Prof. Zamira Çavo: Kryeministri bën zotin, ndihmon njerëzit për publicitet, djallëzore

Të ndihmosh dikë që ka nevojë, është njerëzore. Por ta bësh këtë për publicitet apo aq më keq për politikë është, djallëzore! Hall I madh na ka zënë! Kryeministri bën Zotin dhe ku” ve gishtin” zgjidh hallin e njerëzve. Po si tja bëjnë ata mijëra që kanë halle por nuk bien dot “nën gishtin” e kryeministrit? Nga ana tjetër reciton z Basha: Bashkohuni me ne se do rrëzojmë mafian e krimit në qeverisje! Po ato milionat që ke z Basha dhe ato të tjerat që do na marrësh nga xhepat tanë do na bëjnë më të pasur ne apo ty?
Dhe them me vete :Ah sikur të kishm shtet! Po shtetin nuk e bën një njeri, e aq më tepër nuk na e bëjnë dot të huajt. Shtetin e bëjmë ne!