Pse zgjedhjet e lira janë më evidente se Vettingu

706
Ëngjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”
Zgjedhjet e 18 Qershorit po afrojnë dhe afati i fundit për regjistrimin e partive ka kaluar duke e futur vendin në një kolaps dhe krizë të pashmangshme,përgjegjëse të së cilës janë partitë politike dhe organizatat evropiane me në krye OSBE e cilat paguhet pikërisht për të monitoruar dhe rakorduar të gjithë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Fakti që OSBE dhe një pjesë tradicionale e përfaqësuesve të diplomacisë janë kthyer në tifozë të njëanshëm e bëjnë edhe më të vështirë situatën e cila mund të trazojë jo vetëm Shqipërinë por edhe Maqedoninë, Kosovën, Greqinë dhe Ballkanin në tërësi. Qeveria shqiptare duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e sajë jo vetëm si aktore por mbi të gjitha si organizatore e këtyre zgjedhjeve, pasi qëllimisht në këtë muaj po mundohet të fshihet pas gishtit me Vettingun, për të cilin kishte kohe jo 2 muaj por katër vjet me radhë. Është detyrim ligjor, moral dhe intelektual jo vetëm për politikanët por edhe për shoqërinë civile dhe mediat që të rrisin ndërgjegjësimin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, sepse kështu rritet përgjegjësia dhe pjekuria politike e partive për të mbajtur zgjedhje të lira, të cilat rrisin efikasitetin për një shtet të së drejtës. Për më tepër këto zgjedhje marrin vlerë të veçantë dhe bëhen të rëndësishme në momentin kur Shqipëria pretendon të integrohet si pjesë e BE dhe më shumë se gjithçka vlen vota reale dhe e fshehtë e qytetarit. Vota e fshehtë paraqet pjekuri qytetare, dhe mundëson që zgjedhjet të realizohen në mënyrë të qetë dhe demokratike. Po ngulmojmë tek vota e lirë dhe reale, ngaqë manipulimi i votës në mënyra dhe me mjete të ndryshme si paratë, droga, trafiku etj, prishin demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Zgjedhjet e lira mund të konsiderohen ato zgjedhje që realizohen në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat juridike. Më 10 prill mbaron afati i regjistrimit të partive dhe nëse opozita nuk dërgon pranë KQZ listat për regjistrimin e tyre si subjekt, atëherë mundet të themi se këto zgjedhje ligjërisht dhe në respekt të Kushtetutës janë të dështuara. Në një shtet demokratik procesi zgjedhor mund të vlerësohet nga përmbushja e kritereve dhe standardeve të OSBE-së , Këshillit të Evropës dhe raport-rekomandimet e DASH. Procesi zgjedhor kërkon kushte optimale duke hartuar programe sensibilizuese nëpër mjetet e informimit, që qytetarët të përkushtohen për zgjedhje demokratike, si dhe të shmangin çdo përdorim të dhunës me pretekst për t’i manipuluar zgjedhjet. Kjo është arsyeja se përse zgjedhjet e lira dhe të suksesshme janë më të rëndësishme për momentin se Vettingu. 
Veting për ndërkombëtarët, Ramën apo për shqiptarët?
Është plotësisht e vërtetë se Vettingu ka një rëndësi themelore për fatet e vendit pasi , tenderët, koncesionet, njerëzit e inkriminuar, shtetarët e korruptuar, drejtuesit e pushtetit lokal të implikuar në afera të ulëta dhe të rënda , nuk mundet më të jenë në krye të vendit pasi Shqipëria ka qindra mijëra intelektualë dhe persona ne figurë të pastër dhe të përkushtuar çështjet kombëtare dhe fatet e atdheut. Nëse zgjedhjet prishen apo dështojnë atëherë Shqipëria do të mbetet pa Parlament,pa President, pa Qeveri legjitime pa rend kushtetues dhe krimi do sundojë në çdo cep të vendit dhe çdo instancë të pushtetit . Për rrjedhojë nuk do të kemi hapje të negociatave, do të kemi kaos dhe vendi do të shkojë në destabilizim duke na kujtuar zgjedhjet e bëra nga PD dhe Berisha në 1996 ,të cilat sollën më vonë vitin e zi të 1997-ës. 
