Sali Berisha: Edhe varri i Arben Dukës ka lëvizur nga emërimi i Xhafës ministër

690
Ndofta sot edhe varri i Arben Dukës ka lëvizur nga vendi nga emërimi i Fatmir Xhafës, shkruan nipi i të ndjerit! -Fatmir Xhafa, një xhelat i diktaturës hoxhiste ka fshehur në dokumentet zyrtare të shkuarën e tij të zezë! Qytetarët digjitalë denoncojnë: Fatmir Xhafa ka fshehur periudhën më të zezë të jetës së tij, atë të xhelatit të diktaturës hoxhiste. Kështu ai shkruan në dokumente se, -në vitet 1980-1986 ka qenë jurist, por në të vërtet ka qenë – hetues i sigurimit të shtetit që ka torturuar njerëz të pafajshëm dhe ka kërkuar në shumë raste – dënime të rënda ndaj tyre – Njeri prej të dënuarve të tij është Arben Duka nga Kruja, i dënuar 17 vjet burg dhe vuajtur dënimin në Spaç – nipi i Arben Dukës shpreh revoltën e tij të thellë dhe e akuzon Xhafën si xhelatin e xhaxhait të tij të pafajshëm! sb “Zoti Berisha përshëndetje. Desha thjesht të shkruaja diçka në lidhje me postimin tuaj sot në Facebook për emërimin e ri të Ministrit të Brendshëm nuk e di po ky është turpi më i madh dhe krimi më i madh që po i bëhet këtij kombi. Fatmir Xhafa ka qenë hetues i xhaxhait tim, sot fatkeqësisht nuk është më në jetë ,sepse e kanë vrarë dhe akoma nuk është gjetur vrasësi, por ankesa ime është kjo; si ka mundësi ai që ka hetuar dhe dënuar në kohën e Monizmit sot bëhet Ministër, çfarë Reforme është kjo, ai Qelbësirë ka dënuar xhaxhain tim me 17 vite burgim në burgun, ne Të famshmin Burg të Spaçit madje për ta vërtetuar mund të dërgoni njerëz dhe jam i gatshëm ta bëni dhe Publike, ka dënuar Arben Dukën nga Kruja. Ju na njihni mirë dhe Familjarisht jam Nipi i Fahrije Dukës, ndoshta sot edhe varri i Arben Dukës ka lëvizur nga emërimi i Fatmir Xhafës, ky është një turp i vërtetë, kjo Qeveri do hedhur sa më parë.” “Mirëmbrëma Dr. Berisha! Kam lexuar CV e mercenarit te zellshëm të regjimit të kaluar, Fatmir Xhafa i cili shkruan se nga vitet 1980 – 1986 ka qene jurist. Dhe më pas bën një kapërcim pas viteve ’90- të ku pasqyron CV – në e tij duke lënë në heshtje periudhën kur ka qenë Sekretar e Parë i Rinisë për Tiranen, si instrument i rëndësishëm i makinerisë represive të atij regjimi. Ky moster do bëjë Vetting-un….?! Tmerr….në ç’farë duarsh ka rënë Shqipëria. Të lutem, mos u tërhiqni deri sa të realizohet qëllimi i opozitës për një qeveri teknike, sepse me këta mostra vota e shqiptarëve është e rrezikuar. Suksese! Keni qenë dhe mbeteni mbi të gjitha NJERI. Zoti ju bekoftë familjarisht!”
Sigal