Prof. Përparim Kabo: Mos dil kundër natyrës se ajo hakmerret

641
Sigal

Kur institucionet shtetërore tregojnë se janë të pafuqishme
nga ana ligjore përball subjekteve private të cilëve iu kanë falur me ligj
interesin publik, gjithçka është e qartë. Para vendimmarrjes është shitur
interesi publik…të tjerat janë thjesht fjalë. Ne jemi duke paguar 10 milionë dollarë
penalitet arbitrazhi për anullimin e marrëveshjes me “General Electric” që do
të ndërtonte hekurudhën elektrike Tiranë-Durrës-Rinas…e cila tashmë do
ndërtohet me projektin BE-Shqipëri. Para se të flitet për leverdi ekonomike,
sipas logjikës energjia elektrike apo turizmi, duhet të mbajmë në konsideratë,
se ruajtja e natyrës dhe eko-sistemeve është parakushti i zhvillimit të
qëndrueshëm…Po ju kujtoj një thënie të Balzakut “…Mos dil kundër natyrës se ajo
hakmerret”…Larg nga lumenjtë, mjaft më, barbaria anti-natyrë nuk është
zhvillim…Agenda 2030 ka në qendër energjinë diellore, le të fillojmë më “SolarCity”
dhe “SolarRegion”…! Gjithë rajoni bregdetar mund të shndërrohet si i tillë në
mënyrë të veçantë nga Vlora në Sarandë…Për një Shqipëri ekologjike si e ka
ndërtuar Zoti…ku energjia diellore t’jetë primare! Si edhe quhet tashmë
Grali-Shenjtë në energjitikë.