Prof. Xhevdet Zekaj/ Televizioni pa rubrikë verore keq, por shumë më i mirë se ai pas 2006-ës!

781
Lexova para pak ditësh një shkrim të Besnik Dizdarit për kolegët e tij të RTSH, më konkretisht të Rubrikës Sportive në këtë televizion. Them mirë bën që shkruan dhe për probleme për gazetarinë apo materiale për debate, madje bravo zotit Dizdari sepse askush nga soji ynë nuk i evidenton në mënyrë të tillë të hapur kolegët e vet, gabimet e tyre, profesionalizmin, edhe pse në fakt ka për detyrë të mbrojë interesat e tyre me shoqatën e gazetarëve sportivë, në të cilën gazetarët pak kërkojnë të anëtarësohen. Kush kërkon natyrisht i ka dyert e hapura. Sa i takon problematikës që ngrinte, jam dakord në përgjithësi, si përherë, me problemet e ngritura nga Dizdari me kompetencë dhe guxim. E respektoj dhe e vlerësoj kontributin e tij si ikonë e gazetarisë sportive shqiptare, për arkivën e pasur sportive të viteve të Diktaturës, të mbi 4 dekadave kur nuk kishte internet dhe informacionet s’mund t’i gjeje si sot, me një klikim në celularin tënd, por dua të shtoj nja dy-tri gjëra.
Rubrika Sportive në RTSH
Sigurisht, lidhur me Rubrikën Sportive në RTSH, më vjen keq që këtë verë nuk pati, por sporti ka qenë i pranishëm më shumë se kurrë, madje pa harruar të informojë dhe për operacionin e kampionit dhe njeriut fisnik Gjeta dhe kamionin tjetër apo vëllait të vogël Gjeta, kjo verë ka qenë e mbushur me sport në ekranin e RTSH. Por duke qenë se kam pasur nderin të jem vetë i ftuar shumë herë, madje deri në vitin 2011 në RTSH, ku dhe fillova karrierën aty nga viti 1995, pastaj u shpalla “armik” e dënuar me “vdekje televizive” në atë ekran, madje kishte gazetarë që nuk guxonin të më flisnin se isha i atyre dhe përse ai Beci më thoshte ti e mban gjallë atë rubrikë, por u shpalla non grata sepse guxove shumë më pak se Dizdari sot. Por në periudhën e Becit (Drejtor i Përgjithshëm, emri nuk më kujtohet, prandaj po i them Beci) dhe të pas vitit 2006, rubrika sportive e RTSH-së ishte celulë e PD-së nepotizmit, paaftësisë etj dhe nuk mund të krahasohet me periudhën e Martin Lekës e Pano Xhixhës. Në periudhën Beci apo pas 2006, apo para 2013 që të merrje pjesë në të duhej patjetër ose tesera e PD, ose të ishe fqinj apo shok i Becit (ish-Drejtorit të Përgjithshëm), madje më shumë shanse kishe edhe po të ishe pak pijanec a vulgar në ato që nxirrje nga goja “live” në ekranin e tërë shqiptarëve. Ose në rastin më të mirë të ishe pjesë e platformës që i bënte fresk Klan-it të Sandrit apo FSHF-së. Në kohën e tyre u vendos një standard maskaradë për ndeshjet e kombëtares që u panë me pagesë jashtë Shqipërisë, sepse Beci me shokë, Këshilli i Përgjithshëm Drejtues i RTSH ia shisnin një televizioni privat pa tender dhe kushedi me sa korrupsion, ku besoj se z.Dizdari dhe nuk ka qenë dakord, por kurrë sesi pjesë e asaj falange të korruptuar, por dhe nuk mund t’i ndalonte apo akuzonte dot. Në këtë pikë dhe përse janë bërë përmirësime, deri ku lejon mundësia kontraktuale e paravendosur, fatkeqësisht e njëjta gjë vijon të ndodhë edhe sot me ndeshjet e kombëtares në transfertë dhe kampionatet botërore e europiane të futbollit që jepen dhe nga platforma me pagesë dhe nga ekrani publik.etj. Por nuk rregullohen dot të gjitha, sepse ende nuk ka drejtor të përgjithshëm dhe e patë vetë se si rasti i transmetimit të Superkupës së Shqipërisë ishte flagrant në shkelje të ligjit, por të paktën RTSH reagoi dhe e denoncoi veprimin e FSHF si kurrë më parë dhe kjo falë guximit profesional të drejtorit të sporteve dhe gazetarit P. Xhixha. Dikur, përpara 