Shqipëria e varfër me paga të çmendura, një deputet merr sa 20 punëtorë

1136
Sigal

Gazeta Telegraf/



Nikë Neçaj



Paga është një rezultante që vendoset nga disa faktorë
ekonomikë,ndër më kryesorët e te cileve janë; rendimenti i punës e për pasojë
përsosja teknologjike e prodhimit dhe e shërbimit,niveli i rritjes ekonomike,
Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë, bilanci i pagesave, niveli
i kërkesës e  ofertës për fuqi punëtore e profesionale, prioritetet
kryesore të zhvillimit të ekonomisë etj. Institucionet e caktuara me ligj, në
çdo vend llogaritin pagën mesatare të të punësuarve. Kjo pagë përllogaritet e
përdoret thjesht për qëllime studimore e vlerësim të gjendjes ekonomike për një
periudhë të caktuar kohore. Në vendet e BE këtë pagë më të ultë e kanë anqtarët
e rinj si Bullgaria, Rumaia, Sllovakia dhe Letonia  e që shkon nga 396
deri në 800 euro. Pagën mesatare Shqipëria e ka 351 euro, Bosnja 425 euro,
Kosova 360 euro, Maqedonia 355 euro, Mali i Zi 478 euro, Serbia 368 euro,
Greqia 1064 euro dhe Italia 2035 euro. Rusia pagën mesatare e ka 396 euro.
Vendet e Eurozonës këtë pagq e kanë  nga 800 deri në 4950 euro. Pjesa më e
madhe e shteteve përcaktojnë dhe pagën minimale. Kjo pagë është kufiri minimal
i pagës. Punëdhënësit privatë apo publikë janë të detyruar të mos vendosin pagë
më të ultë se ajo minimale. 22 vende të BE kanë të përcaktuara pagën minimale.
Nuk kanë pagë minimale të përcaktuar Italia, Austria, Zvicra, Danimarka,
Norvegjia, Suedia, Islanda, Qipro e Finlanda. Këto vende pagën  e vendosin
sipas orëve të punës  në muaj e jo me nivel minimal. Sipas të dhënave të
fundit nga Eurostat, pagat minimale mujore në Bashkimin Evropian shkojnë nga
215 euro në Bullgari deri 1923 euro në Luksemburg. Pagën minimale më të ultë e
kanë vendet e pranuara në BE në 13 vitet e fundit. Shtatë vende të BE kanë pagë
minimale mbi 1000 euro. Në Shqipëri paga minimale nuk është ndryshuar që në
Korrik 2013 dhe është 22 mijë lekë (157 euro). Në Kosovë për të punësuarit deri
në 35 vjeç paga minimale është 130 euro, kurse për të punësuarit mbi 35 vjeç
është 170 euro (mesatarja 158 euro), në Maqedoni është 174 euro, në Serbi 200
euro, Mali i Zi 193 euro, Bosnje- Hercegovinë 193 euro dhe në Kroaci 396 
euro. Siç shihet paga minimale më e ultë në Evropë e në rajon është në shtetet
shqiptare (Shqipëri e Kosovë).

