Sali BOLLATI/ Janullatos punon vetëm për grekëzimin e kishave shqiptare

797
Sigal

Nderimi kryhet për njerëz dinjitarë që me veprën dhe punën e tyre lenë mbas vetes kujtime me porosi për të mësuar edhe të tjerët gjatë veprimtarisë dhe jetës së tyre.

Z. Janullatos, në bekimin për vitin që sa filloi shprehet: “..të shprehim mirënjohjen e të forcojmë respektin për jetën e çdo njeriu duke luftuar dhunën, padrejtësinë dhe indiferencën që e rrezikojnë atë dhe ta mbështesim me solidaritetin tonë”.

Këto fjalë ashtu siç u thanë, sikur të gjenin zbatim në veprimtarinë e tij gjatë këtyre 22 vjetëve që vepron në Shqipëri, do ta nderonin. Por e vërteta qëndron ndryshe.

Ai u dërgua në Shqipërinë postkomuniste, “ateiste”, për të ringjallur besimin duke përgatitur priftërinj dhe peshkop shqiptarë që në përputhje me Kanunoren e Kishës së Pavarur Ortodokse Shqiptare të ngjallnin besimin tek ortodoksët e atij vendi, pra të ishin lindur, rritur me gjak shqiptari dhe natyrisht me Kombësi dhe Shtetësi Shqiptare.

Dhe pa harruar se kjo Kishë Shqiptare ishte krijuar nga Atdhetarët Shqiptare të besimit Ortodoks si Fan Noli, Kristo Kirka etj., këtu në Amerikën, Nënë të dytë të shqiptarëve, me të vetmin qëllim që të mos varej nga kisha greke. Ky pikësynim Atdhetar erdhi si pasojë se priftërinjtë grekë nuk pranuan të varrosin Shqiptarët e vdekur nëse do meshohej SHQIP gjatë ceremonisë mortore??!

Kur e mësuan shqiptarët këtë lajm u ngritën më këmbë dhe në një zë kërkuan që shqiptarët të shkëputeshin krejt nga kisha greke. Shikojmë pra, se Kisha Ortodokse Shqiptare lindi nga brengat e popullit tonë!
Ungjilli u shkrua në gjuhën greqisht në fillim, po si duket grekët e kënduan ungjillin vetëm përciptas, ndryshe do të kishin kënduar edhe këto fjalë: “Duaje fqinjin si veten tënde” dhe “Shkoni dhe mësoni të gjithë popujt secili në gjuhën e tij”.

Por asnjë të mos kujtojë se Janullatosi nuk veproi. Gjatë atyre 22 vjetëve Janullatosi hapi shumë varre të fëmijëve dhe të moshuarve shqiptarë dhe me kockat e tyre mbushi “varrezat e ushtarëve grekë”?? duke krijuar në tokat e Shqipërisë së Jugut kufirin e të ashtuquajtur Vorio-Epir. Me hapjen e shkollave greke, edhe atje ku nuk ka pasur, as edhe ka asnjë grek, mbjell etjen shoviniste për zgjerim të kufirit grek duke kërkuar grekëzimin e shqiptarëve. Dhe si përfundim të kësaj veprimtarie shumë të gjatë kohore, mbi 22 -vjeçare, i ashtuquajtur akademik nuk arriti (ose me mirë nuk deshi) të përgatis asnjë peshkop Shqiptar. Atëherë për çfarë mund të nderohet, aq më tepër në shkencat humane?!

Si mund te dërdëllis ‘alla janullatçe’ të forcojmë respektin për jetën e çdo njeriu duke luftuar dhunën, padrejtësinë dhe indiferencën kur refuzon kategorikisht pjesëmarrjen në përshpirtjen e mijëra Shqiptarëve të Çamërisë që u masakruan dhe u vranë nga shovinistët grekë vetëm se ishin Shqiptarë??!

Në rast se nuk e di, le ta dëgjojë se më 1877 Peshkopi i Çamërisë Shqiptare, Grigori, përktheu Dhiatën e Re në Gjuhën Shqipe, se të krishterët Çamë, nuk e kuptonin meshën në greqisht. Ndërsa sot mbas 137 vitesh, Janullatosi meshon në mes të Tiranës greqisht?! Duket qarte se këto “nderime” nuk bëhen nga autoritetet e Universitetit të njohur Amerikan, por nga qarqe të caktuara shoviniste greke, që bashkë me Janullatosin ushqehen me idetë mesjetare bizantine të “megalidesë”. Sipas asaj të gjithë ata që janë ortodoks konsiderohen grekë dhe se çdo banor tjetër i Greqisë që nuk i përket atij besimi duhet të greqizohet ose të zhduket. Ja si shkruan studiuesi A.Kola: “Përtej çdo dyshimi fuqia dhe pushteti i klerit sundoi deri në ditët e sotme dhe çdo gjë që u krijua gjatë asaj kohe, vulosi dhe historinë e Greqisë dhe përbëjnë burimin e fatkeqësisë shumëvjeçare greke”. Dhe kjo ide bizantino-shoviniste vazhdon të zotërojë edhe sot. Me këtë ide, ata u përpoqën të asimilojnë Arvanitasit, po ashtu edhe sllavo-maqedonasit, duke sajuar një shtet pa asnjë minoritet.

I vetëquajtur grek G. Tennet, me gojën e tij ka pohuar se “ne grekët jemi komplotistë te lindur” dhe prandaj bashkë me vllahun N.Gaxojanis, megjithëse të rritur këtu në Vendin e Madh të Demokracisë; në bashkëpunim me Janullatosin, përpiqen me të gjitha mënyrat për grekëzimin edhe të asaj pjese të Shqipërisë së Jugut, se pjesën tjetër atë të Çamërisë Shqiptare, mbas pushtimit dhe gjenocidit te ushtruar ndaj Shqiptarëve autoktonë mijëravjeçare mendojnë se e kanë te tyren??! Duke marrë parasysh këto që shënuam më lart, kemi shpresë se të rinjtë tanë do të na kuptojnë më mirë dhe do të marrin vesh sepse luftojmë që të mos përhapet influenca greke në kishat tona Shqiptare. Pra jashtë Janullatosi nga Shqipëria!