Prof. Zamira Çavo: Ja dhe partia Demokratike, më hoqi dhe shpresën e fundit se mund të ringrihej!

527
Po si është e mundur që edhe pas 28 vitesh demokraci nuk kemi mësuar asgjë nga demokracia?! Po si vazhdon e njëjta histori, i njëjti skenar: një masë e madhe njerëzish që thirren të dëgjojnë recitimet e atyre që synojnë pushtetin për veten e tyre?1 Po si askush nuk u shpreh se çfarë realisht do propozojë Partia Demokratike për të ardhmen e vendit? Po si vazhduan po njësoj si dikur, të flasin me slogane politike të konsumuara e të përshtatshme për shoqëri primitive?! Po si ka mundësi që kryetari i Partisë, Basha vazhdon të bërtasë sikur të jetë në miting me nivele diskursi minimal politik?! Po si ka mundësi që kritikët sërish fishkëllehen nga masa e militantëve si në fillimet e demokracisë?! Si ka mundësi që edhe të ftuarit e “huaj” nuk e kanë ndryshuar fare gjuhën dhe diskursin e tyre politik duke na konsideruar të paaftë për të kuptuar politikën ndaj përdorin fraza të konsumuara mitingjesh?! Po si ka mundësi që edhe gazetarët kërkojnë “shpëtimin” e PD nga Berisha?! Dhe unë e kam një përgjigje: Sepse Ne vazhdojmë të bëjmë indiferentin ndaj politikës dhe presim që ata të na zgjidhin hallet, në vend që të marrim në dorë fatet tona. Mendoni sikur problemet tona madhore t’i zgjidhnim me REFERENDUM, sa mirë do ishte dhe sa shumë i hiqnim nga dora këtyre pehlivanëve të politikës shqiptare që po e vdesin Shqipërinë çdo ditë nga pak!
Sigal