2013-ës dhe në drejtorinë e sporteve me hir apo pahir të gjithë ata që merreshin me sportin vetëm shtrëngonin radhët nga njerëzit e PPSH, sepse për gjithçka ndodhte në ekranin publik dirigjohej nga “Kinostudio” e jo nga ish-drejtori i këtij institucioni të nderuar mediatik shqiptar. Në kohën e Dizdarit anëtarë të Këshillit Drejtues nuk kishim shanse të shikonim kampionatin shqiptar, kampionatet botërore dhe europiane, olimpiadat e shumë gara të tjera ndërkombëtare në RTSH, sepse i jepeshin të njëjtës platformë televizive me pagesë, me kushedi sa korrupsion dhe pa kurrfarë konkurence maskaradë që ja kalon qindra fish mungesës të rubrikës sportive verore një mujore. Në rubrikat sportive të atëhershme, që nisnin me editorialin e Dizdarit, i cili zinte 1/3 e kohëzgjatjes së emisionit, ku asnjëherë apo rrallë të ftuarit orientoheshin nga ai editorial, që për hir të së vërtetës ai shpesh ishte shumë më profesionist, problemor, historik, memorizues, polemizues e analizues se përrallat që të vinin në gjumë të “specialistëve” e të ftuarve qokaxhinj dhe aty aplikohej “kleringu televiziv” etj, por dhe natyrisht, mendoj se është një turp nëse ai editorial është i papaguar, minimalisht t’i botohen në një libër se ia vlen dhe si botim i RTSH. Në Rubrikën Sportive në RTSH vinin gazetarët e televizioneve konkurentë, apo gjithë drejtoria militante e sporteve në MTKRS. Madje, shpesh kishte dhe gazetarë që e ndanin veten më dysh,sapo mbaronin dilnin në ekranin e kinostudios, por she më keq me ata që vraponin tek me televizioni konkurent ku punonin dhe të ftuar në Rubrikën Sportive në RTSH apo dhe emisione Live në televizione konkurentë. Shpesh të ftuarit e periudhës pas vitit 2006, apo “epoka Beci”, ishin tapë në emision, shpërthenin në sharje e sherre “live” me të ftuarit e tjerë, në atë periudhë ofendoheshin të dhë për mangësi fizike apo dhe shahej me libër ndonjë punonjëse lart nga të dehurit e ftuar “profesor” pa master apo ndonjë CV evidentuese. 
TVSH ishte si vend qokash
Madje, Rubrika Sportive ishte kthyer në vend qokash për ramët, palrat, malrat, salrat, safët e xhatët,pashukët, jorgaqët, lalkët e lleshrit deri dhe nga provincialë të kategorive të ulëta, apo dhe nganjëherë me shenja racizmi për disa skuadra, apo mbi 90% të rastve ta zemë se nuk kishte asnjë gazetar i klasifikuar si fans i “Partizanit”. Dhe këtë mishmash e bënte klani Becian që shpesh nuk vlerësonte as Eglën, Ladin, Dëfrimin, Albanin, Gencin, Altinin, Pirron, Bellovën, Shqarrin, e të tjerë themelues e vlerë të atij ekrani. Madje, shpesh këta gazetarë me përkushtimin e profesionaizmin e tyre mbushnin boshllëkun partiak e becian të të ftuarve. Kjo bëntë që shpesh gazetarët ishin më lart në aspektin e analizave sportive se disa të ftuar ish-trajnerë apo ish-futbollistë, që kishin shkëlqyer me dështim në çdo skuadër që kishin shkuar apo luajtur, apo të përmendur si tregtar e dalaverexhinj në merkaton shqiptare, ata pak merreshin me aspektin tekniko taktik, rreshtimet, ndërrimet, ekzekutimet, markimi, presingu, dyluftimet, vrapimi, loja me e pa top, sulmi, vertikal etj,etj dhe ishin të lumtur vetëm të gjenin një trajner apo lojtar të huaj ta varnin e çonin në gijotinë, kurse për shqiptarët vetëm lavde, lavde, lavde? Prandaj, sot duhet personalitet, ndershmëri, profesionalizëm në RTSH dhe jo qoka e qokaxhinj. Në kohën e Becit, dihet që RTSH ishte tërë vitin në funksion të glorifikimeve banale të pseudosportistëve joolimpikë, madje deri dhe në desinformim të publikut me urdhër si në raste suksesi si kampion bote në boks, kur bëhej fjalë për kampion të kampionateve të “Bathores” së Londrës… 
