Qemal Lame/ Reforma në Drejtësi, hap i domosdoshëm politik e juridik

542
Reforma në Drejtësi, mbetet hapi vendimtar jetik i domosdoshëm politik e juridik për të të vënë drejtësi në themelet e shtetit e të drejtësisë shqiptare, për të siguruar veprimtarinë e shtetit e të shoqërisë mbi bazën e zbatimit të kritereve të rrepta kushtetuese dhe ligjore. Drejtësia është forca aktive e realizimit konkretisht të pushtetit politik për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe goditjen me efektivitet të veprave penale. Në kushtet e sotme politike e shoqërore qëndron rreziku i madh i korrupsionit politik e të drejtësisë që ka paralizuar veprimtarinë normale të institucioneve shtetërore, gjykatës e prokurorisë. Në këto 25 vjet të demokracisë, janë arritur suksese, duke e bërë Shqipërinë anëtare në Nato, kandidate dhe pritëse të hapjes së negociatave për antarësim në BE. Por këto arritje, janë rrezikuar. nga pushteti i pakufizuar i disa politikanëve që kanë bërë karierë të jashtëzakonshme në mënyra dhe mjete jo transperente, të dyshuar për akuzua të rënda penale, kapjen e pushtetit me anë të emërimit të funksionarëve të lartë shtetërorë, gjyqtarëve e prokurorë të besuar dhe në shërbim të tyre, si dhe përhapjen galopante të sëmundjes së rëndë, kanserit të korrupsionit që është bërë katastrofike për degjenerimi e shtetit e të drejtësisë. 

Prandaj Reforma në Drejtësi merr përmasat e një momenti historik që kërkon vizion e përkushtim për transormim të thellë politik e juridik, që të realizojnë revolucionin e shtetit e të drejtësisë, sipas standarteve demokratike të njohura dhe efektive të SHBA dhe BE Në këto 25 vjtë janë bërë shumë reforma në shtet dhe në organet e drejtësisë. Gjëndja e krijuar me degjenerimin e funksioneve shtetërore e të drejtësisë, të shoqëruar edhe me korrupsioni gjithnjë e më të thellë, kanë shtruar natyrshëm edhe domosdoshmërinë e pjesmarrjes së partnerëve ndërkombëtarë. Prania e tyre është bërë garanci e domosdoshmëri, sidomos për vetingun. Vetingu me pjesmarrjen e ndërkombëtarëve, nuk do të lejojë të ndërhyjnë në emërimet e gjyqtarëve e prokurorëve, politikanët me interesa të caktuara të njënashme dhe me etjen për pushtet të pakufizuar. Vetingu me praninë e ndërkombëtaëve,. që do të krijojë kushtet e vërteta që të skanojë, vlerësojë ata që punojnë mirë, largojë të papërshtatshmit dhe do të sigurojë ardhjen e gjytarëve e prokurorëve me mendim të ri juridik, aftësi profesionale Parashikimi në Kushtetutë, nuk është domosdoshmëri. Nuk ka arësye që reforma të mos miratohet me këtë pretekst. Është e vërtetë që teorikisht, pjesmarrja e të huajve në veprimtarinë shtetërore, si edhe për drejtësinë, është problem që krijon precedentin e cënimit të sovranitetit. Praktikisht ky rrezik nuk ekziston. Nuk cënohen parimet kushtetuese të ndërtimit dhe veprimtarisë së sistemit politik e juridik. Drejtësia do të jetë e pavarur nga politike e brendshme dhe ajo i jashtme. Aktualisht vetingu bëhet domosdoshmëri jetike për të kapërcyer gjendjen katastrofike të pushtetit unitar dhe mbërthimit të drejtësisë nën kthetrat e politikanëve më të pushtetshëm. Për të ndarë të tashmen që dënohet nga populli dhe partnerët ndërkombëtarë, është e domosdoshme prania e paanshme e partnerëve ndërkombëtarë. Në vitin 1990, shtetet perëndimore që do të bëheshin partnerët strategjikë të popullit shqiptar, kontribuan për ndryshimet demokratike dhe shembjen e komunizmit. 

Në vitin 1997, partnerët strategjikë kontribuan konkretisht edhe me trupa ushtarake për të rivendosur rendin kushtetues dhe kapërcimin e gjëndjes katatrofike të anarshisë që krijoi politika në kundërshtim me interesat e popullit. Aktualisht përjetohet situata që kërkon ndryshime të thella, transformim të drejtësisë sipas standarteve evropiane. Politikanët tanë nuk arritën për 25 vjet të realizojnë parametrat evropiane të shtetit të së drejtës. Për të bërë hapin e antarësimit në BE, është e domosdoshme Reforma në Drejtësi dhe pjesmarrja e partnerëve ndërkombëtarë që të garantohen realizimi i standarteve të drejtësisë dhe veprimtaria politike që nuk ndërhyn në punët e drejtësisë. Kërkesë tjetër në interes të popullit, është pjesmarrja e ndërkombëtarëve, për shkaqet e njohura se politika është e tensionuar, drejtohet nga interesa të njëanshme të ruajtjes së pushtetit, kërkon të ketë duar të lira për të ruajtur privilegjet e korrupsionin që i garanton pushtet, mos dënimin nga drejtësia për krimet e kryera e pasuri përherë në rritje prograsive. Prandaj reforma kërkohet të miratohet. Nuk ka rrugë tjetër. Janë të dëmëshme dhe me pasoja katastrofike për demokracinë shqiptare dhe integrimin evropian, prapaskenat politike në dëm të reformës, paturpësia e papërgjegjshmëria me lojrat politike për të ruajtur statukuonë, ndryshime të qeverisjes, zgjedhje të parakohëshme etj., Reforma në Drejtësi merr për këto arësye, përmasat e mbrojtjes së interesave mbarë kombëtare dhe të realizimit praktikisht të sovranitetit shtetëror në dhënien e drejtësisë në emër të ligjit dhe të vullnetit të popullit. Takimi i sotëm, më 18 korrik 2016, i drejtuesve të tre forcave politike, tregoi për qëndrime partiake të njëanshme. Ju themi të mos përhapin mjegull e pasiguri për vetingun. Shpresojnë se tre forcat kryesore politike do të arrijnë marrëveshjen e domosdoshme. Në të kundërtën do të ndëshkohen nga populli dhe historia. Kemi besim se Kuvendi i Shqipërisë, më 21 korrik 2016, do ta miratojë reformën në Drejtësi.
Sigal