Samiti i parë G7 për Presidentin francez, Macron dhe arritjet e këtij samiti

645
Diana Skrapari

Samiti i G7 u mblodh në 26 dhe 27 maj 2017 në Taormina të Sicilisë në Itali. Ky samit mblodhi udhëheqësit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë për të diskutuar mbi terrorizmin, emigrantët klimatik, por në fund të këtyre diskutimeve, pothuajse nuk u arrit asgjë konkrete. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të FMN-së. OKB-së dhe OSBE-së. Një konsensus për sa i përket terrorizmit u arrit, por molla e sherrit mbeti klima, sepse Donald Trump nuk u duk i gatshëm për të respektuar marrëveshjen e Parisit. Ky ishte G7 e parë për Emmanuel Macron, i cili u tregua strikt, por optimist për Donald Trump … dhe shumë miqësor me Justin Trudeau.

Ky ishte takimi i 43-të i G7, paksa atipik… dhe jo shumë produktiv. Të shtunën, samiti përfundoi në dështim. Për herë të parë në historinë e saj, bashkimi i G7 është thyer në çështjen thelbësore, në atë të klimës, duke u përballur me një Donald Trump më të vendosur se kurrë për të luajtur rolin e tij. Pavarësisht presionit të përsëritur nga evropianët (Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian), Kanadaja dhe Japonia, Donald Trump ka mbetur i palëkundur. “Shtetet e Bashkuara janë duke rivlerësuar politikat e tyre mbi ndryshimin e klimës dhe Marrëveshjen e Parisit dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje për të arritur konsensus për këtë çështje,” ishte deklarata e tij përfundimtare. Do të qëndrojë apo jo Marrëveshja e Parisit? Trump dëshëron të ketë më shumë kohë. “Unë do të marrë vendimin tim përfundimtar mbi marrëveshjen e Parisit javën e ardhshme! “ka shkruar ai në llogarinë e tij të Twitter.

Çfarë do të ndryshojë? Marrëveshja e Parisit e nënshkruar në nëntor të vitit 2015, ka për qëllim të përmbajë rritjen e temperaturës globale nën 2 ° C mbi nivelet para-industriale. Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga kjo marrëveshje të negociuar në mënyrë të ashpër apo të qëndrojnë, por mund të kërkojnë një rishikim të objektivave për të reduktuar emetimet e gazeve serë. Nga ky samit i G7 nuk u arrit asnjë konsensus, si për Trump dhe Macron, ky G7 ishte i pari. Por Emmanuel Macron zgjodhi dashamirësinë dhe optimizmin: ai e përshkruan Donald Trumpin si “pragmatik dhe të hapur.” Kancelarja gjermane Merkel i ka konsideruar bisedimet rreth klimës shumë të vështira dhe joproduktive dhe u shpreh jo e kënaqur kur tha, se ishin në një situatë; të gjashtë kundër një, ku 6 vendet e tjera pjesëmarrëse ishin kundër SHBA-ve.

“Unë pashë një udhëheqës i cili ka bindje të forta, dhe unë jam dakort me disa nga këto mendime të tijat, si terrorizmi dhe dëshira për të mbajtur pozitën tonë në koncertin e kombeve. Dhe me të cilin kam mosmarrëveshje “, u shpreh Macron në lidhje me Trump në një konferencë shtypi pas takimit dy-ditor në Taormina (Itali).Diskutimet tona kanë theksuar marrëveshjet e thella në mes të 6 anëtarëve të G7 për të vazhduar zbatimin e marrëveshjes Parisit, shkroi ai në llogarinë e tij të twitter.

Për sa i përket çështjes së terrorizmit u arrit një konsensus. Që nga e premtja, udhëheqësit e G7 kanë gjetur një gjuhë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, pas atentatit vdekjeprurës të Mançesterit. Në një deklaratë të përbashkët, G7 rriti presionin mbi grupet më të mëdha të internetit për të luftuar kundër materialeve më radikale me kërkesë të Britanisë. G7 shprehu gjithashtu shqetësim rreth kthimit të luftëtarëve të huaj, sidomos pas sulmit të Mançesterit të kryer nga një anglez me origjinë libiane i cili mund të ketë vizituar Sirinë, pas një vizite në Libi. Ndërsa Macron u takua për herë të parë me Donald Trumpin në Bruksel të enjten, në prag të G7, ai ka befasuar duke shtrënguar pesë sekonda duart, sy më sy me Donald Trump.

