Prof. Tritan Kalo: Klasa politike dhe zullumet e saj

583
Charles Dickens….”Çdo gabim e mëson njeriun, nëse ai do që të mësojë”
Dhjetori i 1990-ës nxori në Sheshin Demokracia jo vetëm studentët, por edhe prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre. Koha për ndryshime thelbësore të Sistemit kishte mbërritur dhe kushtet sociale ishin pjekur për këtë ndryshim. Fatkeqësia nga mosdija jonë ishte fakti, se kjo energji e jona si popull i revoltuar, u shfrytëzua nga po ata, që ishin në krye të vendit në atë kohë, për të vënë në krye të lëvizjes mbarëpopullore pinjollët e tyre më besnikë. Pasojat e mosdijes dhe miopisë sonë politike i vuajtëm këto 26 vjet, dhe do t’i vuajmë edhe më tej nëse nuk do të dimë përsëri të hedhim në Koshin e Historisë të tërë këtë Klasë Politike, e cila vetëm zullume e dëme prodhoi për ardhmërinë tonë, por jo pak benifite ekonomike pati për vete dhe pasardhësit e saj… 18 qershori po afron!…nuk ka dhe kurrë nuk mundet të ketë ardhmëri me këta “politi-qenër”, pa bërë dallim si Djathtas edhe Majtas spektrit të politikës sonë, që na dhanë shembullin më të keq në 26 vite, se si mundet të keqpërdoret besimi i popullit Keqmenaxhimi i burimeve natyrore dhe njerëzore të këtij vendi “të bekuar nga Perëndia dhe të mallkuar nga Njerëzia”, nuk mundet të gjejë një shembull të dytë në historinë 105 vjeçare të Shtetit Shqiptar, se sa në këto 26 vite pas 31.03.1991……Do të mbetemi edhe më tej “shalëshqyer” në udhëkryqin e Historisë, nëse nuk do të mundemi të reflektojmë, të analizojmë si Shoqëri me shumë kujdes këtë periudhe tranzitore, dhe më së fundmi të mundemi te drejtorientohemi në këtë udhëkryq e të prodhojmë një “produkt politik” më cilësor, më të përgjegjshëm për detyrat e tija, dhe me vizionarë për ardhmërinë tonë……Hapini sytë e mendjes Shqiptarë! 18 Qershori po afron dhe kërkohet më shumë përgjegjësi dhe largpamësi, për të vlerësuar veten dhe peshën e votës që gjithsecili bart në duart e tija! Mos mallkoni më pas keq bërjet e atyre që do t’i vini në krye të punëve, nëse do të vijoni të delezuar dhe jo të individualizuar të votoni në rrallë të parë për ardhmërinë e “bosëve tuaj partiakë”, POR pak ose aspak për “bosët tuaj shtëpiake”, për ardhmërinë e fëmijëve tuaj, në Atdheun që ata dhe ne duam dhe meritojmë të kemi!!!
Sigal