Shëndetësia falas është një fasadë

826
Av. Emin SUBASHI 
Ky popull vërtet paska halle në pafundësi. 27 vite iu premtua se do të përmirësohet e rritet niveli i jetesës, paga e pensione të andarteve evropiane dhe deri te shëndetësia falas. Në fakt shëndetësia falas është një fasadë, ose më saktë demagogji. Nuk po merrem me tenderë pasi ata dihen që janë një nga burimet e korrupsionit në Shqipëri, ku një pjesë shkon për investime pjesa tjetër në xhepin e pushtetarëve dhe sekserëve politik. Kjo është një dukuri e verifikueshme nga publiku shqiptar, përfshi qytetarin më të thjesht. Duhet të ndalem te shëndetësia falas ose më sakt false. Si mund ta konsiderosh shëndetësinë falas dhe në shërbim të popullit, kur shtresa më e ndjeshme për mjekësi falas janë pensionistët dhe invalidët. Për të kontrolluar ecurinë e shëndetit të tyre ose shkurt për t’iu nënshtruar analizave, si gjak komplet apo biokimiket duhet të presin radhën e planifikimit deri 15-20 ditë që do të thotë: “Pacienti i shkretë, ose vdes, ose shërohet dhe nuk ka nevoje për analiza apo shërbim shëndetësor. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, se pushteti është i kapur nga fijet e korrupsionit, jo vetëm nëpërmjet tenderëve, por dhe të klinikave e spitaleve private, duke i detyruar hallexhinjtë të shkojnë te privati. Pra edhe këtë kontingjent pacientësh të vobektë po i thith sipërmarrja private në shëndetësi. Kjo është turp për qeverinë. Kryeministri Rama duhet ta presë këtë fije të korrupsionit që kalon nëpërmjet shtetit te privati. Planifikim vizitash apo analizash nuk duhet të ketë, për vet faktin se Shqipëria një milion e gjysmë banorë ka, jo të gjithë që kërkojnë ndihmë mjekësore falas. Po të seleksionosh të pasurit dhe të kapurit nga ana ekonomike, shkojnë te privati, ndërsa një pjesë e vogël e shtresës 

në nevojë, janë ata që kërkojnë ndihmë nga shteti. Pra nuk është nevoja që pensionisti, invalidët të presin radhën e planifikimit për analiza. Këtë barrierë në mjekësi e ka vendosur korrupsioni. Qeveria ‘Rama 2’ duhet ta çmontojë këtë farë të keqe, në rast se i përmbahet seriozisht premtimeve dhënë gjatë fushatës, për të bërë shtet për qytetarët. Shtet për ata që i dhanë 74 mandate, ku pjesa më e madhe janë pensionistët, invalidët dhe të papunët.
Sigal