“Shtrëngimi i duarve me të, nuk është i pafajshëm, kjo nuk është alfa dhe omega e një politike, por një moment i së vërtetës”, u shpreh presidenti i ri francez. “Ne duhet të tregojmë se ne nuk do të bëjë lëshime të vogla, madje edhe simbolike, por nuk duam të super mediatizojmë asgjë”, thotë Emmanuel Macron. “Donald Trump, Presidenti turk dhe Presidenti rus janë në logjikën e ekuilibrit të pushtetit, dhe kjo nuk më shqetëson. Unë nuk mendoj tek diplomacia e sharjeve në publik, por në diskutimet e mia bilaterale, unë nuk lë asgjë, dhe kjo është mënyra sesi më respektojnë”, thotë kreu i shtetit francez. Një qëndrim që duhet të mbajë të hënën për takimin e tij me Vladimir Putinin në Versajë …

G7 është një nga rastet e rralla kur udhëheqësit botërorë takohen fizikisht dhe mund të konkurrojnë, shkëmbejnë mendime dhe të krijojnë marrëdhënie të ngushta. Dhe Presidenti francez ka bërë tashmë një mik, kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

“Të ulur në të njëjtën tryezë me Emmanuel Macron për herë të parë, ne po flasim për punë, sigurinë dhe klimën dhe unë mezi po pres të kem biseda të tjera me ty, miku im,” tha në Twitter Justin Trudeau, i lindur gjithashtu në vitet 1970.

Vetë Emmanuel Macron nxorri në Twitter imazhet e dy burrave duke biseduar, të qeshur, në mesin e luleve, duke pasur në sfond detin Mesdhe.

“Së bashku me vlera të përbashkëta, për tu përgjigjur çështjeve që lidhen me terrorizmin, me klimën dhe bashkëpunimin ekonomik”, shkroi në Twitter Emmanuel Macron.

Në komentet në internet flitet për një “bromance” ose romancë vëllazërore mes dy liderëve që konsiderohen më fotozhenikët e momentit.

Rusia mungoi në G7 dhe ishte objekt debati. Asaj nuk i lejohet pjesëmarrja, por është e gjithëpranishme. Rusia, e cila u përjashtua nga G8 që nga kriza e Ukrainës ka bërë të flitet shumë për të në Taormina. G7 në të vërtetë ka shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë sanksione të mëtejshme ndaj Moskës për “përgjegjësinë” e saj në konfliktin ukrainas.

Një tjetër pikë e tensionit: Siria. Anëtarët G7 thanë se ata ishin “të gatshëm për të punuar” me Rusinë, aleatin e palëkundur të regjimit në Damask, për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin sirian. “Ne besojmë se ka një mundësi për t’i dhënë fund kësaj krize tragjike. Asnjë përpjekje nuk do të kursehet “për të ndaluar konfliktin, sipas deklaratës, e cila thekson nevojën për një “proces politik gjithëpërfshirës nën patronazhin e OKB-së.” Mjafton të themi se diskutimet mes Macron dhe Putin të hënën në Versajë do të shihen me kujdes …

Ndërsa Presidenti Macron do të merrte avionin për t’u kthyer në Paris, shoqëruesit e tij donin ta largonin nga turma dhe ai u shpreh “Do you want me to take my plane? (A doni që unë të marr avionin tim? duke imituar një President tjetër francez Jacques Chirac, gjatë vizitës së tij në Tokën shenjtë në Jerusalem duke iu drejtuar badigardëve izraelitë që mundoheshin që mos t’i ndodhte ndonjë incident në Izrael. Ai u shpreh duke iu thënë: What do you want? Me to go back to my plane and go back to France? Is that what you want ? This is not a method, this is provocation!» (Cfarë doni? Që unë të marr avionin tim dhe të kthehem në Francë? Këtë doni pra? Kjo nuk është një metodë, ky është provokim!)

Macron do të takohet me Putinin në Versajë dhe do të diskutojnë së bashku rreth shumë çështjeve por më kryesorja do të jetë ajo që ka të bëjë me terrorizmin dhe sigurinë botërore. Shpresojmë që ata të arrijnë të mirëkuptohen rreth këtyre çështjeve, pasi vetë fati i planetit tonë do të ishte në rrezik. Luftërat mund të ndalohen ashtu siç provokohen, dhe nëse nuk i ndalojmë dot, atëherë të ndajmë përgjegjësinë për ata që dhanë jetën në këto luftëra, shprehej Omar N. Bradley.
Sigal