Prof. Përparim Kabo: Dëgjova një mesazh se është arrestuar Kastriot Myftaraj…Pse?

2331
Se ka shkruajtur një shkrim për zonjën Vllahutin…Kush nuk e njeh Kastriotin do të thoja se ai ka nivel të ulët kulturor, kush nuk e njeh Kastriotin do të lërë të kuptohet haptazi se nuk është rritur me libra dhe me lexime, do tregonte në dritën e diellit se është nga soji frikacakëve… Kastriot Myftaraj është ndryshe, është një njeri erudit, polemist i hapur dhe guximtar. Kur një autore franceze botoi një libër mbi orgjinën e kombit shqiptar, si një provokim i hapur antishqiptar një libër antishkencor dhe denigrues, ishte Kastrioti që iu gjegj flak për flak me një botim të tijin duke mbrojtur atdheun dhe nderin e tij…A jam unë dakord me të gjtha ato që shkruan dhe thotë Kastrioti? Jo nuk jam dhe kjo është krejt normale, sepse edhe ai nuk është në një mëndje me shumë ose për ndoca argumente apo spjegime të mijat…Kjo është normale në një vend normal ku fryma dhe qielli mendimit është pluralizmi kulturor. Nuk trembet liria me arrestime. Unë nuk iu them as lëroheni dhe as nxirreni …unë kam një këresë tjetër…Ejani më merni dhe mua dua të jem në një qeli me Kastriot Myftaraj…Dje një studente po fliste për Procesin e Kafkës në seminar dhe për shëmbull citoi diçka nga akuza që iu bë at Zef Pllumit dhe etërve të tjerë nga rregjimi komunist dhe ku në akuzë shkruhej se… Ju mbani përgjegjësi për kryqëzatat, për pushtimin turk dhe austro-hungarez”…aq sa Ati u shpreh…unë nuk e pranoj këtë akuzë se kam le në vitin 1924 e këto që ju thoni kanë ndodhë para se unë të kisha le… “Nëse do ta mundësh kundërshtarin edhe me provokuesin dhe me të pavërtetin përdor arsyen. Liria e mendimin nuk prangoset sepse liria nuk është trup me duar…Keni kë të arrestoni nga njerëzit e shtetit, keni shumë madje, me kokë me këmbë dhe me pasuri; por Ju nuk I lidhni ata dot sepse jeni të lidhur prej tyre. Kastriot qëndro si të ka hije…unë jam me ty se jam me lirinë e shprehjes…Ju jeni dishepulli saj edhe kur mund të keni qasje apo argumente të gabuara… Pkabo 10 maj 2017

Sigal