Qeverinë tonë, sa e kanë zili…

710
Agim JAZAJ

Duke shfletuar në arkivën time publicistike, syri më kapi një gazetë të emigracionit shqiptar në Greqi, e vitit 2001, pikërisht shkrimi i titulluar: “Taborr Ministrash”. Qeveria me 22 ministra dhe 32 zv/ ministra! “Rekord Botëror”! Atë kohë disa të huaj me haber, teksa mësuan këtë numër marramandës të ministrive dhe numrin e popullsisë shqiptare, shqyen sytë! 
22 ministra dhe 32 zëvendës, pale më drejtorët, zëvendësdrejtorët, sekretarkat etj… Në zgjedhjen e “taborrit” atë vit, morën pjesë rreth 1. 375 000 zgjedhës. 
Kanë kaluar 14 vjet, nga ato zgjedhje, kanë rrjedhur mjaft rrëke dhe si rezulton bilanci? Rrëketë e politikës kanë sjellë “ujë të pastër apo bien ende ujin më të këllirosur”, në rezervatin shqiptar, në çezmat e shqiptarëve? Këtë llogari të shkoqur e bën çdokush. 
Ku dhemb- dhëmbi, shkon dhe gjuha! 
Nga publikimi i para pak ditëve, bërë dhe në rrjetet mediatike dhe sociale për përbërjen e qeverive, të disa vëndeve kryesore të Evropës, numrin e ministrive, llafi erdhi se kishte shkuar rrufe me bekçiun e fshatit, deri atje lart, mes Këlcyrës e Mezhgoranit. Banorët e atyre anëve i shin ngritur kukujset e kokës dhe i kishin telefonuar menjëherë, për t’u bërë derman birit të tyre, Kiço Peshtanaku, alias Kristo Mërtiri. 
“Dale more kishte thënë pendë hali… Ta themi shqeto, ashiqare e pa çamçakiz në dhëmbë: Shqipëriza jonë edhe në këtë tregues është e para në tabelat renditëse, (tronditëse) jo më në Evropë, por edhe në botë, në raport ministër e ministri për banor!
Qeverinë tonë,
Sa e kanë zili.
Për 1 mijë banorë,
Ka 1 ministri”!… 
Në zgjedhjet e qershorit 2013, morën pjesë rreth 1. 650 000 zgjedhës dhe qeveria e “Rilindjes” startoi me 19 ministra – ministri! Sërish Bum! Dhe… bumet, bëmat e gjëmat nuk kanë të numëruar, duket s’kanë të sosur…
Politkëbërësit, pra dhe shtetdrejtuesit, në harkun kohor të stërtranzicionit, refrenin “Reformë” e kanë pasur në majë të gjuhës, ditën dhe natën, pa e “qepur syrin”, për këtë popull, madje me ambicien, duke iu referuar dhe kaluar vendeve më të përparuara: Psh, për dekriminalizimin është marrë modeli italian, hapja e dosjeve, sipas përvojës gjermane, sistemi zgjedhor elektronik, i synuar dhe i dështuar, sipas Zvicrës etj… 
Një vështrim i shpejtë, më këmbë e me këmbë në tokë, pas gjithë këtyre “reformave” mbi çerek shekullore rezulton, në gjithë opinionin qytetar, i testuar çdo mëngjez dhe në; “Koha për t’u zgjuar” e gazetarit Bashkim Hoxha: “Vrafëria e pllakosur, shpresa e vrarë, pasiguria e pa sosur”. 
“Politika nuk edukon, por shthur, nuk frymëzon, por demoralizon, nuk paqton, por i hasmëron njerëzit, nuk udhëheq, por sundon, nuk shërben, po rrëmbën. 
