albania-el-laboratorio-del-narcotrafico-europeo/)

Kjo analizë është botuar edhe në Spanjë tek Revista SIGLO XXI

(http://www.diariosigloxxi.com/texto-diario/mostrar/723452/albania-laboratorio-narcotrafico-europeo) 

Dhe ne Kolumbi ne revisten EJE 21 Cafetero (http://www.eje21.com.co/2017/04/albania-el-laboratorio-del-narcotrafico-europeo/)