Pagesa e zyrtarëve të lartë

Është me rëndësi të shohim pagesat e zyrtarëve të lartë, krahasuar
kjo me nivelin minimal të pagës. Ky raport tregon anën sociale të qeverive,
patriotizmin e tyre si dhe drejtësinë e humanizmin e tyre. Shkurt është një
tregues i rëndësishëm i besimit të qytetarëve tek prijësit e tyre. Si janë këto
raporte në Shqipëri e Kosovë krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Evropian
e Ballkanit Perëndimor? Paga në eurozonë është disa herë më e lartë se në
Shqipëri e Kosovë. Kjo për faktin se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë të
popullsisë është disa herë më i lartë se tek ne. Në vendin tonë paga minimale
në Korrik 2004 ishte 10 800 lekë. Të ardhurat mujore të një deputeti në atë
kohë ishin 80 000 lekë. Pas 12 vitesh paga minimale është bërë 22 000 lekë (pak
më shumë se dyfishi), kurse të ardhurat mujore të një deputeti (paga bazë plus
benefitet) sot janë 378 000 lekë (është rritur 4,73 herë). Mora si shëmbull të
ardhurat e deputeteve, pasi në raport me pagat e tyre shkojnë të gjitha pagat e
administratës së lartë shtetërore. Një deputet merr shpërblim mujor sa 20 herë
paga minimale neto, ose sa ndihma ekonomike e 61 familjeve me nga 4 anëtarë.
Nuk ndodh në asnjë vend të Evropës, me gjasë dhe të botës që paga e një
shtetari të lartë të jetë 20 herë më e lartë se paga minimale. Kjo është vetëm
në shtetet shqiptar. Për ilustrim marrim si shëmbull Kryeministrin e Serbisë
,Aleksandër Vuçiç. Sipas publikimeve në portalet online, ai merr një pagë
mujore prej 910 euro (4,55 herë më të lartë se paga minimale në Serbi) dhe ka
në pronësi një apartament nën 50 metër katrorë. Të mos harrojmë se Serbia është
shteti më i madh i Ballkanit Perendimor. Natyrshëm lindin pyetjet: Cilët janë
më socialë, politikanët tonë apo ata në Serbi? Kush janë më afër problemeve të
popullit? Cilët janë më patriotë? Kush e përdor pushtetin për interesa
personale e kush për zgjedhësit? Shifrat flasin vet. Ato janë kokqforta. A e
dini se një deputet i Shqipërisë paguhet 1,7 herq më shumë se President i
Kinës, ekonomisë së dytë të planetit? Guvernatori i Bankës Shqiptare është
paguar 4 herq më shumë se Kryeministri i Indisë, shtetit të dytë në botë për
nga popullësia ose 5 herë më shumë se Kryeministri i Kinës? Në vendet e BE
pagat më të larta nuk janë më shumë se 7 fishi i pagave minimale. Disnivele
afërsisht të tilla kanë  pagat e të gjithë zyrtarëve të lartë. Funksionet
që marrin paga mbi 6-fishin e atyre minimale janë plot 63 me afqrsisht 5500 të
zgjedhur e të emqruar. Këta marrin plot 3,2 % të buxhetit ose 1,06 % të
Produktit të Brendshëm Bruto, ndonëse janë vetëm 0,18 % e popullsisë. Me ligjin
e ri të pensioneve pikërisht kjo kategori merr pensione të larta nga 600- 1100
euro (afërsisht sa paga e Vuçiçit). Këta përbëjnë vetëm 0,8 % të numrit të
pensionistëve dhe marrin 8,2 % të fondit të pensioneve. Në diktaturën komuniste
paga më e ultë ishte 390 lekë, kurse më e larta ishte 1600 lekë. Nuk bëhesh
fjalë për korrupsion. Nuk jam nostalgjik për sistemin, por për disa gjëra të
tij po. Ata i quajtëm pashallarët e kuq. Po këta pas ’90, që vetëm me “rroga”
kanë bërë pasuri që vlerësohet në miliona e dhjetra miljona euro, si t’i quajmë
sheikq apo pashallarë blu e rozë? Përsëri mbetqm populli më i varfër i Evropës.
Është përpara nesh edhe Bosnja e shkrumuar nga zjarri i luftës. Presidenti i
ndjerq amerikan Kenedi pati thënë mes të tjerash, pyesni veten ç’farë bëtë për
Amerikën përpara se të kërkoni ç’bëri Amerika për ju. Shqipëria, pushtetarëve
të saj ju ka dhënë shpërblimin më të lartë se standartet e Evropës, me
mundësitë e saj, kurse pushtetarët e kanë lënë Shqipërinë të fundit në Evropë
për nivelin e mirëqënjes dhe të parën për perceptinmin e korupsionit. Me ritmet
qe kemi ecur në këtë çerek shekull, në se Evropa rri në vend numëro, na duhen
plot 45 vjet që të arrijmë atje. Vallë do na presë Evropa? Janë bërë disa
reforma me vlerë si ajo e teritorit, e energjitikës, e arsimit, e drejtësisë
etj. Politikanë! Bëni dhe reformën që ju prek ju, reformën e shpërblimit të
merituar e jo të pasurimit tuaj! Bëjeni këtë, për të korigjuar gabimet që janë
bërë për 26 vjet!  Reformën e pagave e bëri presidenti i Francës, duke
ulur 30 % pagën e tij e të gjitha pagat e larta. Këtë e bëri Putini në Rusi, e
bëri Vuçuiç në Serbi, Tsipras në Greqi etj. Reformat e bëra deri më tani kanë
prekur veteë qytetarët e thjeshtë e pensionistët, ata me paga minimale dhe këta
janë rreth 85 % e popullsisë. Bëni reformën në pagat e pensionet e larta duke i
ulur ato, pasi i keni plotësisht të pamerituara.