Shkëlqim Selmani: Dokumentet online, sa për të sorollatur popullin

886
Kjo dinakëria e fundit për marrjen e dokumenteve online gjoja për të mos e sorollatur popullin nëpër zyra është nga ha haja te hu huja. 90% e popullit nuk mund ta bëjnë vetë ketë shërbim, që është i detyruar ta bëjë shteti, dhe tani do detyrohen ta bëjnë te zyrat private duke paguar 10-fish më shumë. P.sh: Veje te tatimet për të marrë një vërtetim për pagën a sigurimet shoqërore dhe e merrje pa lekë, tani do vesh te një privat dhe do paguash 5 deri në 10 mijë lekë?! E kështu me radhë…. Kuptoni, o njerëz se ç’ju bënë? Ia heqin shërbimin e detyruar shtetit dhe ju çojnë te kasapi, gjoja se po ju ndihmojnë. Dhe ligësia nuk ka fund. Dhe mirë na e bëjnë e jua bëjnë, se këtë donit kur e rivotonit. Nuk keni parë gjë akoma!
Sigal