Pulla postare dhe figura e Skënderbeut

536
Hysen S. Dizdari 
Pulla e pare postare shqiptare me portretin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut
Kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeu
17 janar 1468- 17 janar-2017
Pulla e parë shqiptare me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, u emetua me datën 1 Dhjetor 1913, nga Qeveria e patriotit Ismail Qemali. Ky emision me pulla postare është i përbërë nga 6 pulla,me vlera të ndryshme të cilat kanë të vendosur, portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Portreti i Skënderbeut në këtë pullë sipas John Fipps në librin. “Pullat dhe postat e Shqipërisë dhe Epirit 1878-1945” i cili thekson ne faqen -121: “Schappach, thotë se modeli është bërë prej një piktori nga Praga Hainez Kautcsh.” Por J. Fipps në librin e mësipërm thekson, që ky portret i Skënderbeut ka mundësi të jetë porosi e Qeverisë Shqiptare për medaljon, dhe me qenë se ishte i gatshëm, u vendos në emisionin e pullës të emetuar me datën 1 Dhjetor 1913. Portreti i Skënderbeut ngjason shumë me një nga portretet të Skënderbeut i cili nga disa autorë të veprave mbi Skënderbeun është cilësuar si më origjinali dhe është vepër e piktorit, Kristofano Altissimo. Ky portret sot ruhet në galerinë “Uffici” Firence , Itali. 
Portreti i zgjedhur në këtë pullë është madhështor, tërheqës,i bukur nga ana artistike dhe përbën një nga portretet më të arrira të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, prandaj ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e artistëve të arteve figurative shqiptare dhe të huaj. Në dokumentet e kohës të qeverise së patriotit Ismail Qemalit deri në sot nuk është zbuluar një dokument i cili hedh drite se përse dhe kush vendosi që pikërisht ky portret të përzgjidhet për të vendosur në pullën e parë shqiptare me Skënderbeun. Ky portret ka shumë mundësi të jetë zgjedhur nga ministri i kohës i Postës-Telegraf -Telefonave, intelektuali dhe patrioti nga Elbasani Lef Nosi. Por edhe informacioni që jep , John Fipps në librin e mësipërm për emrin e autorit të portretit të Skënderbeut në këtë pullë e ka shkruar me gabime ortografike emrin e autorit Heinrich Kautsch -( Heinz Kautsch) dhe siç thekson vëtë J. Fipps e ka marrë nga një tjetër studiues i filatelisë Helmut Schappach në libri “,Shqipëria vendi i pullave të mistershme” f.27 Por emri i saktë i autorit të pullës me portretin e Skënderbeut, të emetuar me 1 dhjetor 1913 është: Heinrich Kautsch (1859-1943) Skulptor dhe medalist i njohur lindur ne Pragë të Çekisë në vitin 1859, jetoi dhe punoi në Austri, vdiq në vitin 1943. Veҫoria tjetër e këtij emisioni me pulla për Skënderbeun është se sasia e përgjithshme e pullave të emetuara sipas John Fipps është 2.950.000 (sipas disa studiuesve është 2.878.000 copë), një nga sasitë më të mëdha të botuara mbi 100 vjet të historisë së pullës shqiptare. Por një sasi prej 250.000 copë pulla të kësaj serie u përdoren për kartolina të ndryshme. Por arritja me madhja e emisionit te parë me pullën postare me portretin e Skënderbeut është se data 1 dhjetor 1913 shënon në historinë e pullës shqiptare, datën e vendosjes të sistemit të ri monetar shqiptare, i cili filloi të përdoret në vendosjen e vlerat monetare të pullave postare shqiptare. Ky sistem i ri u bazuar tek sistemi monetar Francez, ku 1 Frangë ishte i barabartë me 100 Qintar. Të gjashte pullat e këtij emisioni u shënuan vlerat monetare të reja si me poshtë vijon.

-2 Qint, 5 Qint,10 Qint, 25 Qind,50 Qint,1 Fr.
Kjo seri me pulla u shtyp në Torino të Italisë sipas standardit ndërkombëtar te shtypjes se pullave postare. Pulla me portretin e Skënderbeut të emetuar me 1 dhjetor 1913 gjatë viteve 1914-1920 është mbishtypur disa herë, si për t’i përdorur për pulla postare dhe për pulla takse.
Në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes Skënderbeut po ju rikujtojmë porosinë e Skënderbeut për shqiptarët me një fragment nga poema e Naim Frashërit: “Histori e Skënderbeut”
“O vëllezër Shqipëtarë,
Ju të jeni të bashkuar,
Që të jeni të nderuar
Mos e lini trimërinë
Dhe bashkimnë në mes tuaj!
Jini të gjithë Shqipëtarë
Kini mëmë Shqipërinë,
Jini një fis, e një farë,
E besoni Perëndinë,
Mëmëdhenë ta shpëtoni,
Përpiqi ditë dhe natë
Kurrë mos u frikësoni
Që të jeni të shpëtuar,
E të kini gjithë ç’doni
Mos e humbisni lirinë
Po të doni mirësinë!,,