Prof. Tritan Kalo/ Partneriteti i Investimeve Publike me atë Private

673
Thelbësia Shqiptare e PPP-së (Private Public Partnership)…Partneriteti i Investimeve Publike me atë të Investimeve Private, në ekonominë e sotme liberale shihet si një shans i ofrimit më të shpejtë dhe më cilësor i shërbimeve të ndryshme ndaj popullatës në shumë fusha të veprimtarisë socio-ekonomike të vendit, si dhe mundësia më e madhe e zhvillimit më të shpejtë dhe më cilësor i ekonomisë kombëtare…..Asnjërit prej nesh nuk i kishte shkuar mëndja para 23 qershorit 2013, se thelbi i PPP-së në fakt është: P-ërftimi maksimal, P-asurimi i shpejtë me çdo çmim e çdo mjet, kryesisht nga P-asuritë publike si dhe nga paratë publike të taksapaguesve shqiptarë….Opozita e djeshme dhe Mazhoranca e sotme me forcë dhe me të drejtë, i kritikoj konçensionet e ndryshme te dhëna në kohën e qeverisjes së saj para 2005 si dhe të PD-së ose koalicionit PD + LSI, me premtimin maksimal se do ti zhbënte ato me ardhjen në pushtet…Realiteti i këtyre tre viteve tregoj të kundërtën e këtij premtimi të pa mbajtur…

 Kundërshtia ndaj koncesioneve kishte të bënte jo me anulimin e tyre, por me konservimin e këtyre koncesioneve për tu kryer më pas me marrjen e pushtetit nga PS-ja e aleatët e saj…Konçensionimet e pandalshme ne Shëndetësinë tonë Publike, Konçensionimet në Transport, në Infrastrukturë, në Shërbimet e ndryshme ndaj popullatës, në ndërtimet e shumta të Hidrocentraleve, etj, etj, kishin dhe kanë të vetmin qëllim: P-asurimin e P-ërftimin maksimal prej tyre nga P-asunarët e rinj të oborrit klanor të Mazhorancës ose të ish-Pasunarëve pro mazhorancës së djeshme, që vetëm derën e dorëzimit të përqindjeve prej fitimeve të tyre kanë ndryshuar, nga ajo e PD-së + LSI në atë të PS-së +LSI…..PPP-ja është maskimi më perfid i grabitjes së xhepave tanë, i shpenzimeve jo transparente të fondeve publike, i shërbimeve më të shtrenjta në Rajon e më gjerë, në raport me të ardhurat tona më të ulëtat në Rajon e më gjerë….Në këtë kohë kakofonie për Reformën në Drejtësi, të Vetting-ut për përzgjedhjen cilësore dhe antikorruptive të Ligjzbatuesve, si dhe për ndëshkimin e keqbërjeve dhe keqbërësve ndaj ekonomisë dhe pasurive tona mbi dhe nën-tokësore, a do ketë vullnet politik për të kaluar në lupë këto konçensione të shumëkritikuara….Jam shumë I ftohtë dhe dyshues në këtë drejtim….Si do të jetë e mundur që konçensionuesit e djeshëm dhe të sotëm të ngrihen dhe të ndëshkojnë vetveten… Koha do të tregojë nëse dyshimet e mija janë të pabaza, apo ato i përgjigjen realitetit të zhvillimeve të sotme socio-ekonomiko-politike të vendit….Thelbësisht është dyshues fakti nëse PS-ja dhe aleatët e saj të Majtë me mënyrën e qeverisjes së sotme të vendit, po ecin mbi shinat Programore të së Majtës Europiane apo me kohë e kanë ndryshuar busullën e tyre orientuese programore….Të presim dhe të shikojmë, megjithëse kjo pritja jonë pasive si popull, vetëm mirësi nuk na ka sjellë….
Sigal