Prof. Tritan Kalo: Reformim, verifikim, sekuestrim

617
Tua sekuestroni këtë pasuri ilegjitime të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe vartësve të tyre. Sekuestrimi i pasurisë duhet shtrirë në të gjitha qelizat e rrjetit të politikbërësve tanë, si në nivel qendror dhe në atë lokal, në të tre shtyllat e pushtetit: atë Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor e më pas këtë pasuri ta rishpërndani me atë që u takon, me popullin. Sekuestrimi duhet shoqëruar edhe me masa dënimi jo vetëm administrative, por edhe penal…“Krim dhe Ndëshkim” është vepra ime e preferuar e Fjodor Dostojevskit…

Mos shpërndarja proporcionalisht e pasurisë me punën dhe kontributin, ky është thelbi i dasive sociale dhe i krizave të sotme ekonomike jo vetëm në Shqipëri. Presidenti Obama e kishte këtë rishpërndarje të pasurisë si kredo të politikës së tij, krahas Reformës në Shëndetësi, por ndeshi në një rezistencë “shembullore” nga konservatorët apo superpasunarët amerikanë…
Pasurimi kryesisht nëpërmjet postit shoqëror apo politik, është thelbi i korrupsionit të shoqërisë sonë të këtyre 25 viteve zhagitjeje “demon-kratike”… Nëse duam të reformojmë shoqërinë tonë dhe bashkë me të edhe Sistemin e Drejtësisë, le të fillohet me “reformimin=verifikimin=sekuestrimin” e pasurive të vëna nga të korruptuarit e këtij sistemi, e njëkohësisht ky mekanizëm të shtrihet e të presë me një bisturi të thellë çdo “çiban” ku gëlon qelbi i parave të pista të korrupsionit, në Drejtësi, në Ushtri, në Polici, në Dogana, në Tatime, në Arsim, në Shëndetësi e kudo ku ka pasurim të pajustifikuar…
Është e pamundur që me punë, me jo trashëgimi, me jo vjedhje e pa korrupsion të ndërtohen “qytezat” rreth “TEG”, në Gjirin e Lalzit, në Qerret etj, apo të hapen llogari milionëshe në dollarë e euro jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Qipro, në Luksemburg, në Lichtenstein, në Zyrich, në Frankfurt, në Londër, në Paris etj…
Një amerikan apo kanadez i thjeshtë është i lumtur, që kur del në pension të ketë mundur e të ketë paguar borxhin bankar të shtëpisë së tij. Punohet një jetë të tërë për një shtëpi…”Ish- brekëgrisurit” tanë me 6 muaj punë në doganë, në tatime, në ministrira, në gjykata, në propurorira, në bashkira etj, etj. kanë vila e apartamente qindramijra dollarëshe?…Quo vadis Albanistan!

Sigal