Profesori i shquar letër parisë majmur të Tiranës

583
Sigal

Jam invalid, me 35 vite punë të siguruara, por shtetarët e majmur me taksat tona nuk më japin pension KEMP-i

Zyrtarët po më sjellin vërdallë Elbasan-Tiranë e anasjelltas, në Komisionin Epror në Tiranë, më thonë: Plotëson kriteret për të përfituar trajtim si invalid, por pa “grup”, që do të thotë, pa pagesë?!

Të nderuar zotërinj drejtues të shtetit, zotërinj parlamentar dhe drejtues të institucioneve që paguheni për të mbrojtur të drejtat dhe interesat social-ekonomike të popullit, po ju drejtoj këtë pyetje: Për kë i bëni ligjet, vetëm për vete dhe farefisin tuaj, apo për të gjithë shqiptarët? Ju nuk jeni “UFO”, as shkencëtarë, por njerëz si ne, me emrin popull! Disa prej jush, mund të jenë me universitete të kryer me korrespondencë, të tjerë me gjashtë muaj kurs te “plepat”, por edhe me shtatë klasë shkollë por me diploma universitare falso, ndërkohë që shoferët e kohës para vitit 1990, për patentën e naftës, bënin nëntë muaj kurs! Por mund të ketë edhe më keq akoma që kanë mbaruar te shkolla “Hajdar Shpuza”!
-Z. President, ju që jeni për zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, a shqetësoheni për hallet e popullit?!
-Z. Kryeministër, kush i kontrollon punonjësit e shtetit, të cilët ushqehen me taksat e popullit?!
-Z. Ministër i Shëndetësisë, komisionet shëndetësore, të cilat japin vendime për invalidët, shikojnë diagnozën apo atë që jep lekë ryshfet?!
-Z. Avokat i Popullit, ju jeni me apo kundër popullit?!
Në një rast të kaluar edhe pse e vërteta ishte siç shkruaja unë, ju dolët mbrojtës i krahut politik! Unë që po shkruaj, kam punuar në punë shtetërore, kam paguar mbi 30 e ca vite, sigurime shoqërore. Në mars të vitit 2015, u nisa për Gjermani! Më 14.08.2015 u bëra operacion nga “Coxoarthrose dextra”. Pas terapisë dhe kontrolleve post-operacionale, u ktheva në Shqipëri në shkurt të vitit 2016. Në muajin mars, fillova të interesohem për të përgatitur dosjen për pagesë invalidi (person me paaftësi për punë). Dosja u plotësua me dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe, dola në komision më 03.05.2016, prej degës së Sigurimeve Shoqërore në Elbasan. Pas ecejakeve Elbasan-Tiranë (dosja), më 30.09.2016 shkova në Komisionin Epror në Tiranë. Përgjigja ishte kjo: Plotëson gjithë kriteret për të përfituar trajtim si invalid por pa “grup”, që do të thotë pa pagesë?! Zotërinj të lartpërmendur që paguheni nga populli, për të na qarë hallet, ju lutem më thoni: Me çfarë dje në mënyrë të ushqehem unë?! Kam 9 muaj që sorollatem zyrave të shtetit duke kërkuar të drejtën ligjore e faktike që më takon, por shtetarët e majmur me taksat tona më mohojnë të drejtën për të mbijetuar!
Sqarim: Jam në moshën 61 vjeç, me Arsim të lartë Universitar të kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës në vitet 1976 -1981, me sistemin (4+1). Kam punuar 35 vjet, me sigurime shoqërore e shëndetësore. Por sot e kësaj dite, jam pa punë, pa asnjë lloj ndihme ekonomiko-financiare nga shteti?! Askush nuk më përfill në kërkesën time për të jetuar me punë të ndershme. Kjo gjë verifikohet lehtësisht në organet shtetërore. Kam trokitur kudo por, askush nuk dëgjon dhe nuk jep përgjigje?! edhe njëherë pyes: Ku të ushqehem unë, kush paguan për mua kafshatën e bukës, ujë, drita, taksa lokale të bashkisë etj. Njësia Administrative Sheze
PELLUMB ÇEPA,
Njësia Administrative Sheze-Elbasan