Samiti i G20 në Hamburg dhe çështjet ndërkombëtare të diskutuara gjatë tij

613
Diana Skrapari

Samiti i G20 në Hamburg, i cili u mbajt nga 7-8 korrik 2017 ishte takimi i dymbëdhjetë i G20. Gjermania mori Presidencën e G20 më 1 dhjetor 2016. G20 është forumi qendror i bashkëpunimit ndërkombëtar në çështjet financiare dhe ekonomike. Vendet e G20 përbëjnë më shumë se katër të pestat e produktit botëror bruto dhe tre të katërtat e tregtisë globale, dhe përbëjnë gati dy të tretat e popullsisë së botës. Në samitet e tyre vjetore, të mbajtura që nga viti 2008, krerët e shtetit dhe qeverisë së G20-ës tradicionalisht përqendrohen në çështjet që lidhen me rritjen ekonomike globale, tregtinë ndërkombëtare dhe rregullimin e tregut financiar. Ministrat e financave të G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore filluan të takohen rregullisht në vitin 1999. Çështje të tjera me rëndësi globale janë shpesh të lidhura ngushtë me çështjet ekonomike. Shembujt përfshijnë ndryshimin e klimës, politikën e zhvillimit, tregun e punës dhe politikën e punësimit, përhapjen e teknologjisë digjitale dhe kundër-terrorizmin. Gama e çështjeve që tani konsiderohen nga G20 përbën një axhendë të gjerë.

Zbatimi i Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm 
Pasi G7 shprehu angazhimin e tij për të miratuar një marrëveshje ambicioze klimatike për të kufizuar ngrohjen globale në një maksimum prej 2 ° C, G20 lëshoi një sinjal të ngjashëm në mbështetje të këtij qëllimi. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Paris në dhjetor 2015 miratoi një marrëveshje klimatike ndërkombëtare të detyrueshme ligjërisht, e cila është projektuar për të mbajtur ngrohjen globale dukshëm nën 2 ° C. Gjermania miratoi planin kombëtar të klimës përpara se konferenca në Marrakesh (Marok) të mbaronte. G20 promovon zhvillim të qëndrueshëm dhe po punon në bashkëpunim me shtetet afrikane për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për investime dhe zhvillim të infrastrukturës. G20 do të jetë e vendosur në përpjekjet e saj për të siguruar zbatimin e shpejtë dhe gjithëpërfshirës të Agjendës së 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, me synimet globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendën e Veprimit në Addis Abeba (Etiopi). Presidenca e G20 e Gjermanisë do të ndërmarrë masa konkrete për të ecur drejt këtij qëllimi dhe, duke pasur parasysh këtë, synon të ndërtojë Planin e Veprimit të Axhendës së 2030 të miratuar në samitin e G20 në 2016. Me gjithë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, presidenca gjermane dëshiron të shfrytëzojë më shumë “interesin e ripërtërirë të politikës publike për qëndrueshmërinë mjedisore, barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale, në frymën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së ( Sustainable Development Goals -SDGs) “- sidomos nëpërmjet promovimit të energjisë së rinovueshme dhe largimit të mëtejshëm të karburanteve fosile në vendet e industrializuara dhe ato në zhvillim. Vendet e G20 kanë dështuar të bien dakord … Për të formalizuar divorcin e tyre me Shtetet e Bashkuara, komunikata finale “theksoi” daljen e vendit nga marrëveshja e Parisit. Sa për 19 vende të tjera, ato të gjitha konsiderojnë se kjo marrëveshje është “e pakthyeshme.” Turqia gjithashtu ka kërcënuar për të mos ratifikuar marrëveshjen për klimën. Stephen Hawking është shprehur: “Trump mund ta çojë tokën në një pikë pa kthim” Emmanuel Macron njoftoi “një samit të ri” ndërkombëtar më 12 dhjetor. Qëllimi? Inkurajimi i shteteve për të marrë “masa të reja” kundër ngrohjes globale. Presidenti francez tha gjithashtu se ai ende shpreson të bindë Donald Trump për këtë çështje.

Lufta kundër terrorizmit dhe për sigurinë kombëtare 
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e G20 u zotuan të ndërmarrin hapa për të frenuar financimin e grupeve terroriste dhe për të ndërmarrë hapa për të parandaluar përdorimin e internetit nga propaganda. Deklarata, e cila erdhi disa orë pasi kryeministri indian Narendra Modi indirekt ka shënjestruar Pakistanin (i cili nuk është anëtar i G20) duke përmendur organizata terroriste që veprojnë nga toka e tij dhe duke thënë se të gjitha grupet kanë të njëjtën ideologji dhe qëllim – përhapjen e urrejtjes dhe për të vrarë njerëz. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia arritën një marrëveshje armëpushimi sirian pas bisedimeve midis Trump dhe Putinit në Hamburg.