“Merr” modelin, si duket, por nuk merr mentalitetin, nuk zbaton dhe siguron standardin” Një qerre me zgjedhës, një vagon me ministra! Ku e kë model kemi marrë?! Askush nuk e thotë. “Rasatin” s’e gjen në asnjë vend të kontinentit, në asnjë cep të planetit…
Edhe politika (“buka”) është produkt i këtij populli (mileti). E përbërë nga: Mielli, Majaja, dhe Krundet… 
Mirpo, politika ka “synuar” të jetë e dalë nga “majaja” e këtij produkti, por ka rezultuar nga testimi i derisotëm të jetë e përbërë nga Krundet! Sepse: “Epruveta e përzgjedhjes nga politkëbërësit është futur në krundet, ku janë marrë dhe “kampionet” e përzgjedhur, jo nga mielli dhe, larg qoftë, nga majaja… 
”Qeverinë që kemi ne, mos e past’ as hasmi”- një titull dhe produkt shumë domethënës, një temë (tabelë e pagoditur) e rrallë, e trajtuar dhe e publikuar me profesionalizëm nga drejtori i gazetës “Telegraf”, z. Ëngjëll Musai, për të cilën fliste dje me superlativa edhe një këndonjës i përditshëm, i haberosur në Vlorë; Duro Çarçanaj, i cili e mban në xhep çdo ditë gazetën e tij të zemrës dhe në shtëpi ka në stivë, gjithë koleksionin e saj! 
Një grup i vogël të ekzaltuar nga dëgjesat me miletin e kishin thurur në vargje kënge:
“Tre milionë shqiptarë,
Me pishë po kërkojnë shtetin.
Duken në “rrugën e mbarë”,
Kuvendimet me miletin”!…
Qeveria e Rilindjes, nga Qershori 2001 në Qershorin e vitit 2013 ristartoi me taborrin e Ministrave =19 Ministra, për t’u rishënuar në “Librin Gines”, duke e krahasur numrin për qytetarë në raport me vendet përreth, të Evropës dhe të botës! Pra, gati 
2. 9 milionë qytetarë shqiptarë të publikuar ditë më parë edhe në rrjetet sociale, qeverisen nga 19 ministra, një zvëndës kryeministër dhe kryeministri! Dhe përllogaritjet vijojnë: Për nga mesatarja e popullsisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë të ministrave, duke lënë pas edhe SH.B.A, Gjermaninë me 15 ministra, Anglinë me 12, Italinë fqinje me 12, Turqinë me 15 ministra… 
Ahmeti, miku ynë kur u njoh me tabelën e ministrave më kërkoi të bëj një veprim të shpejtë matematikor, me makinën llogaritëse: Nëse do të kishte këto raporte Kina: Do të kishte 9827 ministra e ministri! 
Në zgjedhjet e 25 Qershorit të këtij viti votuan 50 përqind e zgjedhesve. Për Tepsinë e PS, votuan 25% përqind e tyre Më tej shifrat kujevënëse rezultojnë: Shqiptarët deri më tani: (ç’) qeverisen, ose e përzgjedhin 1/4 e zgjedhësve dhe e refuzuan qeverisjen e tepsi-kusisë: 3/4 e zgjedhësve! 
S H T E T E T 
NR. Nr i Popullsisë Nr.Ministrave Ministra-Për banor
1.Shqipëri 2.9 milion = 19 ministra = 1 ministër për 152 631 “
2.Irlanadë 4.1 “ = 14 1 “ “ 292 235 “
3.Norvegji 5.2 “ = 14 1 “ “ 371 428 “
4.Slloveni 5.4 “ = 13 1 “ “ 415 384 “
5.Serbi 7.4 “ = 14 1 “ “ 528 571”
6.Austri 8.5 “ = 13 1 “ “ 653 846 “
7.Çeki 10.6 “ = 16 1 “ “ 662 500 “
8.Greqi 10.7 “ = 16 1 “ “ 668 700 “
9.Portugali 10.5 “ = 13 1 “ “ 807 692 “
10.Rumani 19 “ = 23 1 “ “ 826 086 “
11.Belgjikë 10.9 “ = 12 1 “ “ 908333 “
12.Hungari 9.9 “ = 8 1 “ “ 1.237500 “ 
13.Poloni 38.5 “ = 12 1 “ “ 3.208 333 “
14.Itali 60 “ = 16 1 “ “ 3.529411 “
15.Francë 65.3 “ = 16 1 “ “ 4.081125 “
16.Angli 62.2 “ = 12 1 “ “ 5.183 000”
17.Turqi 76.2 “ = 15 1 “ “ 5.080000”
18.Gjermani 81.8 “ = 15 1 “ “ 5.453333 “
19.Rusi 142.3 “ = 20 1 “ “ 7.115 000 “
Sigal