PS dhe barazia gjinore

Arsinoi Zengo KALLCO

Në qeverinë e re të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama 50% janë zonja, një fjalë e mbajtur e Edi Ramës. Po ashtu përmirësim ka dhe përbërja e parlamentit ku numri i zonjave ka ardhur në rritje. Por ajo që u vu re më së pari ishte roli i grave në fushatën elektorale të PS. Për herë të parë ato kanë luajtur një rol parësor. Duke ju referuar fakteve në Qarkun e Korçës në strukturat e PS numri i intelektualeve gra është trefishuar,kjo falë punës së zotit Niko Peleshit, por dhe tërë strukturave drejtuese të PS në Qark. Një armatë vajzash nga Forumi Rinor i PS i parapriu procesit elektoral me zgjedhjet që u bënë në këtë forum. Në tërë strukturat e forumit mbi 50% janë të reja me kontribut direkt në jetën dhe veprimtarinë e këtij vendi. Por në fushatë kësaj armate të rinj në proces shkollimi apo të diplomuar ju bashkuan dhe shumë gra intelektuale mbarë Shqipërisë. Ato u bënë pjesë direkt e fushatës dhe suksesit të PS në zgjedhje. Gra me shumë nivel morën në dorë shumë detyra të rëndësishme duke qenë pjesëmarrëse në dëgjesat publike por dhe në problemet e vërteta të qytetarëve. Që sot e katër vjet të shkuara Edi Rama ishte politikani që hoqi barrierat për pjesëmarrjen e zonjave në politikë në administratë në parlament dhe në tërë jetën e vendit. Dhe kjo nismë ku 50% e tërë strukturave të ishin gra u bë realitet normalisht dhe në mënyrë bindëse. PS është partia me e hapur në këtë aspekt. Shumë drejtori dhe agjenci të rëndësishme u drejtuan nga gratë dhe dhanë rezultat. Mjafton të përmendim karrierën e Olgerta Manastirliut, e cila shumë e përgjegjshme në detyrën e drejtoreshës së QSUT u bë modeli i tërë zonjave. Ajo provoi si dhe detyrën e ministres dhe e kreu me shumë dinjitet. Olta Xhaxhka është një tjetër dëshmi e seriozitetit dhe përgjegjësive të mëdha qe marrin gratë. Lindita Nikolla i vuri shpatullat sektorit më të vështirë, arsimit. Mirela Kumbaro i dha dimension të ri kulturës shqiptare. Këto modele janë të pasura nga mijëra funksionare gra në tërë administratën shqiptare. Të kujdesshme, këmbëngulëse dhe korrekte, këto zonja intelektuale i dhanë një fytyrë të re fushatës. Kjo është merita më e madhe e Edi Ramës. Ai e vlerësoi dhe çmoi punën e tyre. Po kontributit të zonjave që kanë vite që militojnë në PS iu bashkuan këtë herë dhe shumë fytyra të reja. Jo vetëm zonja Senida Mesi por janë dhe mbi 10 fytyra të reja si deputete. Këto zonja ndajnë me zotërinjtë e nderuar të PS gjysmën e punëve. E kaluara e këtyre katër viteve është një dëshmi e qartë. Sfidat e reja sapo kanë filluar. Në agjendën e Edi Ramës janë me qindra gra intelektuale që do të promovohen për këtë mandat përgjegjësie. E pra ishte drejtoresha e re e hipotekave,një figurë e gjithë miratuar, po nën kuadrin e ristrukturimit janë dhe shumë të tjera. Gjë e rëndësishme që gratë në PS dinë të përballojnë sfidat, ato marrin përgjegjësi dhe ja dalin mbanë. Janë shumë detyra të rëndësishme që burojnë nga rezultati i 25 qershorit që do tu besohen grave përgjegjësi të mëdha për punë të mëdha. Beteja e re është krejt ndryshe nga ajo e katër viteve para, ndaj kërkon emra të rinj përgjegjësi të reja dhe impenjim. Sidomos që ky katër vjeçar ka në mes një objektiv të rëndësishëm (zgjedhjet lokale). Gra që besojnë tek kauza e PS janë shumë dhe çdo ditë shtohen falë klimës që krijoi Edi Rama. Sfidat kanë filluar po akoma ka shumë për të bërë. Mjafton që t’i shikosh gjërat drejt e në sy dhe e kupton se dhe sa shumë detyra të vështira na presin. Çdo grua e gjen veten më mirë në PS për shkak se aty punohet seriozisht për barazinë gjinore. Punohet që të vlerësohet çdo grua në çdo sektor të jetës së vendit,në çdo universitet shqiptar të rejat janë në maxhorancë çka do të thotë që themelet janë hedhur të sigurta.