Selfo ZENELI/ Auditimi i riskut në menaxhimin e Buxhetit Vendor, kontribut i KLSH për forcimin e financave të NjQV

837
Sigal

*Kryeauditues në KLSH

Kontrolli i Lartë i shtetit ne periudhën e viteve 2011-2014, gjatë kryerjes së auditiveve të ligjshmërisë mbi vlerësimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, aktivitetit ekonomik e financiar, administrimin e aseteve dhe kontrollin e Territorit, i ka kushtuar rendësi të veçantë kryerjes së auditimit të risqeve në menaxhimin e hartimit dhe zbatimit të buxhetit të Njësive të Qeverisjes Vendore, Bashkive dhe komunave, si bazë dhe mbështetje kryesore në përmbushjen e funksioneve në tërësi që lidhen me rritjen e cilësisë së shërbimeve në funksion të mirëqenies së komuniteteve të juridiksionit të territorit të tyre. Këto auditime kanë synuar identifikimin e rreziqeve të lidhura me zbatimin nga NJQV-të e kërkesave të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 10296, datë 08.7.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, të ligjit përkatës “Për Buxhetin e vjetor“, miratuar nga Kuvendi dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, si në procesin e hartimit dhe miratimit të Projekt Buxheteve afatmesme (PBA) e Projekt Buxheteve vjetore(PB) ashtu dhe në menaxhimin e zbatimit të tyre. Nisur nga Raportet e auditimit të KLSH lidhur me menaxhimin e hartimit dhe zbatimit të buxhetit të Njësive të Qeverisjes Vendore, KLSH pas diagnostikimit, ka identifikuar risqet dhe ka rekomanduar masat organizative të nevojshme në përmirësimin e gjendjes dhe eliminimin e mangësive e shkeljeve, produkt i të cilave është përkthyer në hartimin e Buxheteve real, më funksional dhe në plotësimin  cilësisht më  lartë të nevojave në shërbim të mirëqenies së publikut komunitar juridiksional.

 

Cilat janë disa nga rreziqet në hartimin e PB dhe PBA?

