Prof. Tritan Kalo/ Cipëplasurit e politikës

498
Cipëplasurit dhe të përdalurit e Parlamentit Shqiptar, për disa orë rresht bënë të moralshmin dhe morën pozicione të virgove të të dy sekseve, sikur nuk janë ata shkaktarët e vërtetë të katandisjes së këtij vendi në këto ditë…Megjithatë ju lumtë sepse ia mbërritën të fusnin për votim një reformë, që për mua vetëm Reformim Rrënjësor të Sistemit të Drejtësisë nuk do të prodhojë, sikundër dhe nuk do të sjellë REFORMATIM dhe RIKONFIGURIM cilësor të skakierës së POLITIKËS SHQIPTARE…REFORMË që të kënaqë edhe kriminelin, edhe të korruptuarin, edhe hajdutin, edhe koncensionuesit e çdo qelize funksionale të ekonomisë sonë, edhe tradhtarëve të integritetit territorial, edhe shkatërruesit e asaj që ndërtuam me djersë e gjak për 45 vite, as ka dhe as mundet të ketë…HIBRIDIZIMI që ju bë kësaj reforme, kishte të vetmin qëllim, që sikundër edhe produktet hibride shtazore=pelat, të mos kenë vijueshmëri=zbatueshmëri, për shëndoshjen e një shoqërie të rrënuar në të gjitha elementët e saj: moralë, socialë, ekonomikë, politikë dhe etikë!…Perëndia më ndjeftë, nëse jam i gabuar!
Sigal