Reportazhet mbresëlënëse të TVSH
Deri në dhjetëra reportazhe janë bërë nga gazetarët përkatës për vende e njerëz ku shkonin dhe nën urdhrat e partisë apo klanit të Klan-it, për qytete ku merrnin e jepnin medalje si në kohën e Enveri militantëve blu. Por e vërtetë që dua të them se Rubrika Sportive në RTSH nuk kishte ndaluar dhe mbushej dhe me kësi gjërash gjithmonë jashtë dëshirave të stafit sportiv të drejtorisë së sporteve! Por vetëm reportazhi apo emisioni i Hygerta Sakos me atë prurje elegante dhe praktike na solli një plejadë sportistësh që luajnë në kategorinë superiore, apo emisioni “Samba Gol” i Genc Ymerit e të madhit Osman Mula duke treguar se nuk jemi më në periudhën e para 2013-ës, apo atë të 2006-ës pa përmenduar dokumentarët e reportazhet pa kufi të Metahasanit apo emisionet live të Alban Hasanit, emisioni i Eno Skarços etj, pa përfshirë këtu dhe amisionet e radios. Jam dakord me Dizdarin që ai mbetet emisioni më jetëgjatë sportiv televiziv në vendin tonë, emision që na mungoi këtë verë, por drejtuesit dhe organizatorët duhet të bëjnë pushimet e veta. Sepse Dëfrimi, Albani, Altini, Egla, Pirrua etj këtë të drejtë e kanë me ligj, si cilido qytetar tjetër i RSH. A mund të kishte më shumë informacion sportive në emisionet e lajmeve të RTSH? Po, por dhe pak pushim për ata gazetarë që strapacohen duhe dhe kjo mbushte me metoda të reja, apo sjellje të garave sportive sesa anlizave që lodhin pushuesit. Ata duhet të pushojnë sepse numri i gazetarëve në RTSH është gati sa një redaksi gazete sportive e përditshme. Jam i sigurtë se Departamenti i Sportit në RTSH do të dëshironte të vazhdonte një emision sportiv veror (ashtu si dhe RAI, me versionin e reduktuar të emisionit të njohur “Domenica Sportiva”), por struktura e këtij departamenti, miratuar me vendim të Këshillit Drejtues të RTSH (pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë z. Dizdari) është me vetëm tre gazetarë, një kordinator dhe drejtori. Gjatë këtij sezoni janë transmetuar në RTSH mjaft evente sportive, të llojeve të ndryshme, si Kampionatet Botërorë të Volejbollit dhe Basketbollit (meshkuj dhe femra), Kampionati Europian i Basketbollit për femra (në 5 shtator fillon ai për meshkuj), Kampionati Botëror i Peshëngritjes, Kampionatet Botërore të Notit, Euroliga e Basketbollit, ndërsa në prag është Kampionati Botëror i Atletikës, ku presim edhe konkurimin e sportistes Luiza Gega. A ka vend për përmirësime po, ku në radhë të parë duhet të jenë profesionistë të ftuar, të ftuar me një figurë morale e qytetare, jo nga televizione konkurentë që me pjesëmarrjen e tyre u bëjnë reklamë televizoneve konkurentë, as personazhe që e kthejnë rubrikën sportive si kur je në vaki, burrë i mirë ky e burrë i mirë ai, madje shqip jo rubrika nga të ftuar e gazetarë që detyrohen të shlyejnë qoka në emision apo kanë konflikt të hapur interesi. Madje duhet urgjent që sportet e tjera të gjejnë më shumë kohë në rubrikë që ajo të jetë më kombëtare, më e ndjekur sesa të harxhohen me minuta ishte apo nuk ishte faull? Z. Dizdari edhe një herë ngre një problem shqetësues të cilin RTSH ta shikojë me qetësi dhe të nxjerrë mësime, nëse ata duhet ë prnojnë këto vërejtje për aq sa mendojnë,kjo dhe faktit se roli dhe detyrat e këtij televizioni publik sinqerisht janë me shumë peshë dhe ai mbahet me taksat e qytetarëve që duhen kthyer në profesionalizëm dhe ekran të dashur e informues në kohë, cilësi dhe sasi. 
Në vend të homazhit për “Artistin e Popullit”, aktorin Albert Verria.