  1. Grupi risqet, që lidhen me ngritjen dhe funksionimin e përhershëm të strukturave si;Grupi për Strategji Buxhet dhe Integrim (GSBI), i cili është përgjegjës për menaxhimin, garantimin e cilësisë dhe monitorimin e zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI), Ekipet e Menaxhimit të Programit (EMP) me Drejtuesit përkatës të Programeve (DEMP) për secilin program shpenzimesh për përgatitjen e kërkesave buxhetore te NJQV. 2. Risqet lidhur me përgatitjen cilësinë dhe ndjekjen e treguesve të dokumenteve kryesorë si Strategjinë Zhvillimit Ekonomik dhe Strategjitë sektoriale që janë te lidhura me kompetencat e pushtetit vendor. Përcaktimin e Objektivave, Misionit, Vizionit dhe Plan veprimeve afatmesme afatshkurta mbi të cilat mbështet argumentimi i  PB dhe PBA. KLSH, mbështetur në identifikimin e në vlerësimin e aseteve dherezervave të shumëllojshme të resurseve natyrore të mjaftueshme për një zhvillim progresiv të qëndrueshëm, prodhim të ardhurave vendore dhe të mirave materiale dhe mbështetur në shfrytëzimin e vënien në zbatim të burimeve ligjore dhe strategjive përkatëse sektoriale, ka rekomanduar e shprehur rast pas rasti një opinion lidhur me hartimin e planit strategjik të munguar, zbatimi i të cilitgaranton mundësinë e kthimit të NJQV-së nga përdoruese e fondeve në kontribuues të ardhurash të buxhetit Qendror. 3. Risqet lidhur me moszbatimin e afateve dhe mosrespektimin e procedurave të Përgatitjes së  PB dhe PBA, të cilat nuk  sigurojnë  Buxhete  funksional e me zhvillim të qëndrueshëm, buxhete të përgatitur nën kapacitetet e mundësitë nga  mosparashikime të sakta të burimeve nga të ardhurat, për shkak të mosvënies në efiçencë të plotë të aseteve dhe resurseve, rreziqe që sjellin si pasojë parashikime të shpërndarjes së Burimeve financiare në mospërmbushje të funksioneve të NJQV. Mos parashikimi e mosvënia në efiçencë të plotë e aseteve dhe resurseve në tërësi dhe sidomos e aseteve “të fjetura”, të llojit troje, terrene, godina, pyje kullota vepra ujore, ujitëse, infrastrukturat përkatëse mobiluese të tokës, me status juridik në pronësi, përdorim, apo në juridiksion territorial të NJQV-ve, ka sjellë mos parashikime burime financimi dhe shpërndarje burimesh për disa funksione kryesoredhegjeneruese burimesh financiare e punësimi si, “Zhvillimi Turizmit“, “Urbanistika dhe Strehimi”, “Zhvillimi i Ekonomik”, “Mbrojtja dhe Zhvillimi i Pyjeve Lokale”, “Mbrojtja e Mjedisit, Tokës”etj, pra qe sjell buxhete dhe me mungon karakteri funksional, mbështetës e zhvillimor të qëndrueshëm, në moszbatim të ligjit nr. 9936 date 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve nënligjore e udhëzimeve përkatës “Për Përgatitjen e Buxhetit Vendor”. Ky mos parashikim shprehet kryesisht me mos veçimin dhe destinimine të ardhurave dhe të shpenzimeve  sipas programeve përkatëse për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve e kullotave ,ku përfshihen shërbimet për mbrojtjen e silvikulturën ,marrjen e të ardhurave nga produktet e tij, (për përdorim të produkteve kryesore si lëndë drusore, produktet kullosore, produktet eterovajore, mjekësore, shërbimet faunistike e gjuetie sportive, për shërbime çlodhëse e turistike etj,) dhe nuk veçon të ardhurat nga sporti, nga kultura e muzetë kulturore historike e natyrore; e në vijim nga  mjedisin ,urbanistikën tokën , ujërat e burimet ujore  për pasojë të ardhurat e veta të parashikohen nën nivele e mundësive reale. 4. Grup risqet që lidhen me pasqyrimin dhe parashikime në nivele të ulëta e nën mundësitë të treguesve ekonomik dhe financiar të buxhetit të NJQV për tre vitet e ardhshme, duke ofruar vlerësime të pasakta të burimeve që njësia vendore do të ketë në dispozicion për të financuar shpenzimet e saj, vlerësime këto që sigurojnë bazën për të përcaktuar Tavanet e Shpenzimeve te PBA-se, për të shprehur treguesit pasqyruar në anekset përkatës të, “Parashikimi i të ardhurave për periudhën” dhe të Parashikimit të shpërndarjes së burimeve financiare për periudhën” të PBA-se dhe PB.

 