Takimi Trump-Putin
Donald Trump dhe Vladimir Putin patën një takim të këndshëm në të cilin Trump duket se është përballur me Putinin për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA-ve, gjë të cilën Putini e mohoi. Të dy folën për Korenë e Veriut dhe Trump i kërkoi Putin të bënte presion mbi Korenë e Veriut. Trump dhe Putin “u kuptuan shumë shpejt”, tha Rex Tillerson, Sekretari i Shtetit Amerikan. “Ka pasur një kimi shumë të qartë pozitive mes të dyve”. Të dy palët biseduan për kundër-terrorizmin, krimin kibernetik, manipulimin e zgjedhjeve, Sirinë, Ukrainën dhe më shumë në një takim që zgjati gati 140 minuta – pothuajse dy orë më shumë se sa ishte planifikuar. SHBA dhe Rusia njoftuan një armëpushim në Sirinë jugore, ku aktiviteti i konfliktit ka ndryshuar gjatë dy viteve të fundit. Trump dhe Putin, regjimi i të cilit është i implikuar në vrasjen e gazetarëve, ndanë një përqeshje me konfliktet me median. Në takimin që Presidenti Trump pati me Kryeministren britanike Theresa May, ai u shpreh se takimi me Putin kishte qenë i mrekullueshëm.

Marrëveshja për Tregtinë
Tregti e shkëmbimeve të lira ose proteksionizëm? Kjo ishte çështja tjetër e madhe e këtij G20. Në fund, deklarata e përbashkët duket si një fasadë kompromisi, veçanërisht për shkak të pozitës së Donald Trump, në favor të barrierave doganore. Pa dyshim, G20 riafirmoi një angazhim që ishte larg nga ai i caktuar në fillim, luftën kundër proteksionizmit, por ai i ka njohur vendeve të drejtën të përdorin “instrumente legjitime të mbrojtjes së tregtisë”. Kjo formulë evazive lejon të gjitha interpretimet, duke filluar nga masat e vetme anti-dumping (anti-dumping duty është një tarifë proteksioniste e vendosur nga një qeveri lokale mbi importet e huaja duke menduar se kanë vendosur një çmim poshtë vlerës së duhur të tregut) për të mbrojtur industritë vendase që konsiderohen nga Uashingtoni për çelikun dhe aluminin.

Dhuna gjatë G20
Vendi ishte simbolik: Hamburg është vendlindja e Angela Merkel, por edhe një nga qendrat e aktivitetit të krahut të majtë në vend, prandaj disa manifestime u organizuan para dhe gjatë samitit, me dhjetëra mijëra njerëz çdo kohë. Pati përleshje midis policisë dhe protestuesve që dogjën makina, plaçkitën … Sipas statistikave, 213 policë u plagosën dhe 143 persona u arrestuan mes të enjtes dhe të shtunës. Numri i protestuesve të lënduar nuk është ende i njohur saktësisht, por mund të jetë i lartë. Stephen Hawking thoshte: “Megjithëse 11 shtatori ishte i tmerrshëm, ai nuk kërcënonte mbijetesën e qenieve njerëzore si armët nukleare”. Dhe butonin e këtyre armëve nuk duhet t’ua japin njerëzve të rrezikshëm që mund ta shkatërrojnë planetin tonë si Kim Xhong-Un. Ajnshtaini shprehej gjithashtu se “Paqja nuk mund të mbahet me forcë, ajo mund të arrihet me mirëkuptim”. Shpresojmë që ky samit të ketë hedhur bazat e një mirëkuptimi global mbi shumë cështje të rëndësishme siç janë terrorizmi, megjithëse për problemin e klimës nuk u arrit asnjë marrëveshje midis 20 vendeve më të zhvilluara të botës. Dhe Galileo Galilei kur bënte zbulime të rëndësishme falënderonte kështu Zotin: “E falënderoj shumë Zotin që është i gëzuar se më ka bërë vëzhguesin e parë të gjërave të mrekullueshme”. Dhe banorët e tokës presin të jenë vëzhguesit e parë të ndryshimeve pozitive në jetët e tyre, falë këtyre samiteve të udhëheqësve të tyre që ata kanë zgjedhur për t’i drejtuar. 
Sigal