Ike kapedani i artit shqiptar 
Sejmen Gjokoli
Dita për të ikur do të vinte por jo kaq shpejt. Madje shumë shpejt na duket edhe pse për një vit do ti mbushje tetëdhjetë. Po ti ishe shumë vital, kishe shumë ëndrra dhe fuqi, kishe shumë plane për t’i realizuar në skenë e në shesh xhirime ku tu desh të shkoje rininë dhe jetën të tërë. Ndaj nuk mund të ikje. Kurrsesi nuk mund të ikje kështu: pa zhurmë, pa rrëmujë, pa shqetësuar njeri. Vetëm humbur për pak muaj nga mjediset ku rrije si të kishe shkuar diku për të xhiruar ca plane të serialit apo filmit të radhës. Ne miqve të tu na ke ngrënë në besë, se asnjëherë s’u ankove, asnjëherë se tregove pafuqinë, përherë në lëvizje dhe në kërkim të roleve e premierave të tua. Ashtu me dosjen karakteristike nën sqetull me skenarin e radhës a dramën e komedinë. Ishe shumë i madh por ishe dhe shumë i thjeshtë dhe ndaj sa ishit gjallë na dukej se kishe bërë detyrën, atë që e bejnë edhe të tjerë me sa mundin e me sa kanë talent e fuqi. Tani që nuk je më e shikojmë që ke bërë të pa mundurën, atë që askush tjetër nuk e bënte dot si ti. Ke skalitur role, ke gdhendur portrete, ke bërë histori të madhe arti, në skenë e në ekran. Madje në këtë të dytën ishe mbret, lodroje në ujrat e tua. Ti, Albert Verria, na ke prurë role që s’mund t’i sillte një tjetër njeri, ke gdhendur portrete duke marrë dhe vetë fizionominë e tyre. Na prure kapedanin – kapedan, të papërsëritshmin e roleve të tu, nga mrekullitë e artit shqiptar të ekranit. Nuk ka asnjë mëdyshje se “vulën” e ekranit e vure qysh në 1972, plot 43 vite më parë, kur me kapedanin xha Sulo të Fejzos e Hoshafit do krijoje një mrekulli aktoriale dhe me të do të hyje triumfator në botën magjike të artit kinematografik. Ti dhe vetëm ti, Albert Verria, i dhe djalit moshën e plakut, i dhe humorit magjinë e pa përsëritshme të zakoneve të kohës në Labërinë e shekullit të njëzet e më tutje. Labi yt kapedan do të mbetet brez pas brezi proverbial. Të rrallë janë aktorët që u shkrinë e morën fizionominë e rolit të interpretuar siç ti e bëre, me kapedanin sidomos por edhe mjaft të tjerë që rrinë plot dinjitet mes më roleve të përsosura të aktrimit kombëtar. Aktor shumë plansh, ndër të rrallët, i prerë edhe për komedi, por edhe për art të vërtet dramatik. Mbi 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale televizive e filma të Kinostudios nukjanë pak. Një galeri e tërë personazhesh të mbetura në kujtesën qytetare por edhe në fondin e artë të artit skenik e të ekranit. Sikundër në shumë premiera që t’u desh të vije “firmën” tënde të regjisorit. Koha ka kohë që e ka skalitur në kujtesë magjinë e artit tënd të rrallë, tani pas ikjes tënde, vetëm se do ta ruaj e çmojë si vlerë të pa përsëritshme e të çertifiluar në fondin e artë të trashëgimisë shpirtërore kombëtare. Ti ike tek mjeshtrat e tjerë të mëdhenj të artit skenik e të ekranit, tek kolegët e tu që në gjallje ndanit kurorat e lavdisë, tek korifenjve që si ti sot kanë ikur më parë, duke lënë pas dhimbje e zbazëti. Por duke lënë pas një emër të madh artisti e njeriu, një emër që përherë e në breza do mbetet i gjallë. Si rolet e tua të pa përsëritshme e të pa tjetërsuara. Ike për t ëmos ikur, e për të mos u harruar kurrë, Kapedani ynë.
Bibliografia krijuese
Albert Verria ka lindur në Fier më 3 shtator 1936 ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli. Në 1959, kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për raktorë, “A. Moisiu”, Albert Verria fitoi studimet dhe u diplomua megrupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës. Që nga viti 1979, Verria mban titullin “Artist i Popullit”. Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, kaluajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjisor në disa shfaqje të ndryshme. Ishte vetëm 36 vjeç në 1972 kur interpretoi kapedanin Sulo te filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë. Këshilli i Bashkisë Vlorë e ka nderuar me titullin elartë “Qytetar nderi”. Ka interpretuar në teatër dhe kinema duke realizuar mbi 110 role të ndryshme. Në kinematografi ka interpretuar në filmat: Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani; Trapi i Vjetër (2005), komedi; Misioni përtej detit – (1988); Në emër të lirisë – (1987); Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi; Melodi e pandërprerë – (1985) bariu; Ditë të qytetit tim – (1982) (TV); Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili; Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi; Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes; Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu; Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi; I treti – (1978), Saliu; Thirrja – (1976), Lec Kabashi; Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini; Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra; Shpërthimi – (1974) xha Kasemi; Brazdat – (1973), babai Ademit; Operacioni zjarri – (1973), Hiluku; Kapedani – (1972), xha Sulo; Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli; I teti në bronz – (1970) dhe Alo; Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri. 
Botime: “Rrëfim paradoksal” dhe “Deshifrimi”.
Sigal