Risqet në menaxhimin e zbatimit e buxhetit të NJQV

Krahas ndikimit të faktorëve të riskut në hartimin, risqet në menaxhimin e zbatimit të buxhetit ne NJQV mund të grupohen: 1. Grupi i riqeve që lidhen me parashikimin dhe mbledhjen e të ardhurave nga tatime taksat vendore, ndërmjet të cilëve përmendim identifikimi i subjekteve tatimpagues, lista e subjekteve të përhershëm dhe subjekteve me veprimtari aktiviteti të diskrete të cilët japin ndikim në nivelin e realizimit të të ardhurave nga tatime taksat. 2. Risqet e grupit të marrjes nën administrim,identifikimit dhe vënies në efiçencë të aseteve dhe resurseve të cilat peshën e ndikim kryesor në të ardhurat sipas programeve përkatëse dhe veçanërisht  si burime punësimi dhe si  faktorë kryesor pjesëmarrës të nxitjes së veprimtarive të aktiviteteve të biznesit,  pra nxitjen e operatorëve të tregut, etj. 3. Riqet lidhur me nivele të ulëta realizimi të Buxheteve që rrjedhin nga paraqitja e miratimi me vonesa disa muaj të buxheteve, nga  moszbatimi i procedurave ligjore si ne hartimin, ashtu e në zbatimin, që sjellin  buxhete joreal, të pasaktë, me  fshehje rezervash, dhe jofunksional e pak mbështetës për arritjen e objektivave të veprimtarisë së NJQV-së. 4. Njëanshmëri në ndjekjen e treguesve të realizimit të buxhetit nga Grandi dhe prirje tendencë e nënvleftësim në përgatitjen, mobilizimin e zbatimin e pjesës së buxhetit vendor nga të ardhurat. Kështu referuar strukturës së burimit të të ardhurave, në disa NJQV pjesa e  buxhetit nga grandi realizohet tërësisht, ndërsa pjesa nga të ardhurat e veta realizohet në nivele të ulëta deri më pak edhe se 70 %, duke trashëguar rezerva fondesh të pa përdorura në fundvit edhe pse nuk raportohet niveli i treguesve të përmbushjes së funksioneve. 5. Faktorë që lidhen me Caktimin i nivelit të parashikuar të madhësisë së buxhetit PB, PBA dhe atij Faktik të miratuar në fundvitin përkatës, të cilët vlerësojnë qëndrueshmërinë e parashikimit saktësinë dhe rezervat, në fazën e hartimit të PB, që shprehin matjen e papërcaktueshmërisë në parashikimin e madhësisë së projektbuxhetit, dhe vlerësimin në një nivel të papranueshëm. KLSH nga auditimet e kryera nga matja e vlerësimi i ndikimit të faktorëve të mësipërm, ka rekomanduar masat e nevojshme për realizimin e rritjes së të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit, për realizimin e objektivit kryesor të çdo NJQV-je në përmbushje të funksioneve në tërësi dhe rritjes së mirëqenies së komunitetit përkatës. Matja dhe ndikimi i faktorëve të riskut konkretisht jepet nga grupimi dhe paraqitja e të dhënave në 6 NJQV bashki e komuna të zgjedhura sipas kritereve të madhësisë së nivelit mesatar, që disponojnë asete dhe resurse të transferuara në nivel të mjaftueshëm, paraqitur si me poshtë:

Të dhëna për një periudhë 2 vjeçare  në 000/lekë 

 

 

 

 

NJQV

Buxheti vjetor

Faktik i realizuar

Të ardhurat e munguara
 

Total

Nga të ardhurat

veta

 

Gjithsejtë

Nga mosvënia në efiçencë e aseteve dhe kontrollit të territorit
1 Bashkia  H 193,000 91,000 117,542 87,783
2 Bashkia  M 67,000 29,000 48,515 11,762
3 Bashkia   Ç 60,000 30,000 16,028 7,108
    320,000 150,000 182,086 106,933
4 Komuna    ZH 69,000 32,000 26,171 16 442
5 Komuna    B 96,000 66,000 74,192 49,198
6 Komuna    RR 135,000 90,000 133,642 75,000
    300,000 188,000 235,005 140,640

Nga treguesit paraqitur evidentohet se me përmirësimin e menaxhimit dhe administrimit, vjeljes së të ardhurave të veta të munguara  dhe vënies në eficencë të aseteve NJQV-të  kanë burime të mjaftueshme të mbulojnë funksionet e veta dhe të kontribuojë me teprica për buxhetin qendror. KLSH, gjithashtu po përgatit opinionin dhe rekomandimin për rishikimin e kriterit ligjor të shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar në NJQV, kriter i cili duhet të përfshijë kushtëzimin me vënien në eficencë të aseteve dhe resurseve  në administrim të çdo NJQV-je. Kjo do të sjellë një shpërndarje më të drejtë të Grandit nga transferua, duke stimuluar ato njësi qe administrojnë asete dhe resurse në territorin e tyre, dhe sigurohet mbështetja për NJQV-të të cilat nuk i kanë apo i kanë të kufizuara këto, dhe arritjen e synimit kryesor rritjen e efektivitetit të përdorimit te fondeve buxhetore.