Shkruar nga z. Mevlüt Çavuşoğlu, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe botuar në gazetën The Telegraph

59
Koha për të zhdukur legjendat rreth Turqisë. Europa nuk mund të bëjë pa Turqinë
Disa legjenda urbane kanë krijuar në Europë debate publike rreth Turqisë. Njerëzit duhet të qëndrojnë në to dhe duhet t’i sqarojnë disa prej tyre. Më lejoni që unë ta bëj këtë për pesë çështje kyçe: 

Siria : Turqia po provon çdo rrugë për të arritur tri objektiva. 

Së pari, Turqia është në ballë të përpjekjeve për të ndaluar vuajtjet njerëzore. Numri i refugjatëve sirianë është më shumë se 5.500.00 (pesëfishi i numrit të popullsisë të qytetit të Birmingamit) dhe shumica e tyre janë strehuar në Turqi. Për frymë të popullsisë, jemi vendi që shpenzon me shumë për ndihma humanitare në botë. 

Së dyti, ne jemi duke marrë nisiativën për të mos u lejuar asnjë mundësi grupimeve terroriste në Siri. Duke qenë e vëmendshme dhe e ndjeshme që civilët të mos pësojnë asnjë dëmtim, Turqia është duke përdorur forcën edhe kundër terroristëve të PKK/YPG, edhe kundër organizatës terroriste DEASH. 

Ne do të vazhdojmë të demaskojmë propagandën obskurantiste që synon të orientojë gabimisht opinionin publik lidhur me rolin e Turqisë në Siri. Gjithashtu kemi demaskuar veprimtarinë e terroristëve të PKK/YPG, të cilët hiqen sikur luftojnë kundër DEASH, por në të vërtetë lejojnë lëvizjen e lirë të tyre, si dhe lidhjet midis rrjeteve terroriste. 

Së treti, Turqia po bën përpjekje intensive për të gjetur një zgjidhje politike. Që nga bisedimet në Astana në kongresin në Soçi, në bisedimet e Gjenevës nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara, Turqia ka qenë në favor të një zgjidhjeje politike të mbështetur në tërësinë territoriale të Sirisë dhe që pasqyron vullnetin e popullit sirian. Operacioni Dega e Ullirit, që ka nisur Turqia, mbron shtetasit tanë nga terroristët dhe duke kaluar në veprime kundër kërcënimit të grupeve terroriste ndaj tërësisë territoriale të Sirisë, synon të hapë rrugën që shkon drejt paqes. Lufta kundër DEASH nuk do të thotë që ne nuk luftojmë kundër terroristëve të tjerë. Ne 

kërkojmë që SBHA dhe të tjerët të heqin dorë nga armatosja e PKK/YPG-së. 

Lindja e Mesme : Ky rajon është afër Europës dhe kërkon urgjentisht arritjen e një kompromisi të shumanshëm. Paqja në Europë është siguruar kur në meşin e viteve 1970 në Helsinki kemi njohur paprekshmërinë e kufijve në Europë dhe kur kemi premtuar për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Vendosja e paqes në Lindjen e Mesme bën të nevojshme më shumë se kurdoherë një marrëveshje të tillë të ngjashme. 

Shtetet kombe po u ekspozohen sulmeve të forcave transnacionale disa herë të paefektshme, por disa herë tepër të dëmshme si separatizmi, sektarizmi dhe terrorizmi. Përballë këtyre forcave të dëmshme duhet të forcohet qëndresa e shteteve kombe. Kjo është formula që do të mundësojë sigurinë dhe mirëqenien për të gjithë në rajon dhe më gjerë. Formula nuk është copëtimi pafund i shteteve. Rajoni ka nevojë për një rend që pranon kufijtë ekzistues ashtu siç janë tani, përfshirë edhe ekzistencën e një shteti për palestinezët, i cili ishte vënë si kusht nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtatëdhjetë vjet më parë. 

Orientimi bazë i Turqisë : Turqia është një aleat i fuqishëm, i vendosur dhe aktiv i NATO-s dhe një demokraci që është filtruar nëpërmjet rreziqeve të shumta dhe të mëdha, që para se këto të arrinin në Europë. Për këtë arsye, Turqia është një pjesë e rëndësishme e Europës dhe e strukturës transatlantike. Është e vërtetë që populli ynë nuk është i kënaqur nga një varg qëndrimesh që mbajnë aleatët tanë. Ne duhet të ndalojnë para se diversiteti të kalojë në mosmarrëveshje dhe duhet të kemi një solidaritet reciprok (jo të njëanshëm). 

Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian : Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian është në interesin e të gjithëve, ndërsa shpejtësia e hapave drejt anëtarësimit nuk është e kontrolluar nga Turqia, por nga Bashkimi Europian. Por perspektivën tonë ta vendosim në një optikë të saktë: Një Europë pa Turqinë do të mbesë pa mbrojtje. Me ekonominë e saj që rritet në nivele që do t’i dëshironte çdo vend europian, Turqia është një vlerë edhe në kuptimin ekonomik. Për këtë arsye është absolutisht i gabuar mendimi se Turqia do të jetë barrë për Bashkimin Europian. Përgatitja e popujve tanë për faktin se anëtarësimi i Turqisë do të japë rezultate pozitive, do të jetë shumë më e përshtatshme se sa përkulja përballë ekstremizmave që kërcënojnë ripërkufizimin e qendrave politike në shumë vende të Europës. Ruajtja e demokracisë, paqes dhe mirëqenies në Europë do të jetë në varësi të luftës që do të zhvillojë Europa kundër ekstremizmave dhe Turqia është pjesë e zgjidhjes. Hapi i parë i nevojshëm është liberalizimi i vizave. 

Demokracia në Turqi : Vetëm njëzet muaj më parë një grup fanatik u përpoq për të eliminuar me dhunë demokracinë në Turqi. Me një sfidë legjendare populli turk dhe shteti turk e shkatërruan këtë ndërmarrje të realizuar nga një organizatë e re terroriste e quajtur FETO. Populli turk dëshiron të jetojë në një vend demokratik. Ne po kalojmë një proces të detyruar, ku duhet të jemi të sigurt se elementët e FETO-s, përfshirë edhe celulat e fjetura, janë larguar nga pozicionet e fuqishme në organet shtetërore, media, qarqet e biznesit dhe akademike. Ky është një proces me dhimbje, por absolutisht duhet të veprojmë brenda kufijve të ligjit. Janë në fuqi mekanizmat për rishikimin e vendimeve. Në të njëjtën kohë, po luftojmë edhe kundër terroristëve të tjerë përtej kufirit. Gjendja e jashtëzakonshme do të marrë fund kur nuk do të jetë e nevojshme dhe për këtë më shumë se kushdo e kënaqur do të jetë Qeveria jonë. 

Informacioni dhe disinformacioni të cilët në ditët tona dhe në epokën tonë po përhapen në të gjitha drejtimet me një intensitet të paparë, po krijojnë pështjellim edhe te njerëzit më të zgjuar. Por për të parandaluar këtë pështjellim të mendjeve është koha që të gjithë të intensifikojmë sërish kontaktet dhe proceset në të gjitha nivelet midis Turqisë dhe Bashkimit Europian dhe të shprehim solidaritetin reciprok.