Prof. Tritan Kalo: Vetë shkatërrimi i PS

670
Në mos qofsha i gabuar, POR Edi Rama po mbyll ciklin e shkatërrimit të PS-së, të cilën e shfrytëzoi sa deshi dhe sa mundi, sepse në të vërtetë ai donte ta ndalonte atë me Ligj që në 1991, kur prirej prej ekstremizmës së bashku me Spartakun e Ngjelajve… Nuk do të jetë e largët dita që PS-ja me të në krye do të katandiset si motrat e saj PASOK në Greqi apo PS-ja e Italisë, që nuk e di, nëse sot janë ende të përfaqësuara në Parlamentet e vendeve përkatëse apo jo… Jo më kot i renditi delet=delegatë, që ta votonin në Kongresin e fundit dhe më pas i vuri në rresht PS-istat në bazë, që ta votonin në Referendumin e padëgjuar më parë në historitë e forcave të Majta politike në Botë, për fronëzimin e tij në krye të PS-së…Në këtë mënyrë AI mbron veten si në Mazhorancë sot edhe në Opozitë nesër, ndaj çdo sulmi kundër tij, duke i dhënë atyre vetëm konotacion politik, sikundër kanë bërë dhe po bëjnë krerët e tjerë të politikës te ne, si djathtas edhe majtas spektrit të saj….Të ndihesh “dash” mes deleve nuk është shumë e vështirë, por të ndihesh dhe të veprosh si “luan” mes ujqërve të sotëm të politikës, kjo do këllqe dhe burrëri!
Sigal