Prof Përparim Kabo: Stadiumin e ri ta pagëzojmë “Arena Kombëtare KUQ E ZI-Panajot Pano”

584
Sigal

Dje lexova, se Presidenti Federatës së Futbollit zoti Armando Duka, ndjehej i keqardhur, që Stadiumit të Ri nuk i vinte dot një emër sportisti të shquar. Duhen fonde për t’u mbajtur gjithë ai impiant u shpreh Ai. Po sigurisht, atje s’do ketë të ardhura nga kampionati kombëtar çdo javë, sepse ka kosto shumë të lartë. Tirana e ka stadiumin e vet Selman Stërmasin, Partizani po e përmbyll korpusin e vet sportiv.

Pra, për një kohë të gjatë ajo gjë e stërmadhe do jetë bosh. Nuk ndodh si në Madrid apo Barcelonë, që për shkak të historisë së suksesit të ekipeve stadiumet Bernabeu apo Campnou janë edhe atraksione turistike, ku hyhet me pagesë. Ja përse, pasi e lindëm fëmijën gjigant, dolëm në treg për t’i shitur dhe blerë emrin.

Të nderuar miq shqiptarë kudo ku jemi…ne mund të bëjmë një gjë ndryshe së bashku! Stadiumin e ri ta pagëzojmë! Arena Kombëtare KUQ E ZI-Panajot Pano. Ai emri komercial le t’i mbetet tjetër kujt. Historia, qoftë ajo e futbollit është e jona dhe e askujt tjetër.

Nëse ditën për diell na përçudnojnë dhe historinë, mos kërkojmë gjë tjetër veç një ngjitëse të mbyllim jo gojën por edhe shpirtin. Mos e gjejmë veten nesër spektatorë pasivë të historisë me emra komercialë…!