Prof. Zamira Çavo: Politikanë elitë apo orientalë tipikë

492
Ju nuk keni ide për të zhvilluar pasurinë tonë të përbashkët, sepse ju nuk e keni idenë se çfarë është publikja 
-Ju jeni ajo pjesë e jona me e keqja, që na keni groposur ndër vite.

– Ju nuk e doni demokracinë dhe as shtetin, sepse për ju populli është turma që ju përgjigjet sa herë ju duhet vota ose ju duhet për të mbushur sheshet që ju të mbushni xhepat.

-Ju nuk dini të konkurroni me programe, sepse programet i bëjnë ata që kanë ide.

Ju jeni orientalë tipikë. Po ju quaj “elitë politike” jo se jeni vërtetë elitë, por sepse për 26 vjet keni zënë majën e pushtetit që ua kemi dhuruar ne! Por ju jeni ajo pjesë e jona me e keqja, që na keni groposur ndër vite. Sepse ju jeni orientalë! Ju nuk keni ide për të zhvilluar vendin, sepse ju nuk e keni idenë se çfarë është vendi! Ju shiteni patriotë dhe ktheheni në tradhtarë brenda sekondës, sepse ju nuk keni atdhe! Orientalistë! Ju nuk keni ide për të zhvilluar pasurinë tonë të përbashkët, sepse ju nuk e keni idenë se çfarë është publikja. Ju njihni mirë vetëm privaten tuaj. Ndaj bëni gjithçka që të na mashtroni e të na grabisni. Sepse jeni orientalistë. Ju jeni si ujqërit bëheni bashkë për ta rrjepur vendin dhe popullin dhe nuk bëheni kurrë bashkë për fatet e tij! Sepse jeni orientalistë. Ju nuk e doni demokracinë dhe as shtetin, sepse për ju populli është turma që ju përgjigjet sa herë ju duhet vota ose ju duhet për të mbushur sheshet që ju të mbushni xhepat. Ju nuk dini të konkurroni me programe, sepse programet i bëjnë ata që kanë ide. Ju bëni premtime dhe mashtrime sepse jeni orientalistë! Ju jetoni me ëndrrën e pushtetit dhe ju duket vetja pronarë të tij! E keqja është se dhe të rinjtë që rrinë pas jush po ju kopjojnë. Dhe ata duan t’ju ngjajnë dhe kam frikë se do bëhen edhe me orientalistë se ju! Dhe nëse ju ngrihen kundër nuk e bëjnë se nuk janë dakord me ato që bëni ju, por sepse duan t’i bëjnë ata këto gjëra! Ju nuk keni ideale. Por Shqipëria dhe kombi shqiptar kanë nevojë për to. Koha juaj po mbaron. 26 vite dëshmuat se nuk mund të jeni me Lirinë duke qenë dhunues , nuk mund të jeni me demokracinë duke u sjellë si autoritarist, nuk mund të jeni me të ardhmen, sepse jeni orientalistë! Shtyjini ditët duke u zvarritur pas kujtdo që ju ndihmon të jeni në pushtet! Por mos harroni; ka një përvojë se si varroset orientalizmi! Asnjë protestë që iniciohet nga orientalët nuk mund t’ju rrëzojë, asnjë proces ku ju keni firmat tuaja nuk mund të sjellë asgjë të mirë për shqiptarët, sepse ju nuk mund të firmosni dot për Vettingun, as për Drejtësinë. Ju jeni orientalë dhe e mendoni ligjin si instrumentin për të bërë shantazhin e radhës dhe për të fituar në pazarin e rradhës. Mjerë njerëzit nëse sërish do ju ndjekin pas! Mjerë ata njerëz që ju besojnë se jeni lideri i qetësisë dhe dashurisë. Ata ju ndjekin dhe ju i shtrydhni deri në pikën e fundit të dinjitetit dhe gjakut të tyre! Mjerë ata njerëz që besojnë se jeta po ju ndryshon falë jush! Ata besojnë dhe ju i shfrytëzoni deri në palcë! Ju jeni e keqja jo vetëm e Shqipërisë, por e kombit! Koha juaj po mbaron. Edhe e Bashës po mbaron, edhe e Metës, e Ramës, e Kreshnikut, e Dules, e Mehdiut,e Idrizit e…sepse e Saliut dhe Nanos ka kohë qe ka mbaruar.. Kjo kohë po mbaron dhe fillimi do të jetë qershori…
Sigal