Prof. Tritan Kalo: “Përgënjeshtrimi i vetvetes”

701
Inkoherencë e plotë: “Politikat e PS në fushën e shërbimit të shëndetit publik do të synojnë të ruajnë, të përmirësojnë e modernizojnë shërbimin e shëndetit publik si rruga më e mirë, më efektive dhe më efikase për një popullate të shëndetshme.” Është ky një fragment I shkëputur nga Kapitulli i Programit të Rilindjes së PS-së për Shëndetësinë Publike Shqiptare, të cilin të plotë po e japim më poshtë. Jo më vonë se disa minuta më parë deputeti i PS-së,Taulant Balla, në një replikë me deputeten e PD-së Jozefina Topalli u shpreh se: “Të gjithë këtu jemi dakord se shërbimi më i mirë jepet nga shërbimi shëndetësor privat”. Nëse Shëndetësia Publike Shqiptare do t’i delegohej për t’iu ofruar publikut të gjerë nga sektori privat, sikundër edhe po bëhet gradualisht nëpërmjet koçensioneve të pafundme në këtë sektor jetik, ku qëndron këtu premtimi i bujshëm i “SHËNDETËSISË FALAS!” Nuk kam më të voglën njohuri se në cilin vend të botës, shërbimi shëndetësor ofrohet falas nga sistemi privat në këtë sektor, pa qenë i siguruar plotësisht më parë ose mbi bazën e kontributit financiar/pagesës direkte nga ana e të sëmurit??? Amani vëllezer e motra, ju lutem më informoni nëse keni informacion më të gjerë në këtë “thagmë”, që të mos më lini të vdes injorant!

Programi i Shëndetësisë së Partisë Socialiste 
Vizioni ynë: 
Politikat e PS në fushën e shërbimit të shëndetit publik do të synojnë të ruajnë, të përmirësojnë e modernizojnë shërbimin e shëndetit publik si rruga më e mirë, më efektive dhe më efikase për një popullate të shëndetshme. Ky synim do të arrihet nëpërmjet: 
1. Përmirësimi dhe fuqizimi i mëtejshëm i rrjetit kombëtar të shërbimit të shëndetit publik duke harmonizuar ndërhyrjeve vertikale me programe kombëtare si ai i imunizimit, i shëndetit riprodhues, mbikëqyrjes epidemiologjike etj. me rrjetin higjieno – sanitar e epidemiologjik lokal. 2. Përmirësimin e mëtejshëm të komunikim – informim – edukimit të popullatës nëpërmjet fushatave të promocionit shëndetësor të fokusuara veçanërisht në përmirësimin e stilit të jetës, parandalimit të aksidenteve automobilistike e akteve të dhunës, drogave, alkoolit etj. 
3. Përmirësim rrënjësor i financimit të shërbimit të shëndetit publik si një investim i mençur e efikas për një popullate të shëndetshme. 
4. Fuqizim i kapaciteteve kombëtare në fushën e shëndetit publik me anë të vlerësimit, rregullimit dhe stimulimit të rolit dhe profesionit të specialistit të shëndetit publik dhe karrierës se tij bazuar në meritokraci dhe dinjitet si dhe i edukimit bazë e në vazhdim të specialistëve të shërbimit të shëndetit publik. 
5. Prioritet i punës së shëndetit publik do të jenë studimi i shkaqeve, shpërndarjes dhe masave të parandalimit të sëmundjeve kronike me pasoja të rënda në shëndetin e popullatës si ato kardio – vaskulare, neoplazike, sëmundjet degjenerative, sëmundjet mendore, aksidentet automobilistike, etj. si edhe i sëmundjeve infektive me peshë në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë si TBC, HIV/AIDS, SST, diarrheike, respiratore, etj. 
6. Përgjegjësia e funksioneve të shëndetit publik do të mbetet në nivelin qendror/rajonal të cilat sigurojnë implementimin e programeve kombëtare të shëndetit. Do të përmirësohet ndjeshëm koordinimi i punës së institucioneve të shëndetit publik me organet e pushtetit lokal për të zgjidhur më mirë e më shpejt problemet e sigurimit të ujit të pijshëm, përpunimit të mbeturinave, ndotjes së mjediseve urbane dhe rurale, krijimit të sipërfaqeve të gjelbërta, si edhe duke ndikuar në problemet sociomjekësore si duhanpirja, alkoolizmi, përdorimi i drogave etj.
Sigal