Sa kushton një provim në universitetet shtetërore?

806
Nga Ilir VATA

Fenomeni i shitjes së notës është tashmë i njohur në Shqipëri, pasi gjithçka shitet dhe blihet në tregun e zi sipas një çmimi që i venë profesorët e universiteteve, madje dhe në sistemet arsimore parauniversitar, blihen notat apo mbarëvajtja e një mesatareje të mirë. Prej vitesh tashmë sistemi arsimor është në garën e dualitetit mes privatit dhe shtetërorit, për sa i përket kushteve dhe nivelit arsimor. E ndërsa në universitetet private ka kushte dhe tarifa të kripura për studimin, notat nuk janë shumë problem, por nuk ndodh e njëjta gjë në universitetet shtetërore sepse nota është një problem i vërtet jo falë kërkesës për një përgatitje sa më të mirë të studentëve, por se notës i kanë vënë një çmim. Prindër të shqetësuar, studentë të lemerisur nga burokracia, arroganca dhe nihilizmi i pedagogëve që ndonëse janë neglizhent për sa i përket mësimdhënies nuk janë aspak tolerant për sa i përket çmimit të notës dhe kështu ndodh që një student me mesatare të mirë të ngelen në disa lëndë se pedagogët kërkojnë një çmim për notën në kundërshtim me çdo princip të mësimdhënies dhe në kundërshtim me ligjin. Ky fenomen ka marrë dhen dhe tani në vjeshtë, studentët mbetës nuk preokupohen aq shumë për të mësuar se sa të gjejnë lekët sepse ky është modeli që kanë zgjedhur pedagogët, pra duke vrarë dijen me çmimin e tyre të paligjshëm. Disa vite më parë qeveria mbylli disa universitete sepse jepnin diploma false, madje ishin jashtë çdo standardi universitar, por pati dhe nga ata që kishin standarde por udhëhiqeshin nga paligjshmëria. Atëherë çdo kush duhet të pyes se cilin universitet duhet të zgjedhin studentët, universitetin shtetëror që të shet notën dhe ka edhe tarifa të larta gjysmë milioni në nivelin e parë dhe 1.5 milionë në nivelin e dytë shtuar dhe shitjen e notës nga 200 euro, apo universitetet privatë që kanë tarifa nga 1500 -2500 euro në nivelin e parë dhe 2500-5000 niveli i dytë dhe i tretë?! E ndërsa pritet në fund të viti të jepen të dhënat e akreditimit të universiteteve në Shqipëri, askush nuk mendon për paligjshmërinë që ka sistemi arsimorë në Shqipëri, pos jo vetëm nuk është ndaluar shitblerja e diplomave false, por është shtuar në masë edhe shitja e notës. Pedagogët e universiteteve radhiten si ndër më të pasurit, pas gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të lartë të shtetit duke u klasifikuar si njerëz që hanë me lugë floriri, apo kanë pasuri të pa tundshme në miliona euro. Drejtësia në Shqipëri është ende larg, institucionet e shtetit madje dhe qeveria justifikohet, se nuk është bërë ende reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit apo përpjekjet e institucioneve shtetërore për të ndaluar fenomene të tilla është zero, ndërsa nota e studentit ka një çmim duke rënduar, jo vetëm xhepin e prindërve, por duke goditur dijen në thelbin e saj.
Sigal