Refik Hasani: Abetarja dhe Treni

522
Sigal

Beogradi sot ka lëshuar në qarkullim vijën hekurudhore Beograd-Mitrovicë, pas shumë e shumë aktiviteteve të shumta që është duke bërë vetëm në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar që jemi, Beogradi ka marrë një sërë aktivitetesh, murin, treni, tuneli, propaganda të shumta dhe një luftë speciale, një luftë psikologjike. Beogradi, po iu afron Serbëve lokalë tren, po vazhdon t’i ndajë përmes mjeteve; ku për vitin 2017, ka planifikuar në buxhet mbi 40 milionë euro vetëm për pakicën Serbe në Kosovë.
Kurse, Prishtina e Tirana zyrtare ende nuk kanë zgjidhur edhe pas gati dy dekadave çështjen e Abetareve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë. Titulli që mban kësaj here Abetarja është metaforë, pasi Prishtina e Tirana ende siç duket nuk ka mësuar shkronjat e Alfabetit. Ne jemi në fazën e të mësuarit të Alfabetit politik, diplomatik të Serbisë që është në ofensivë, që është duke sulmuar nga të gjitha drejtimet si me propagandë dhe me cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Abetarja është pasi Prishtina e Tirana ende si duket janë, në fazën që nuk kanë kuptuar zhvillimet e forcimit të Rusisë, krizën në BE, zhvillimet e terrorizmit Global e kështu me radhë. Ende Prishtina e Tirana zyrtare janë duke u mjaftuar me nga një deklaratë të thatë, pasi kanë një Abetare politike që i ka udhëhequr në mënyrë institucionale jo të drejtë. Treni i lëshuar në qarkullim që nuk i dihet, qëllimi, misioni, ku më shumë është investim i Rusisë apo i Serbisë në të gjitha kuptimet. Treni dhe për kohën e udhëtimit A do të arrijnë shpejt të përvetësohen shkronjat e Abetares politike e diplomatike. Ende Prishtina e Tirana janë duke menduar që Serbia nën ombrellën e Jugosllavisë, që kishte një tren të asaj kohe të quajtur “Akropolis’’, që qarkullonte mes për mes RSFJ, atë herë nuk ishte rrezik. Por,Treni që do të fillonte së qarkulluari ilegalisht nga Beogradi deri në Mitrovicë pa lejen e Autoriteteve të Republikës së Kosovës është një alarm, një sinjal për Prishtinën e Tiranën, kur kjo ndodh pas arrestimit të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Beogradi si e ka filluar, kështu “për çdo ditë do të lëshoje dhe përhapë nga një produkt të vetin’’, mund të gjendemi para një situate të rrezikojmë seriozisht.