A pret Vettingu ?
Sigurisht që pret edhe dy muaj edhe tre muaj, pasi hyrja e tij në fuqi bëhet në Nëntor dhe inplementimi i tij do të vazhdojë për rreth dy vjet. Lind pyetja: Po pse gjithë ky ngut i Vettingut përpara zgjedhjeve që janë tek pragu i derës, madje u ka kaluar edhe afatet kushtetuese? Përgjigja është e shpejtë dhe dy janë arsyet e këtij nxitimi.
Së pari: Janë objektivat e grupimeve të caktuara të kryesuar nga Rama, ambasadorja Vlautin dhe Lu që Vettingun, me apo pa qëllim duan ta përdorin si larje hesapesh me njëri tjetrin dhe jo si një e mirë për vendin, kombin, qytetarët dhe drejtësinë e pavarur. Këto grupe janë të nxitura nga qarqet anti shqiptare dhe të paguara nga miliardat e “Soros”, të cilit i intereson një amulli e tillë dhe lënia e vendit jashtë dyerve të BE, pasi futja në BE do e largojë automatikisht “SOROS”, nga uzurpimi që i ka bërë politikës dhe ekonomisë shqiptare . Për ta bërë më konkrete mjafton fakti që Bankers fiton 700 milionë euro në vit (apo 900 miliard lekë dhe banorët janë helmuar në gjak, sëmundjet kanceroze po bëjnë kërdinë, ndërsa toka dhe prodhimet bujqësore nuk i blen më njeri.
Së dyti: Janë milionat e eurove të hedhura nga BE, e cila ka vënë në dispozicion të Reformës në Drejtësi rreth 80 milionë euro (100 miliardë lekë) dhe USAID afërsisht rreth 12 milionë dollarë (15 miliard lekë). Sigurisht që këto para do i marrin ata që po përgatisin këtë platformë , e cila i shkon për shtat oreksit të Ramës dhe grupit të tij që po e përgatit sipas udhëzimeve të “Soros”. Bordet e krijuara me këtë rast marrin shpërblimin për misionin që morën përsipër pavarësisht se kusuret do i hanë shqiptarët. Për këtë mjaftojnë faktet se si Reforma u përgatit me konsensus dhe kur u dërgua në Venecia nga Komisioni i Xhafës vajti e përkthyer qëllimisht ndryshe nga ajo që ishte miratuar nga deputetët. Apo rasti tjetër kur Euralius e dërgoi për herë të dytë në Venecia dhe përsëri I përkthyer me disa opsione që e hidhnin në erë këtë Reformë. Kreu i EURALIUS u largua dhe ne ja tek jemi sot e katër vjet pa Reformën e miratuar dhe me një vend të futur në kaos.
Zgjedhjet dhe dashamirësit e Shqipërisë 
– Parlamenti Italian i tërhoqi vëmendjen Mogerinit për vizitën që Përfaqësuesja e Lartë e BE ( për politikat e jashtme) bëri para disa ditësh në Tiranë duke i kërkuar zonjës Mogerini të jetë e paanshme në trajtimin e çështjeve.
– Një tjetër personalitet i politikës, madje numri një në botë Donald Tramp, President i SHBA, në fjalimin e tij para kongresit deklaroi, se Përfaqësuesit diplomatikë të SHBA të respektojnë kushtetutën e vendeve ku ndodhen, ndërkohë që nga DASH ishte tërhequr vëmendja, që ambasadorët të mos dalin në konferenca shtypi nga salla dhe mjedise të zakonshme dhe të flasin pa përgjegjësi por të flasin nga institucionet e tyre zyrtare në koherencë të plotë me politikat e reja amerikane të përfaqësuara nga Donald Trump.
Ambasadori Britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira
Ambasadori Norman duke ju referuar situatës në vend ,bojkotit parlamentar të opozitës dhe zgjedhjeve të 18 Qershorit tha që ky është një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqendrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik Norman.
Alfano – Basha: Zgjedhjet e lira, rruga e integrimit të Shqipërisë
Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano gjatë takimit me liderin e opozitës Basha theksuan se : “Integrimi evropian është proces jetësor për Shqipërinë dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë Shqipëri Evropiane”
Sigal